Zyra Komunale për Mirëqenien Sociale e Komunës së Prishtinës fton të gjitha organizatat joqeveritare (OJQ), të regjistruara në Republikën e Kosovës, sipas dispozitave ligjore që zbatohen në Kosovë, fushëveprimi i të cilave është përqendruar në mbrojtjen sociale, ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, kërkime, analiza në fushën e shërbimeve sociale, ndërtimin e kapaciteteve profesionale të burimeve njerëzore, zhvillimin e kapaciteteve profesionale të burimeve njerëzore, mbështetje për individët, fëmijët dhe të rriturit, familjet dhe grupet e ndjeshme, të cilat kanë nevojë për shërbime profesionale dhe familjare sociale si në vijim:
- Fëmijë pa kujdes prindëror dhe familjar / në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror;
- Fëmijë të keqtrajtuar, fëmijë dhe të rriturit në rrugë, të maltretuar (të shqetësuar)/stigmatizuar, dhunë në mes bashkëmoshatarve, të ekspozuar ndaj rrezikut dhe viktima të krimit kibernetik;
- Të gjitha grupet e personave (fëmijë, të rriturit) me aftësi të kufizuara;
- Viktimë e krimit, dhunës në familje, trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimeve seksuale;
- Të mbijetuarat e dhunës në familje – ri integrimi dhe fuqizimi;
- Prind vetushqyes;Vajzat dhe gratë e margjinalizuara në aspektin ekonomik dhe social në zonat rurale dhe urbane;
- Fëmijët në forma të rënda të punës;
- Fëmijët me sjellje asociale dhe delikuentë të mitur;
- Personat e moshuar, që kanë nevojë për kujdes familjar dhe social;
- Të miturit në martesat e hershme të vajzave dhe djemve – parandalimi dhe ndërgjegjësimi komunitetet joshumicë me përkatësi etnike, rritja e kujdesit për familje dhe përfshirja sociale;
- Fëmijët me nevoja të veçanta arsimore – nevoja logopedike
- Komunitetit LGBTI+ i nevojitet mbështetje nga shërbimet profesionale dhe sociale;
- Personat që përdorin substanca psikoaktive;
- Familjet në kushte të pafavorshme socio-ekonomike;Fëmijët dhe të miturit, pa përkujdesje, pa shoqërues-imigrantët;
- Veteranët e luftës dhe invalidët.
Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 400.000,00 € (katërqind mijë euro).
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të jepet për çdo projekt individual është 500 € (pesëqindeuro), ndërsa shuma maksimale për projektin është 16.000,00 € (gjashtëmbëdhjetë mijë euro).
Afati për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune, përkatësisht nga data e publikimit 02.04.2025 deri më 24.04.2025.
OJQ-të mund të aplikojnë vetëm me një projekt në kuadër të kësaj thirrjeje. Periudha e realizimit të projektit është nga 6 deri në 12 muaj.
Të drejtën për të konkurruar me projektet e tyre kanë OJQ (Organizatat Joqeveritare), të cilat janë regjistruara në pajtim me dispozitat ligjore për regjistrimin e Organizatave Joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe që veprojnë në Komunën e Prishtinës, të paktën një vit para ditës së shpalljes së thirrjes publike. Organizatat joqeveritare kandidate duhet të tregojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në mbrojtjen e grupeve të ndjeshme dhe grupeve të cenueshme sociale:
Propozimet do të dorëzohen vetëm në formular të përcaktuar, që së bashku me Udhëzimet për aplikuesit mund të shkarkohen në faqen e internetit në linkun: https://prishtinaonline.com/drejtorite/mireqenia-sociale/subvencionet
Dokumentet e plotësuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme:
Komuna e Prishtinës,
Drejtoria për Mbrojtje Sociale
Rr, UÇK nr. 2, 10000,
Qendra e Shërbimeve për Qytetarët
Përdhesë, sporteli nr. 3
Të gjitha pyetjet në lidhje me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresat: premti.fazliu@rks-gov.net i munavere.qerkezi@rks-gov.net
Për më shumë informacione lidhur me thirrjen mund të gjeni në linkun: https://prishtina.rks-gov.net/thirrje-publike/thirrje-publike-per-mbeshtetje-financiare-te-projekteve-te-ojq-ve-per-sherbime-sociale-2/?fbclid=IwY2xjawJrIqNleHRuA2FlbQIxMAABHnpdxAGKg6M9UOfjYOlAiXoGUgHP772B_9FIZIKMiL__wcBXepAvK6Ch6gV-_aem_dj7BAOzCgZr2DRR251ewtg