Search
Close this search box.

Gëzuar Ditën e Boshnjakëve!

Me rastin e 28 shtatorit – Ditës së Boshnjakëve, Zyra për Çështje të Komuniteteve ju dërgon urimet më të sinqerta të gjithë anëtarëve të komunitetit boshnjak në Kosovë.

Kjo ditë na kujton rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhës dhe traditave të pasura të boshnjakëve, si dhe kontributin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë sonë. Komuniteti boshnjak, i cili përbën 1.69% të popullsisë së Kosovës sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit, është shembull i ruajtjes së vlerës së bashkëjetesës multietnike, që përfaqëson themelet e një të ardhmeje të përbashkët.

Zyra për Çështje të Komuniteteve shpreh përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit, respektit të ndërsjellë dhe tolerancës, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit dhe komunikimit rreth të drejtave dhe pozitës së të gjitha komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.

Urojmë që të gjithë boshnjakët ta kalojnë Ditën e Boshnjakëve me paqe, krenari dhe bashkim, duke i falënderuar për kontributin dhe pjesëmarrjen aktive në shoqërinë tonë!

Me respekt,
Zyra për Çështje të Komuniteteve

Share:

Latest posts