Search
Close this search box.

Buletini XLV

Në udhëzuesin e përditësuar përmenden informatat si në vijim:

Shtesat për fëmijë

✅Të gjithë fëmijët nga mosha 0 deri në 16 vjeç që janë rezident në Kosovë kanë të drejtë në përfitim nga shtesat për fëmijë

👶👧Familjet me 1 ose 2 fëmijë – përfitojnë 20€ në muaj për secilin fëmijë

👧👦👧Familjet me 3 ose më shumë fëmijë – përfitojnë 30€ në muaj për secilin fëmijë

Aplikimi bëhet nga nëna e fëmijës përmes platformës eKosova, dhe mjetet kalojnë në llogarinë e saj bankare. Në rastet kur nëna ka ndërruar jetë apo nuk është shtetase e Kosovës, babai ose kujdestari ligjor mund të aplikojë me dokumentacionin përkatës.

Në situata specifike si:

🔹 Prindër të divorcuar

🔹 Nëna ka braktisur fëmijën

🔹 Kujdestaria i është dhënë babait me vendim gjykate apo nga QPS – aplikimi bëhet nga babai në rolin e kujdestarit ligjor.

📎Në rastet kur fëmija është në strehim rezidencial, atëherë aplikimi bëhet nga entiteti strehues përkatësisht punonjësi i autorizuar nga entiteti i cili hap një llogari bankare për fëmijën ku depozitohen mjetet e shtesave për fëmijë.

🤰Shtesat për lehona

✅Të drejtë për përfitim kanë të gjitha lehonat rezidente në Kosovë:

 ☑️Lehonat e papuna – përfitojnë 325.9€ në muaj për 6 muaj me radhë, nëse kanë qenë të papuna për së paku 9 muaj nga 12 muajt e fundit para lindjes (sipas të dhënave të ATK).

☑️Lehonat e punësuara – përfitojnë 325.9€ për 3 muaj me radhë.

Aplikimi bëhet brenda 90 ditëve nga data e lindjes së fëmijës.

⏳Verifikimi i plotësimit të kritereve për përfitim

▶️Nëse fëmija është i lindur në Kosovë dhe aplikimi për shtesa bëhet brenda 3 muajve nga lindja, përfitimi miratohet automatikisht pa pasur nevojë për verifikim shtesë.

▶️Ndërsa në rastet kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës, apo kur aplikimi bëhet pas 3 muajve, atëherë lënda kalon në procedurë të verifikimit, ku kërkohen dokumente plotësuese për të vlerësuar të drejtën në përfitim.

Departamenti i Skemave Sociale (DSS) ka të drejtë të kërkojë dokumentacion për verifikim të kritereve:

🔹 Certifikatë të vendbanimit

🔹 Dëshmi nga shkolla për vijim të rregullt

🔹 Dëshmi vaksinimi nga institucionet shëndetësore

🔹 Faturë të rrymës

🔹 Regjistrim të bashkësisë familjare në ASK, etj

Në rast të mospërmbushjes së dokumentacionit, mund të ndodhë pezullimi i përkohshëm i përfitimit deri në përmbushjen e kërkesave apo ndërprerja e përfitimit në rast se rezidenca e përfituesit nuk verifikohet.

📬 Nëse ndodh pezullimi apo ndërprerja e përfitimit pa një vendim të arsyetuar, përfituesi ka të drejtë të dërgojë ankesë në Komisionin e Ankesave brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit.

ℹ️Për më shumë informata për mënyrën e aplikimit, procedurën e verifikimit apo kriteret që duhet të plotësoni  për të përfituar nga shtesat për fëmijë dhe lehona, ju lutem vizitoni vegëzën në vijim: 6a0302bd-eec7-4525-8e17-14b9dbca8cd7.pdf

📌 Njoftim i rëndësishëm për votuesit në komunën e Istogut

🔗 Kontrolloni Qendrën tënde të Votimit dhe nëse është e nevojshme, paraqit kërkesë për ndryshim brenda komunës deri më 29 gusht 2025:👉  https://qv.kqz-ks.org

Në kuadër të programit EJA Kosovë, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ofron përkrahje financiare për organizatat joqeveritare vendore që marrin pjesë në ngjarje rajonale apo ndërkombëtare, me qëllim të rritjes së ndikimit në politikëbërje dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kush mund të aplikojë?

Organizatat joqeveritare vendore (me përjashtime të caktuara) përmes përfaqësuesve të autorizuar nga organizata.

 Përkrahja vlen për pjesëmarrje në:

  • Konferenca, seminare, punëtori
  • Takime rrjetëzimi, simpoziume, forume
  • Evente avokuese dhe bashkëpunime strategjike

APLIKIMI 

Aplikantët duhet të japin informatat e tyre dhe aktivititetit që dëshirojnë të marrin pjesë dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme përmes këtij sistemi të aplikimit; https://grants.kcsfoundation.org/sq?_gl=1*17beyno*_ga*MTUwNzMyMTY5MC4xNzQyMjg4NjAw*_ga_8MPNX8JTJ3*czE3NTE1NDM3NjEkbzUkZzAkdDE3NTE1NDM3NjEkajYwJGwwJGgw

 Udhëzuesi për aplikim është i qasshëm këtu. https://kcsfoundation.org/wp-content/uploads/2024/05/01-Udhezuesi-per-aplikim-per-perfaqesim-ALB-02.pdf

Në kuadër të programit EJA Kosovë, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me qëllim të fuqizimit të rolit të shoqërisë civile në zhvillimin e demokracisë, ofron përkrahje financiare për anëtarësim të OJQ-ve në rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare, për të nxitur veprimet e përbashkëta me partnerët rajonalë e ndërkombëtarë.

Çka financohet?

  • Pjesëmarrja në konferenca, seminare, forume, punëtori, takime rrjetëzimi e avokimi
  • Pagesa e anëtarësisë në rrjete rajonale/ndërkombëtare
  • Shpenzimet e transferit bankar

Kush mund të aplikojë?

OJQ-të vendore që nuk janë degë të organizatave ndërkombëtare, organizata me mision jo-fetar, jo-komercial dhe jo-sportiv. Organizata nuk duhet të jetë e udhëhequr nga persona të ekspozuar politikisht (PEP).

Kriteret kryesore për përzgjedhje:

  • Përfitimi i qartë për organizatën
  • Përputhshmëria e misionit me rrjetin ku synohet anëtarësimi
  • Prioritet për organizatat që nuk kanë pasur përkrahje më parë nga KCSF dhe nuk mund ta mbulojnë vetë pagesën

Aplikimi për përkrahje për rrjetëzim bëhet përmes sistemit online të aplikimit.  https://grants.kcsfoundation.org/sq?_gl=1*17ccyqm*_ga*MTUwNzMyMTY5MC4xNzQyMjg4NjAw*_ga_8MPNX8JTJ3*czE3NTE1NDM3NjEkbzUkZzEkdDE3NTE1NDQwNjkkajM1JGwwJGgw

Të gjitha pyetjet lidhur me këtë formë të përkrahjes mund t’i dërgoni në postën elektronike eja@kcsfoundation.org.

Instituti për Gratë, Paqen dhe Sigurinë Jahjaga (JWPSI), pjesë e Fondacionit Jahjaga, shpall të hapur pozicionin e Koordinatores/Koordinatorit të Konferencës Ndërkombëtare që do të organizohet së shpejti. Konferenca do të sjellë bashkë lidere të shquara dhe akterë ndërkombëtarë për të avancuar agjendën e grave, paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë.

Detyrat kryesore përfshijnë:

  • Hartimin e konceptit dhe strukturës së konferencës,
  • Organizimin e sesioneve, identifikimin e folësve dhe partnerëve strategjikë,
  • Koordinimin me ekipin e JWPSI, partnerët, mediat dhe të ftuarit,
  • Zhvillimin e strategjisë së komunikimit dhe dokumentimin e rezultateve.

Kërkesat për kandidatet/kandidatët:

  • Diplomë në marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike, studime gjinore ose fusha përkatëse,
  • Të paktën 3 vite përvojë në organizimin e ngjarjeve të nivelit të lartë,
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim në shqip dhe anglisht,
  • Njohuri mbi agjendën WPS dhe përvojë me organizata të shoqërisë civile përbëjnë avantazh.

Afati për aplikim: 25 Korrik 2025

Aplikoni duke dërguar: letër motivimi, CV, koncept njëfaqësh për konferencën, propozim financiar dhe portofol të ngjarjeve të kaluara (nëse keni) në: contact@jahjagafoundation.org

Linku: https://kosovajob.com/jahjaga-foundation/conference-coordinator

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, në bashkëpunim me Bordin e Shkëmbimeve Arsimore SHBA–Kosovë (USKEB), ka hapur thirrjen për aplikime për programin Hubert H. Humphrey – një program i Fulbright-it për profesionistë të karrierës së mesme me përvojë dhe potencial udhëheqës.

Çka ofron programi?
Një vit qëndrimi në SHBA me qëllim të zhvillimit profesional dhe akademik (studime pasuniversitare jo-diplomuese), përmes ligjëratave, trajnimeve, shkëmbimeve me profesionistë amerikanë dhe pjesëmarrjes në konferenca.

Fushat e pranueshme përfshijnë: politika publike, drejtësi dhe të drejtat e njeriut, shëndetësi, media dhe gazetari, planifikim urban, zhvillim ekonomik, teknologji, mjedis, edukim etj.

Afati i fundit për aplikim: 27 korrik 2025 (ora 23:59, CET)

 Aplikimi bëhet online: https://apply.iie.org/huberthhumphrey

 Kush mund të aplikojë?

  • Shtetas dhe banorë të Kosovës
  • Me diplomë universitare (Bachelor)
  • Minimumi 5 vite përvojë profesionale pas diplomimit
  • Pozita me përgjegjësi menaxheriale ose politike
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze (TOEFL i nevojshëm për finalistët)

 Bursat mbulojnë të gjitha shpenzimet për pjesëmarrësin (por jo për familjarët). Kandidatët janë të obliguar të kthehen në Kosovë për të paktën 2 vite pas përfundimit të programit.

Për më shumë informata: info@uskeb.org

Linku i shpalljes: https://xk.usembassy.gov/humphrey/?fbclid=IwY2xjawK84EpleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFYMGt3RnJ4d3NOVEtsbTdJAR6AocvTemsJBi-VSLepVkVrK211KWQOfCcmQG_EbGQmfoDLvvOoDia-G4yBag_aem_gWvqwvwSU7ALD_jC2APJZg

Më shumë rreth programit: www.humphreyfellowship.org

“Lulëzojnë” është një mundësi unike për të rinjtë që duan të lulëzojnë në rrugën e tyre akademike, profesionale dhe personale – duke marrë mbështetje financiare për studimet Bachelor dhe duke u bërë pjesë e një komuniteti frymëzues të të rinjve të angazhuar.

Kush mund të aplikojë?

Bursa është e dedikuar për të rinj 18+ vjeç që:

  • Janë të regjistruar (apo do të regjistrohen) në studime universitare të nivelit Bachelor (në Kosovë apo jashtë Kosovës);
  • Kanë angazhim të dëshmuar në komunitet;
  • Vijnë nga grupe të margjinalizuara (vajza, të rinj nga zona rurale, me të ardhura të ulëta, studentë të brezit të parë, etj.);
  • Kanë sukses të kënaqshëm akademik (nota mesatare mbi 4.0 në shkollë të mesme ose mbi 8.0 në universitet);
  • Janë të motivuar për të kontribuar në komunitetin e tyre.

Prioritet do t’u jepet studentëve të vitit të parë në Bachelor në universitete publike!

Bursa përfshin: Deri në 1,000€ (duke përfshirë taksat e të ardhurave personale) që mund të përdoren për: Pagesa të semestrit, qira dhe banim, ushqim dhe transport, librat dhe pajisje shkollore, teknologji (laptopë, internet, printerë), kujdes shëndetësor dhe psikologjik, etj

 Mbështetje shtesë (opsionale) me produkte të dhuruara (si laptopë, bileta transporti, libra).

 Mundësi për punë praktike (opsionale) në organizata apo kompani që lidhen me fushën e studimeve.

Aplikimet janë të hapura deri më 15 gusht 2025, ora 23:59.

Për më shumë informata apo ndihmë gjatë aplikimit, mund të kontaktoni:

📧 lulezojne@toka-ks.org

📞 +383 38 704 560 / +383 49 569 800

Linku i shpalljes dhe detajet e tjera: https://toka-ks.org/eshte-koha-jote-te-lulezosh-apliko-per-bursen-lulezojne-2025/?fbclid=IwY2xjawLGLh1leHRuA2FlbQIxMABicmlkETFNZEU5YmVXaGFGU3RLbjYzAR7hUHYTD6wrC8GpvPfcakqSRNMJsSPhH9Jdrj8nrmhrJmdf6UACtxpp34EzFQ_aem_7rxgZzZS1ES527dL1d00NA

Je një vajzë e re nga Prishtina apo Beogradi, e pasionuar pas dialogut, ndërtimit të paqes dhe fuqizimit të grave?

Aplikimet janë të hapura për edicionin e 11-të të Akademisë së Dialogut për Vajzat e reja, që do të mbahet nga 5–15 Tetor 2025, Nova Gorica (Slloveni) dhe Gorizia (Itali)!

Një program 10-ditor i mbushur me mësim, shkëmbim kulturor dhe diskutime të fuqishme mbi lidershipin, ndërmjetësimin dhe paqen gjithëpërfshirëse – të gjitha shpenzimet e mbuluara!

Afati i fundit për aplikim: 20 Korrik 2025

 Dokumentet që kërkohen:

  • CV,
  • Video 1-minutëshe,
  • Deklaratë e shkurtër me shkrim.

Dërgoni aplikimin tuaj në: dialogacademy@osce.org

Për më shumë detaje: https://www.osce.org/mission-in-kosovo/594237

Caritas-i Zviceran në Kosovë, në kuadër të programit EREA, shpall garën e parë për artikuj gazetaresk për bujqësi, si pjesë e aktivitetit Agro Media Partnership.

 Qëllimi i garës:

  • Nxitja e raportimit cilësor për bujqësi,
  • Inkurajimi i gazetarëve dhe studentëve të gazetarisë të mbulojnë temat bujqësore,
  • Rritja e ndërgjegjësimit për rolin e bujqësisë dhe fermerëve në Kosovë.

 Kush mund të aplikojë?

  • Gazetarë/gazetare, freelancerë dhe studentë/studentet e gazetarisë,
  • Mund të aplikoni me deri në 2 artikuj: një video dhe një të shkruar,
  • Artikujt duhet të jenë të publikuar ose të konfirmuar për publikim brenda datës 10 gusht 2025.

Video-artikull (max 7 min):

  • Vendi i parë: 600 €
  • Vendi i dytë: 400 €

Artikull i shkruar (max 1000 fjalë):

  • Vendi i parë: 600 €
  • Vendi i dytë: 400 €

Temat e inkurajuara përfshijnë:

  • Bujqësia organike, teknologji inovative në bujqësi, sfidat e fermerëve/agrobizneseve, gratë në bujqësi dhe këshillimi bujqësor.

Si të aplikoni?
Dërgoni artikullin/linkun në: agrocompetition@gmail.com
Titulli i emailit: “Emri Mbiemri – Agro Competition – EREA”

Afatet:

  • Aplikimi: 1 Korrik – 10 Gusht 2025
  • Shpallja e fituesve: 29 Gusht 2025

 Vlerësimi bëhet nga një juri e pavarur dhe profesionale.

Linku: https://www.facebook.com/CaritasSwitzerlandinKosovo/posts/pfbid0jpUvwUDqnAxf4NAdeL65zvtaNutcKGFxgCYq9UFHCkNCXuRbv7HRM1YbKTJejaFEl

International Business College Mitrovica (IBC-M) ka hapur aplikimet për vitin akademik 2025/2026 për programe Bachelor dhe Master!

🔹 Programe studimi në gjuhën angleze – pa pagesë
🔹 Praktikë e detyrueshme dhe përvojë reale pune
🔹 Mundësi mobiliteti ndërkombëtar dhe diplomë e dyfishtë
🔹 Arsim i akredituar dhe i orientuar në praktikë

📅 Afati për aplikim: 2 – 18 Korrik 2025
📝 Provimi pranues: 19, 21 dhe 22 Korrik 2025

🌍 IBC-M ofron një ambient ndërkombëtar dhe përgatitje për tregun global të punës, me programe që zhvillohen tërësisht në gjuhën angleze.

📩 Për informata: info@ibcmitrovica.eu
🔗 Detajet për dokumentet, regjistrimin dhe provimin: ADMISSIONS… – IBCM – Public International Business College Mitrovica | Facebook

Zyrtar i Lartë për Makiner, numri i references RN00018053, afati për aplikim: 04/07/2025 – 02/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018053 )

Zyrtar për Trajtimin e të Burgosurve dhe Çështje Sociale, numri i refrencës RN00018117, afati për aplikim: 04/07/2025 – 02/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018117 )

Përkthyes shqip-sërbisht, numri i refrencës RN00018046, afati për aplikim: 20/06/2025 – 19/07/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018046 )

Zyrtar për Regjistrimin e Automjeteve, numri i references RN00018053, afati për aplikim: 25/06/2025 – 24/07/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018092 )

Zyrtar i lartë për lejeqëndrim, numri i references RN00017623, afati për aplikim: 25/06/2025 – 24/07/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017623 )

Zyrtar për Regjistrim Civil, numri i references RN00018091, afati për aplikim: 25/06/2025 – 24/07/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018091 )

Zyrtar i lartë për inspektim administrative, numri i references RN00018138, afati për aplikim: 04/07/2025 – 02/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018138 )

Zyrtar për Arsim për Personat me Nevoja të Veçanta, numri i references RN00018130, afati për aplikim: 03/07/2025 – 01/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018130 )

Zyrtar për Informim, numri i references RN00018125, afati për aplikim: 03/07/2025 – 01/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018125 )

Zyrtar për Teknologji Informative, numri i references RN00018128, afati për aplikim: 03/07/2025 – 01/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018128 )

Zyrtar Ligjor, numri i references RN00018122, afati për aplikim: 03/07/2025 – 01/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018122 )

Asistent Administrativ, numri i references RN00018080, afati për aplikim: 24/06/2025 – 23/07/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018080 )

Asistent Administrativ, numri i references RN00018078, afati për aplikim: 24/06/2025 – 23/07/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018078 )

Zyrtar i të hyrave, numri i references RN00018036, afati për aplikim: 18/06/2025 – 17/07/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018036 )

Zyrtar për Procedimin e të Dhënave, numri i references RN00018037, afati për aplikim: 18/06/2025 – 17/07/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018037 )

Zyrtar për Zhvillim Ekonomik, numri i references RN00018038, afati për aplikim: 18/06/2025 – 17/07/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018038 )

Pjesëmarrja aktive e qytetarëve përmes ankesave dhe raportimeve për problemet që ndodhin në nivel komunal dhe qendror, përmirëson punën e institucioneve të regjistruara dhe punonjësve të tyre, duke kontribuar kështu në përmirësimin e punës së tyre dhe jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mbroni të drejtat tuaja duke përdorur adresat e mëposhtme:
  • Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
  • Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
  • Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
  • Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqen https://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ  Advancing Together në email adresë: info@advancing-together.org dhe numri pa pagesë  0800 200 20.
NDIQNI VEGËZAT E MËPOSHTME QË OFROJNË PUNËSIM NË INSTITUCIONE DHE MUNDËSI TË TJERA:

Share:

Latest posts