Search
Close this search box.

Është miratuar Plani i Veprimit 2025-2026 për zbatimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komunitetit Rom dhe Ashkali!

Qeveria në detyrë më 16 prill 2025, në seancën e 258-të të Qeverisë, miratoi Planin e Veprimit për Zbatimin e të Drejtave të Komunitetit Rom dhe Ashkali në Kosovë. Strategjia përfshin periudhën 2022-2026, në të cilën gjenden aktivitetet konkrete të institucioneve të Kosovës në fushën e arsimit, shëndetësisë, punësimit, shërbimeve sociale, strehimit dhe luftës kundër diskriminimit për një shoqëri të barabartë dhe të drejtë, në të cilën pjesëtarët e komunitetit rom dhe ashkali nuk trajtohen si kategori të veçanta, por si qytetarë me të drejta të plota dhe të garantuara. Përfaqësues të sektorit civil, si dhe Këshillit të Evropës kontribuojnë në zbatimin e kësaj strategjie dhe ofrojnë mbështetje për Zyrën për qeverisje të mirë, që mbikëqyr të gjithë procesin e zbatimit të strategjisë.

Strategjia për avancimin e të Drejtave të Komunitetit Rom dhe Ashkali mund ta shihni ne linkun nć vazhdim: https://zqm.rks-gov.net/sr/dokumentet/54/grupi-punues-antidiskriminim-per-rom-ashkali-dhe-egjiptian ose të shkarkohet në fund të tekstit.

Vendimin e Qeverisë, i cili është i 5-ti me radhë, mund ta shihni në linkun në vazhdim: https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/04/Odluke-258.pdf ose të shkarkohet në fund të tekstit.

https://zqm.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/2022/Strategjia%20pe%CC%88r%20avansimin%20e%20te%CC%88%20drejtave%20te%CC%88%20komuniteteve%20rom%20dhe%20ashkali%20ne%CC%88%20Republiken%20e%20Kosove%CC%88s%202022-2026%20dhe%20Plani%20i%20veprimit%202022-2024.pdf

Share:

Latest posts