Thirrje për mbështetje për edukimin në fëmijërinë e hershme
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se është hapur thirrja për regjistrimin e institucioneve të edukimit në fëmijërinë e hershme në Programin e Kuponëve. Kësaj radhe, thirrja përfshin të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, ku veprojnë institucione private dhe publiko-private të licencuara.
Programi i Kuponëve i cili do të zbatohet deri në qershor 2028, synon të mbështesë familjet e regjistruara në Skemën e Asistencës Sociale, përmes rimbursimit të institucioneve që ofrojnë edukim dhe transport për fëmijët.
MAShTI njofton se, shuma e rimbursimit për edukimin e fëmijës do të përcaktohet nga çmimi i tregut dhe komuna përkatëse, deri në 150 euro në muaj për fëmijë.
Pagesa e transportit do të mbulohet vetëm për institucionet që ofrojnë këtë shërbim, ndërsa shuma do të përcaktohet nga Komisioni për Vlerësimin e Aplikimeve, në varësi të komunës dhe distancës rrugore.
Në këtë thirrje mund të aplikojnë edhe institucionet pjesë e pilotimit në komunat e Prishtinës, Gjilanit dhe Lipjanit.
Regjistrimet janë të hapura nga 25 gushti deri më 8 shtator 2025 dhe realizohen përmes platformës elektronike: https://ekosova.rks-gov.net/Security?ReturnUrl=%2F597
Ftohen të gjitha institucionet e edukimit në fëmijërinë e hershme që të aplikojnë për regjistrim në program. Pas regjistrimit të tyre, do të hapet edhe procesi i aplikimit për fëmijë.
GRANTE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE
Përkrahje për përfaqësim rajonal/ndërkombëtar për OJQ-të vendore
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes programit EJA Kosovë, ofron përkrahje financiare për përfaqësim rajonal dhe ndërkombëtar të organizatave jo-qeveritare vendore.
Kush mund të aplikojë?
- Organizatat jo-qeveritare vendore (përjashtohen: klubet sportive, federatat sportive, shoqatat kulturore amatore, organizatat fetare, OJQ-të që përfaqësojnë biznese, degët e OJQ-ve të huaja dhe ndërkombëtare).
- Aplikantët duhet të jenë staf i organizatës dhe të respektojnë vlerat e EJA-së.
Kriteret e përzgjedhjes:
Përfaqësimi duhet të synojë të paktën njërën nga këto:
- Prezantimin e punës së organizatës në forum rajonal/ndërkombëtar.
- Avokim për çështje me interes për organizatën ose vendin.
- Krijim mundësish për rrjetëzim dhe bashkëpunime strategjike.
- Ndajnë përvoja dhe praktika të organizatës.
Aktivitetet e mbështetura:
Kongrese, konferenca, seminare, punëtori, simpoziume, festivale, takime strategjike dhe avokuese.
Si të aplikoni:
- Aplikimi bëhet përmes sistemit online të KCSF-së.
- Udhëzuesi për aplikim dhe video me instruksione gjenden 01-Udhezuesi-per-aplikim-per-perfaqesim-ALB-02.pdf .
- Pyetje mund të dërgohen në eja@kcsfoundation.org.
Thirrja në kuadër të projektit “Green Agenda Multiplier” është e Hapur!
Mbështetje financiare dhe teknike, mentorim, trajnime të personalizuara dhe mundësi bashkëpunimi për organizata nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Fushat tematike të projektit: Dekarbonizimi, Reduktimi i ndotjes dhe Biodiversiteti.
Afati i aplikimit: 17 shtator 2025 (https://forms.bos.rs/…/203b61b1-efa2-41d0-b0ab…).
Trajnimi i detyrueshëm online për përzgjedhjen paraprake: 4 shtator, ora 10:00 CET
Shkëmbim eksperiencash me organizata nga e gjithë Ballkani Perëndimor dhe kontribut në nisma të përbashkëta rajonale.
Më shumë informacion: https://www.eco-zone.org/…/shumezues-i-agjendes-se…
Kjo thirrje zhvillohet në kuadër të projektit “Green Agenda Navigator”, i zbatuar nga Belgrade Open School në bashkëpunim me gjashtë partnerë rajonalë: Aarhus Center (BiH), Eco-Team (Mali i Zi), Eco-Z (Kosovë), Eko-Svest (Maqedonia e Veriut), PPNEA (Shqipëri), dhe CEE Bankwatch Network.
Linku i thirrjes : EcoZ – 📢 Thirrja në kuadër të projektit “Green Agenda Multiplier”… | Facebook
Grantet e vogla për projekte
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ofron grante të vogla për projekte që sjellin rezultate konkrete brenda një afati të shkurtër kohor. Grantet mbështesin iniciativa të individëve, nismave të paregjistruara dhe organizatave joqeveritare vendore për projekte të fokusuara, që adresojnë çështje konkrete në komunitetet e tyre.
Kush mund të aplikojë?
- Individë (shtetas të Kosovës)
- Nisma të paregjistruara
- Organizata joqeveritare vendore të regjistruara
Afati kohor dhe buxheti
- Projekti: maksimum 12 muaj
- Buxheti maksimal: 10,000 EUR (përfshi auditet)
Si të aplikoni
- Aplikimi bëhet përmes sistemit online të KCSF-së.
- Udhëzime dhe video për përdorim gjenden në faqen e aplikimit.
- Pyetje mund të dërgohen në eja@kcsfoundation.org.
KONKURS PËR PUNËSIM NË INSTITUCIONE PUBLIKE:
Komuna Zubin Potok
Asistent Administrativ, numri I references RN00018550, afati per aplikim: 30/08/2025 – 28/09/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018550 )
Zyrtar Administrativ, numri I references RN00018549, afati per aplikim: 30/08/2025 – 28/09/2025 (Sistemi Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëhttps://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018549zore )
Komuna Fushë Kosovë
Zyrtar për Shërbime Sociale, numri I references RN00018548, afati per aplikim: 30/08/2025 – 28/09/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018548 )
Zyrtar për Informim, numri I references RN00018525, afati per aplikim: 27/08/2025 – 25/09/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018525 )
Shërbimi Korrektues i Kosovës
Asistent Administrativ, numri I references RN00018511, afati per aplikim: 29/08/2025 – 27/09/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018511 )
Zyrtar i lartë për hidro-ndërtimtari, numri I references RN00018454, afati per aplikim: 28/08/2025 – 26/09/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018454 )
Komuna Mitrovica e Veriut
Inspektor i Shërbimeve Publike, numri I references RN00018535, afati per aplikim: 28/08/2025 – 26/09/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018535 )
Shërbimi Sprovues i Kosovës
Zyrtar për Buxhet dhe Financa, numri I references RN00018524, afati per aplikim: 27/08/2025 – 25/09/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018524 )
Zyrtar Sprovues, numri I references RN00018521, afati per aplikim: 27/08/2025 – 25/09/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018521 )
Komuna Zveçan
Asistent Administrativ, numri I references RN00018500, afati per aplikim: 26/08/2025 – 24/09/2025
(https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018500 )
Zyrtar për Emergjenca, numri I references RN00018498, afati per aplikim: 26/08/2025 – 24/09/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018498 )
Pjesëmarrja aktive e qytetarëve përmes ankesave dhe raportimeve për problemet që ndodhin në nivel komunal dhe qendror, përmirëson punën e institucioneve të regjistruara dhe punonjësve të tyre, duke kontribuar kështu në përmirësimin e punës së tyre dhe jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mbroni të drejtat tuaja duke përdorur adresat e mëposhtme: |
- Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
- Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
- Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
- Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqen https://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ Advancing Together në email adresë: info@advancing-together.org dhe numri pa pagesë 0800 200 20.
NDIQNI VEGËZAT E MËPOSHTME QË OFROJNË PUNËSIM NË INSTITUCIONE DHE MUNDËSI TË TJERA: |
- SUPERPUNA: vende pune të subvencionuara për te rinj të moshës 18-29 vjeç, më shume informacione dhe regjistrimi në linkun në vazhdim: https://superpuna.rks-gov.net/
- KOSOVOGENU: praktikë tre mujore për të rinjtë 16-24 vjeç, më shumë informacion dhe regjistrim në linkun në vazhdim: https://kosovogenu.com
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index