Të nderuar anëtarë të komunitetit turk,
Me rastin e 23 prillit – Ditës Kombëtare të Komunitetit Turk, ju dërgojmë urimet tona të sinqerta, me dëshirë që këtë datë të rëndësishme ta kaloni në frymën e krenarisë, unitetit dhe dinjitetit.
Kjo ditë është një mundësi për të vlerësuar traditën dhe identitetin e pasur të komunitetit turk, si dhe kontributin e tij të çmuar në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë sonë. Shumëllojshmëria kulturore dhe respekti i ndërsjellë janë themelet mbi të cilat ndërtojmë të ardhmen e përbashkët.
Shënimi i kësaj dite le të jetë një nxitje për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm dhe lidhjen edhe më të fortë të të gjithë qytetarëve në frymën e respektit të ndërsjellë.
Përzemërsisht,
Zyra për Çështje të Komuniteteve