Search
Close this search box.

Përkrahje / Thirrje  financiare për kategoritë e ndjeshme

Zyra për Çështje të Komuniteteve funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Duke u bazuar në mandatin e saj dhe në dispozitat e Programit për Komunitete, ZÇK buxhetin në dispozicion e shfrytëzon për përkrahje financiare për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë që jetojnë në Kosovë. Ndihma që ZÇK ofron për kategoritë e ndjeshme është si në vijim:

Aplikimi për përkrahje/thirrje për kategoritë e ndjeshme do të jetë i hapur nga data 11.11.2024 deri më datë 22.11.2024.

Shuma maksimale e mbështetjes financiare për një aplikues është 4,000 (katër mijë) euro.

Aplikimet së bashku me formularin e aplikimit pranohen në vetëm në formë fizike

në Zyrën e Arkivës (kati I, zyra nr. 109) Ndërtesa e Qeverisë, sheshi “Nënë Tereza”, 10.000 Prishtinë.

Të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë personat të cilët dëshmojnë se kërkesa e tyre është e bazuar dhe i përmbushë kriteret e përcaktuara për përkrahje financiare.

Inkurajojmë fuqishëm të gjithë pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë që jetojnë në Kosovë të aplikojnë për ndihmë financiare.

Formular i aplikimit për ndihmë financiare nga personat fizik

Emri dhe mbiemri:     
Adresa:     
Numri i telefonit:       
E-mail:   
Kategoria e ndihmës financiare për të cilën aplikoni: 
Përshkruani arsyet e aplikimit për ndihmë financiare dhe si do të shpenzohet ndihma e kërkuar                                           
Aktivitetet që planifikoni të zhvilloni për realizimin e kërkesës               
Koha e realizimit         
Rezultatet e synuara dhe ndikimi i tyre                 
Shuma e vlerës së kërkuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve 

Kërkesës për secilën kategori duhet bashkëngjitur:

  1. Kopja e letërnjoftimit në të dy anët;
  • Konfirmimi i një llogarie aktive bankare;
  • Dokumentet tjera si dëshmi që mbështesin arsyetimin e kërkesës si në vijim:
  • Kërkesës për individët që vuajnë nga sëmundjet e rënda kronike dhe janë në gjendje të vështirë ekonomike e cila barazohet me nevojën për ndihmë sociale duhet t’i bashkangjitet:
  • Raport mjekësor nga një institucion shëndetësor i licensuar që vërteton sëmundjen kronike (diagnoza e pacientit) / si dhe terapia për trajtim mjekësor të nevojshme;
  • Dëshmi që vërteton gjendjen e vështirë ekonomike;
  • Kërkesës për pensionistët të cilët pranojnë vetëm ndihmë sociale dhe janë në nevojë imediate për terapi, barëra apo ushqim duhet t’i bashkangjitet:
  • Raport mjekësor nëse ka nevojë për trajtim specifik ose barëra apo terapi;
  • Deklaratë nga institucionet sociale që vërteton statusin dhe përfitimin e ndihmës sociale;
  • Kërkesës për gratë viktima të dhunës në familje, të strehuara në strehimoret në Republikën e Kosovës duhet t’i bashkangjitet:
  • Vërtetim nga Strehimorja ku vërtetohet që janë aktualisht të strehuara si viktima të dhunës në familje;
  • Dëshmi që vërteton gjendjen e vështirë ekonomike;
  • Vërtetim nga organet përkatëse (Gjykata) për kujdestarinë e plotë të fëmijëve;
  • Çertifikatatat e fëmijës/ve nën moshën 18 vjeçare;
  • Vërtetim nga instucionet sociale që është përfitues i ndihmës sociale (Kartoni nga MPMS);
  • Kërkesës për Invalidët dhe personat me nevoja të veçanta duhet t’i bashkangjitet:
  • Raport mjekësor që vërteton gjendjen e aftësisë së kufizuar nga një  instucion shëndetësor i licensuar;
  • Çertifikatë e njohjes së paaftësisë për punë/ invaliditetit nga Institucionet përkatëse (dëshmi nga MPMS);
  • Kërkesës për fëmijët pa prindër nën përkujdesjen e gjyshit/ gjyshes apo anëtarëve tjerë të familjes së largët duhet t’i bashkangjitet:
  • Dokumentacion që vërteton përkujdesjen nga gjyshërit apo të afërmit (Vendim nga Gjykatës ose nga instucionet përkatëse);
  • Dëshmi që vërteton gjendjen e vështirë ekonomike;

Vërejtje: Çdo përfitues i ndihmës financiare është i obliguar të dorëzojë raport narrativ në ZÇK për ecurinë e implementimit të përkrahjes, ndërsa (30) ditë pas realizimit të aktiviteteve, është i detyruar të dorëzojë raportin përfundimtar narrativ, raportet financiare dhe të ofroj dëshmi (fatura dhe dëshmi të tjera) që dëshmojnë se subvencioni është realizuar sipas planit.

Nënshkrimi i aplikuesit    Datë:

                     

__________________________                                                                    __________________

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin