Search
Close this search box.

Thirrje për aktivistë dhe artistë të rinj për pjesëmarrje!

📢  Rrjeti Barabar në Komunitet fton të gjitha aktivistet dhe artistet e angazhuara në shoqëri në të gjithë Kosovën që të aplikojnë për anëtarësim në Rrjetin Barabar në Komunitet (BGN) të sapothemeluar.

Ky rrjet BGN do të përbëhet nga të paktën 10 aktiviste dhe artiste gra të angazhuara në aspektin social, dhe të paktën 15 organizata të zgjedhura të shoqërisë civile (OSHC), dhe do të shërbejë si një platformë për shkëmbim të ndërsjellë, ndërtim kapacitetesh, veprime lokale dhe pjesëmarrje në hartimin e politikave.

Projekti BIG – Nisma Barabar (shkon te) komuniteti është një nismë dyvjeçare e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e zbatuar nga Integra dhe CASA. Qëllimi i projektit është promovimi i përfshirjes sociale, angazhimit qytetar dhe kohezionit ndëretnik në Kosovë përmes përdorimit strategjik të artit dhe kulturës.

📌 Çka fitojnë anëtarët e BGN:

  • Pjesëmarrja në një program gjithëpërfshirës për ndërtimin e kapaciteteve (3 trajnime tematike mbi artet dhe kulturën për ndryshime sociale, përfshirje dhe mbledhje fondesh);
  • E drejta për të aplikuar për grante të vogla për zbatimin e iniciativave lokale (fondi total: 40.000 euro);
  • Pjesëmarrja në proceset e krijimit të përbashkët të politikave përmes dy “Hackathon-eve të politikave praktike “me aktorë institucionalë;
  • Mundësia e pjesëmarrjes në ngjarje qendrore dhe lokale, që kanë të bëjnë me zhvillimin e politikave kulturore gjithëpërfshirëse.

📌 Kush mund të aplikojë:

  • Aktiviste dhe artiste të angazhuara në shoqëri, që jetojnë dhe punojnë në Kosovë;
  • Gratë aktiviste dhe artiste me përvojë në fushën e përfshirjes sociale, aktivizmit qytetar ose punës artistike në komunitet;
  • Veçanërisht inkurajohen aplikimet e grave, që i përkasin komuniteteve joshumicë dhe grupeve të margjinalizuara.

📅 Datat kryesore:

  • Periudha e aplikimit: maj – qershor 2025.
  • Periudha e trajnimi: gusht – tetor 2025
  • Periudha e ndarjes së nën-grateve dhe zbatimi i nismave: nëntor 2025 – qershor 2026.
  • Hackaton të politikave praktike dhe avokimi: korrik – dhjetor 2026.

Për të aplikuar duhet t’i dërgoni dokumentet në bigproject@barabarcentre.org  (me titullin  „Dokumente për aplikim OSHC_BGN“):

  1. Formulari i aplikimit i plotësuar
  2. Kopje e letërnjoftimit
  3. Informacione kontakti për rekomandim
  4. Deklaratën e nënshkruar për konflikt interesi

Thirrja e plotë për pjesëmarrje, udhëzimet dhe formulari i aplikimit janë të disponueshme në gjuhët shqipe, serbe, rome dhe angleze në linkun e mëposhtëm:: https://barabarcentre.org/call-for-women-activists-and-artists/?fbclid=IwY2xjawKdGD1leHRuA2FlbQIxMABicmlkETFzWkIxZEJUNWJ1Tk5NQ2hDAR7DpnqODrzAN47PCKdCGPrR0tGYxdn2-vjd8bXzsjL0WMt9crhY7OZZrh6yFw_aem_iaMhJc-WFQA6JkKX41i6Tw

Për informacione shtesë, pyetjet mund t’i dërgoni në bigproject@barabarcentre.org  jo më vonë se 14 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e aplikimeve.

Afati për aplikim: 20 qershor 2025 deri 23:59. 

Share:

Latest posts