Search
Close this search box.

Thirrje për mbështetje për edukimin në fëmijërinë e hershme

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se është hapur thirrja për regjistrimin e institucioneve të edukimit në fëmijërinë e hershme në Programin e Kuponëve. Kësaj radhe, thirrja përfshin të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, ku veprojnë institucione private dhe publiko-private të licencuara.

Programi i Kuponëve i cili do të zbatohet deri në qershor 2028, synon të mbështesë familjet e regjistruara në Skemën e Asistencës Sociale, përmes rimbursimit të institucioneve që ofrojnë edukim dhe transport për fëmijët.

MAShTI njofton se, shuma e rimbursimit për edukimin e fëmijës do të përcaktohet nga çmimi i tregut dhe komuna përkatëse, deri në 150 euro në muaj për fëmijë.

Ftohen të gjitha institucionet e edukimit në fëmijërinë e hershme që të aplikojnë për regjistrim në program. Pas regjistrimit të tyre, do të hapet edhe procesi i aplikimit për fëmijë.

Share:

Latest posts