Search
Close this search box.

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, ftojmë përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare/shoqërisë civile dhe ekspertët, të aplikojnë për të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit, në cilësinë e ekspertëve të jashtëm.

Rregullorja MF-nr. 04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat për financimin publik të organizatave joqeveritare, në nenin 8 paragrafi 3.2, përcakton që pjesë e secilit komision vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të pranuara në thirrjet publike duhet të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, përfshirë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.

Për këtë qëllim, Zyra për Çështje të Komuniteteve  fton të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë për të qenë pjesë e komisionit vlerësues si ekspertë të jashtëm për të vlerësuar projekt propozimet e paraqitura nga OJQ-të/Mediat përmes thirrjes publike.

Vlerësimi i aplikacioneve të OJQ-ve dhe Mediave planifikohet të bëhet në dhjetë takime të cilat do të mbahen nga data 02.12.2024 deri me datë 11.12.2024 (anëtarët e komisionit të vlerësimit duhet të shprehin gatishmëri që të punojnë intenzivisht në datat e cekura më sipër në mënyrë që të përshpejtohet procesi dhe të arrihet rezultati sipas kalendarit indikativ të realizimit të thirrjes publike).  

     

Të drejtën për të aplikuar kanë:

  • Punonjësit në organizata joqeveritare që veprojnë në Republikën e Kosovës;
  • Ekspertë të pavarur me të paktën 5 vjet përvojë pune në hartimin dhe menaxhimin e projekteve, ose fusha të ngjashme.

Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  • Duhet të kenë të paktën nivelin e studimeve themelore universitare – Bachelor;
  • Duhet të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në përgatitjen dhe/ose zbatimin e projekteve të financuara nga burimet publike;
  • Përvojë në projekte të OJQ-ve;
  • Përvojë në vlerësimin e kërkesave të paraqitura në thirrjet për mbështetje financiare nga burimet publike;
  • Të njohë bazën ligjore në fuqi dhe dokumentet strategjike dhe politikat prioritare në fushën e thirrjes publike;
  • Të njohë dokumentet tjera relevante në fushën në të cilën është hapur thirrja publike;
  • Ti njohë të dy gjuhët zyrtare, në nivelin profesional;
  • Ekspertët e jashtëm për përgjedhjen e projekteve të medias duhet të jenë ekspert të medias;
  • Nuk duhet të jenë të emëruar politik, nëpunës civil ose në pozita të ngjashme në administratën publike.

Aplikantët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  • Letër motivimi;
  • CV e azhurnuar;
  • Provat e arsimimit dhe të përvojës së punës;
  • Punonjësit e OJQ-ve duhet të paraqesin një letër nominimi nga udhëheqësi  i OJQ-së në të cilën është i punësuar aplikanti;

I tërë  dokumentacioni i nevojshëm duhet të dërgohet vetëm përmes adresës elektronike (e-mail) të Zyrës për Çështje të Komuniteteve të Zyrës së Kryeministrit (zck-kpz-grants@rks-gov.net).

Zyra për Çështje të Komuniteteve / Zyra e Kryeministrit inkurajon fuqimisht anëtarët e komuniteteve jo-shumicë që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për informacion shtesë mund të njoftoheni me telefon: 038 200 14 640.

Vetëm kandidatët nga lista e shkurtër do të kontaktohen.

Afati i aplikimit është i hapur 5 ditë pune nga data e publikimit, nga 14.11.2024 deri në  20.11.2024, në ora 16:00.

Aplikacionet që vijnë pas afatit dhe aplikacionet jo të plota do të refuzohen.

Share:

Latest posts

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin