NJOFTIME DHE VENDIME TË RËNDËSISHME PËR QYTETARË:
Thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në konsultime publike për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë e Komuniteteve 2025-2029!
Ministria e Punëve të Brendshme fton qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë në konsultimet publike për draftin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë e Komuniteteve për periudhën 2025-2029.
Strategjia e re synon të forcojë rolet e autoriteteve lokale dhe forumeve lokale të sigurisë në identifikimin dhe zgjidhjen e sfidave të sigurisë në komunitete. Theksi është në përfshirjen e të gjitha komuniteteve, pa dallim, me qëllim sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët.
Strategjia dhe plani akcional gjenden në platformën zyrtare për konsultime publike Zyra për Qeverisje të Mirë në linkun në vazhdim: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=42807.
Për të dhënë kontributin tuaj, duhet të regjistroheni në platformë, për çdo pyetje, rekomandim mund të kontaktoni edhe Labinot Sadikun përmes email adresës: labinot.sadiku@rks-gov.net
Afati për aplikim është: 23 maj 2025.
GRANTE PËR ORGANIZATA TË SHOQËRISË CIVILE:
NJOFTIM: Grante për OJQ përmes programit të Bashkimit Evropian për shoqërinë civile dhe media në Kosovë 2024 -2025!
Zyra e Bashkimit evropian në Kosovë ka shpallur thirrje për dorëzimin e projekteve në kuadër të Programit të BE-së për Shoqërinë Civile dhe Media në Kosovë për periudhën 2024–2025. Ky program synon të forcojë demokracinë, kohezionin social dhe procesin e integrimit evropian në Kosovë, përmes përmirësimit të pjesëmarrjes së shoqërisë civile në zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Për më shumë informacione lidhur me thirrjen dhe aplikimin në linkun në vijim https://www.eeas.europa.eu/node/451304_sr?s=321
Afati për aplikim: 19 maj 2025
MUNDËSI PËR TË RINJT:
NJOFTIM: Thirrje e hapur për fotografë të rinj – “Objektivi juaj, historia juaj, Evropa jonë”!
Portali WEBALKANS.EU, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian, fton të gjithë fotografët e rinj, të moshës 18 deri në 29 vjeç, të aplikojnë në gara, për të treguar përmes fotografisë fuqinë e sportit në inicimin e ndryshimeve pozitive në Ballkanin Perëndimor në Evropë.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë të interesuarit nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut ose Serbia). Juria do të zgjedhë 18 foto fituese – 3 nga secili vend i Ballkanit Perëndimor. Pas kësaj, fotot do të jenë pjesë e një ekspozite mobile, që do të vizitojë gjashtë qytete në rajon. Gjatë ekspozitës, publiku do të ketë mundësinë të votojë për gjashtë fotot e tyre të preferuara në faqen webalkans.eu. Gjashtë finalistë, të zgjedhur me votat e publikut, do të fitojnë një udhëtim për në Festivalin e Sportit në Lubjanë!!
Për të aplikuar, duhet:
- Fotot duhet të jenë me rezolucion të lartë (më shumë se 12 megapikselë), në format JPEG me rezolucion të lartë me një madhësi maksimale deri në 10 MB;
- Çdo aplikim duhet të përmbajë: emrin e plotë të pjesëmarrësit, vendin e origjinës, të dhënat e kontaktit, titullin e fotos dhe një përshkrim të shkurtër (maks. 500 karaktere pa hapësira);
- Gjuha e punës e konkursit është anglishtja;
- Çdo pjesëmarrës mund të dërgojë maksimumi 2 foto origjinale.
Për më shumë detaje lidhur me thirrjen mund të gjeni në linkun në vijim: https://webalkans.eu/en/photo-contest/fbclid=IwY2xjawJ8S8xleHRuA2FlbQIxMQBicmlkETFYOHVTNTJNVWNaSTFvTmVRAR61mScGCrwRG3KN3WnQZJpnCvOGb4lpT7Qk-ElPHSJO_8_KzteDykxRWp-NSg_aem_Uu_viP4x2BgWDIFtcn0RCw
Afati për aplikim është: 24 maj 2025
NJOFTIM: Thirrje për praktikë në institucione lokale dhe organizata të shoqërisë civile!
Organizata joqeveritare Democracy plus (D+) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së fton të rinjtë e interesuar të moshës 20-24 vjeç të aplikojnë për praktikë pune. Ky program ofron gjithsej nëntë pozicione në vetëqeverisjet lokale/organizatat joqeveritare, që do të inkurajojnë pjesëmarrjen aktive të të rinjve në proceset e vendimmarrjes dhe krijimin e politikave praktike përmes angazhimit të drejtpërdrejtë.
Përfitimet e praktikantëve janë:
- Përvojë praktike në punën e institucioneve/organizatave lokale
- Aftësi dhe njohuri në fushën e administratës publike
- Kontributi në përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje
- Mbështetje financiare në shumë prej 142.5 euro (bruto) për person/muaj për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.
Metoda e aplikimit bëhet online, duke plotësuar formularin dhe duke e dërguar atë në adresën e email-it: info@dplus.org,, së bashku me një CV dhe një letër motivimi.
Për më shumë informacione dhe për të shkarkuar formularin e aplikimit, vizitoni faqen zyrtare të konkursit: https://dplus.org/sr/vesti/javni-poziv-za-9-programa-staziranja-na-lokalnom-nivou/20417/
Afati për aplikim është: 14 maj 2025.
MUNDËSITË PËR PUNËSIM:
KONKURS PËR PUNËSIM NË INSTITUCIONE PUBLIKE:
Konkurs në vetëqeverisje lokale:
KOMUNA E MITROVICËS SË VERIUT
- Shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Publikun, numri i referencës RN00017735, afati i fundit i aplikimit: 29 maj 2025. (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017735)
- Zyrtar i gjendjes civile, numri i referencës RN00017697, afati për aplikim: 25 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017697 )
- Zyrtar i gjendjes civile, numri i referencës RN00017700, afati për aplikim: 25 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017700 )
- Zyrtar administrativ në Drejtorinë për arsim, numri i referencës RN00017698, afati për aplikim: 25 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017698 )
KOMUNA FUSHË KOSOVË
- Zyrtar për çështje sociale, Drejtoria për shëndetësi dhe çështje sociale, numri i referencës RN00017699, afati për aplikim: 25 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017699 )
- Zyrtar për informim, numri i referencës RN00017692, afati për aplikim: 24 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017692 )
KOMUNA PARTESH
- Inspektor i tokës bujqësore, numri i referencësRN00017780, afati për aplikim: 4 qershor 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017780)
- Zyrtar për Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile, numri i referencës RN00017779, afati i fundit për aplikim: 4 qershor 2025. (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017779)
- Zyrtar për informim, numri referues RN00017778, afati për aplikim: 4 qershor 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017778)
KOMUNA E PODUJEVËS
- Zyrtar për bujqësi, numri i referencës RN00017768, afati për aplikim: 4 qershor 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017768)
- Zyrtar për shërbime sociale, numri i referencës RN00017766, afati për aplikim: (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017766 )
- Zyrtar i Shërbimeve për Qytetarë, numri i referencës RN00017752, afati për aplikim: 4 qershor 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017752)
KOMUNA E SHTIMES
- Zyrtar për buxhet, numri i referencës RN00017767, afati për aplikim: 4 qershor 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017767)
KOMUNA E GJILANIT
- Zyrtar për Zhvillim Social-Ekonomik, numri i referencës RN00017761, afati për aplikim: 1 Qershor 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017761)
- Zyrtar administrativ, numri i referencës RN00017729, afati për aplikim: 29 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017729 )
- Zyrtar për koordinim të investimeve nga diaspora-Ekonomik, numri i referencës RN00017726, afati për aplikim: 29 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017726 )
- Zyrtar administrativ, numri i referencës RN00017724, afati për aplikim: 29 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017724 )
- Asistent administrativ, numri i referencës RN00017715, afati për aplikim: 28 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017715 )
- Zyrtar për buxhet dhe financa, numri i referencës RN00017712, afati për aplikim: 28 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017712 )
KOMUNA ZVEÇAN
- Zyrtar për shërbime sociale, numri i referencës RN00017758, afati për aplikim: 1 Qershor 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017758 )
- Zyrtar për ndihmë sociale, numri i referencës RN00017757, afati për aplikim: 1 Qershor 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017757 )
KOMUNA SKENDERAJ
- Zyrtar për çështje urgjente, numri i referencës RN00017711, afati për aplikim: 28 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017711 )
KOMUNA E VITISË
- Inspektor për shërbime publike, numri i referencësRN00017755, afati për aplikim: 1 Qershor 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017755 )
- Inspektor i komunikacionit, numri i referencës RN00017753, afati për aplikim: 1 Qershor 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017753 )
KOMUNA E PEJËS
- Zyrtar për buxhet dhe financa, numri i referencës RN00017748, afati për aplikim: 30 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017748 )
- Zyrtar i lartë për arsim, numri i referencës RN00017746, afati për aplikim: 30 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017746 )
KOMUNA ELEZ HAN
- Zyrtar për buxhet dhe finaca, numri i referencës RN00017743, afati për aplikim: 30 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017743 )
- Zyrtar për komunitete, numri i referencës RN00017732, afati për aplikim: 29 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017732 )
KOMUNA E KAMENICËS
- Zyrtar i lartë për kualitet në arsim, numri i referencës RN00017704, afati për aplikim: 25 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017704 )
- Zyrtar i lartë për arsim parashkollor dhe fillor, numri i referencës RN00017703, afati për aplikim: 25 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017703)
Konkurse në institucione qëndrore:
MINISTRIA E DREJTËSISË
- Zyrtar sprovues në Zyrën rajonale në Prizren, numri i referencës. RN00017741, Afati për aplikim: 30 maj 2025( https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017741 )
- Zyrtar i shërbimit sprovues në Zyrën rajonale në Gjakovë, numri i referencës RN00017740, afati i fundit i aplikimit: 30 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017740)
- Tre zyrtarë për trajtimin e të burgosurve dhe çështjet sociale në Dubravë, Shërbimi Korrektues i Kosovës. Numri i referencës RN00017677, afati për aplikim: 29 maj 2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017677)
- Zyrtar i lartë për lirimin me kusht në Shërbimin Sprovues të Kosovës, numri i referencës RN00017744, afati për aplikim: 30 maj 2025(https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017744 )
SHËNIM: Konkurset e theksuara janë vetëm një pjesë e thirrjeve të publikuara, që u hapën gjatë periudhës së krijimit të këtij buletini, ne i inkurajojmë të gjitha komunitetet pakicë që të monitorojnë në mënyrë aktive platformën https://konkursi.rks-gov.net/jobs për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre për punësim!
Pjesëmarrja aktive e qytetarëve përmes ankesave dhe raportimeve për problemet që ndodhin në nivel komunal dhe qendror, përmirëson punën e institucioneve të regjistruara dhe punonjësve të tyre, duke kontribuar kështu në përmirësimin e punës së tyre dhe jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mbroni të drejtat tuaja duke përdorur adresat e mëposhtme: |
- Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
- Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
- Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
- Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqen https://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ Advancing Together në email adresë: info@advancing-together.org dhe numri pa pagesë 0800 200 20.
NDIQNI VEGËZAT E MËPOSHTME QË OFROJNË PUNËSIM NË INSTITUCIONE DHE MUNDËSI TË TJERA: |
- SUPERPUNA: vende pune të subvencionuara për te rinj të moshës 18-29 vjeç, më shume informacione dhe regjistrimi në linkun në vazhdim: https://superpuna.rks-gov.net/
- KOSOVOGENU: praktikë tre mujore për të rinjtë 16-24 vjeç, më shumë informacion dhe regjistrim në linkun në vazhdim: https://kosovogenu.com
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index