Zyra për Çështje të Komuniteteve ka organizuar më 7 tetor 2024 një takim të përfaqësuesve të zyrave komunale për komunitete dhe kthim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës. Në takim morën pjesë zëvendëskryeministrja për Çështje të Komuniteteve Emilija Rexhepi, Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Elbert Krasniqi.
Në këtë takim morën pjesë gjithsej pesëmbëdhjetë (15) komuna, ku përfaqësuesit e zyrave komunale për komunitete dhe kthim kanë mundur të dëgjojnë të arriturat e qeverisë në çështjen e komuniteteve joshumicë, si dhe mundësitë që ofron qeveria përmes këtyre ministrive. Përfaqësuesit e zyrave komunale për komunitete dhe kthim, gjithashtu patën mundësinë të prezantojnë problemet me të cilat ballafaqohen në punën e tyre të përditshme në komunat e tyre, si dhe rekomandimet se çfarë duhet të ndryshojnë institucionet qendrore në mënyrë që të lehtësohet puna e zyrave dhe të përfshihen sa më shumë në proceset vendimmarrëse në nivel lokal, si dhe lidhur me problemet me të cilat përballen komunitetet joshumicë nga komunat e tyre.
Për më shumë informacione rreth takimit, vizitoni linkun në vazhdim: https://kryeministri.rks-gov.net/blog/257694/