Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić, ka siguruar zgjatjen e afatit për regjistrimin e popullsisë për komunitetet jo-shumicë. Afati i ri për përfundimin e regjistrimit është 31 tetor 2025.
Ky hap i rëndësishëm tregon qartë përkushtimin e ministrit për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo- shumicë dhe sigurimin që të gjithë qytetarët të jenë përfaqësuar në mënyrë adekuate.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë afatin e ri dhe të marrin pjesë në regjistrim në kohë.
Pjesëmarrja juaj është kyçe për një evidencë të saktë dhe për planifikim më të mirë të aktiviteteve të ardhshme që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e komuniteteve.
Linku: (1) 📢 𝐕𝐚𝐳̌𝐧𝐨 𝐨𝐛𝐚𝐯𝐞𝐬̌𝐭𝐞𝐧𝐣𝐞!… – Ministarstvo za zajednice i povratak | Facebook