KOMUNITETI TURK
RRETH KOMUNITETIT
Në Kosovë ka ekzistuar një komunitet i rëndësishëm turk që nga vendosja e sundimit osman në Kosovë në shekullin e katërmbëdhjetë. Në përgjithësi, si komuniteti shqiptar, ata praktikojnë islamin Sunit, degën më të madhe të Islamit. Të ashtuquajturat tarikate, vëllazëritë Sufi – një degë fetare që buron fillimisht nga Islami Sunit – janë gjithashtu aktive në Kosovë dhe promovojnë marrëdhënie të forta me homologët e tyre në Turqi. Në pjesën më të madhe, ky komunitet ka qenë stabil, i integruar në shoqërinë kosovare dhe aktiv në të gjitha aspektet e jetës kulturore, sociale dhe politike. Kontributet osmane për diversitetin kulturor dhe fetar në Kosovë janë të rëndësishme dhe janë përqafuar si nga komunitetet turke ashtu edhe nga komunitetet e tjera në Kosovë. Mbetet një numër i konsiderueshëm i objekteve të trashëgimisë osmane në Kosovë, veçanërisht xhamitë dhe banjat.
Ekziston një komunë, Mamushë, ku komuniteti turk është shumicë numerike. Megjithatë, numri më i madh i turqve jetojnë në komunën e Prizrenit. Komuna e Prishtinës gjithashtu ka një popullsi të konsiderueshme turke. Komunitete më të vogla turke mund të gjenden në pjesën tjetër të Kosovës.
Dita e Sovranitetit Kombëtar të Turqisë, 23 prilli, njihet në Kosovë si Dita e Turqve dhe si Ditë zyrtare Përkujtimore.
Turqit në Kosovë flasin një dialekt lokal të gjuhës turke dhe përdorin turqishten standarde për komunikim zyrtar. Në Kushtetutën Jugosllave të vitit 1974, turqishtja u emërua një nga gjuhët zyrtare në Kosovë. Megjithatë, në vitin e parë të administratës së UNMIK-ut ky status zyrtar nuk u njoh. Sot, turqishtja njihet si gjuhë zyrtare në komunat e Prizrenit dhe të Mamushës dhe ka statusin e gjuhës në përdorim zyrtar në komunat e Gjilanit, Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës.
Komuniteti turk ka dy (2) ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës dhe emëron tre (3) anëtarë të KKK-së.
Anëtarët e KKK-së (Këshilli Konsultativ për Komunitete)
Përfaqësimi: Komuniteti Turk
Kandidat i Pavarur
Email: av.ibrahimomer@gmail.com
Përfaqësimi: Komuniteti Turk
Nga organizata: Resim Salih KS Derneği
Email: sevimbaki@hotmail.com
Përfaqësimi: Komuniteti Turk
Nga organizata:KOSOVA TÜRK HEKİMLER DERNEĞİ KTHD
Email: atakankoro@yahoo.com
Dita e Komunitetit Turk në Kosovë
23 Prill