KONKURS: PËR FINANCIM TË PROPOZIM-PROJEKTEVE DHE AKTIVITETEVE PËR TË GJITHË INDIVIDËT DHE PERSONAT JURIDIK
Ministria për Kthim dhe Komunitete (MKK), në bazë të buxhetit të planifikuar strategjik për zhvillimin e sektorit privat me qëllim të forcimit të të gjitha komuniteteve në Kosovë, po lanson një program për zhvillimin e bizneseve mikro dhe të vogla, duke i zgjeruar kapacitetet prodhuese apo shërbyese, duke krijuar vende të reja pune, si dhe duke reduktuar nxitjen e importit dhe eksportit.
MKK përmes këtij programi trefazor në koordinim me Qeverinë e Kosovës do të ofrojë nxitje për kompanitë që të zgjerojnë kapacitetet e tyre prodhuese dhe shërbyese duke arritur qëndrueshmëri afatgjatë të biznesit, si dhe do të ndikojë në rritjen e qarkullimit të biznesit si dhe diversifikimin e tij.
Programi i parë do të mbështetet financiarisht me fokus zhvillimin e bizneseve fillestare, sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nëpërmjet zgjerimit të kapaciteteve të tyre prodhuese dhe shërbyese, krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe reduktimit të importeve dhe promovimin e eksporteve në vlerë të përgjithshme prej 400.000 euro.
Programi i dytë i referohet ndarjes së granteve për blerjen e mekanizimit, pajisjeve dhe mjeteve bujqësore të nevojshme dhe më moderne për personat fizikë dhe juridikë, d.m.th. ndërmarrjet fillestare dhe ekzistuese dhe fermat që merren me prodhimin bujqësor dhe përpunimin e produkteve bujqësore në vlerë të përgjithshme prej 400.000 euro.
Programi i tretë do të zbatohet përmes një thirrjeje publike për projekt propozime të organizatave të shoqërisë civile që do të synojë rritjen e punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë me fokus në trajnimin dhe punësimin e grave, të rinjve, personave me nevoja të veçanta dhe grupe të margjinalizuara njerëzish.
Gjithashtu, ky program do të synojë përmirësimin e kapaciteteve të organizatave joqeveritare për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit të organizatave joqeveritare me aktorë të tjerë, veçanërisht me institucionet qeveritare në shumën totale prej 200,000 euro.
Për konsultime dhe pyetje, kontaktoni në adresën e mëposhtme të emailit: request.mkk.mzp.mcr@rks-gov.net, ndërsa për më shumë informacione rreth vetë thirrjes dhe mënyrës së aplikimit, shikoni vegëzën e mëposhtme:
https://mkk.rks-gov.net/al/notifications
Afati për aplikim: 29 prill 2024.
KONKURS: PËR DHËNIEN E GRANTEVE ARTISTËVE
Këshilli Britanik po jep 1 milion funta në grante për të mbështetur krijimin e bashkëpunimeve të reja kulturore midis artistëve, profesionistëve dhe organizatave britanike të artit dhe bashkëmoshatarëve të tyre në mbarë botën.
Këto grante bashkëpunimi ndërkombëtar nxisin partneritete të reja dypalëshe dhe shumëpalëshe, duke ofruar fonde që u mundësojnë organizatave të bëjnë dhe zhvillojnë vepra kreative të artit me kolegët e tyre ndërkombëtarë dhe të ndihmojnë artistët individualë të gjejnë mënyra inovative për të bashkëpunuar.
Grantet e disponueshme variojnë midis 25,000 dhe 75,000 funta dhe tani janë të hapura për aplikime.
Regjistrimet duhet të demonstrojnë bashkëpunim të vërtetë ndërkombëtar dhe të ofrojnë përfitime të qarta për artistët dhe organizatat pjesëmarrëse në Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tyre ndërkombëtarë. Projektet mund të trajtojnë çdo temë dhe aplikantëve u kërkohet të ndajnë qasjen e tyre ndaj diversitetit, përfshirjes dhe qëndrueshmërisë mjedisore në realizimin e projektit të tyre.
Për më tepër informata shikoni vegëzën e mëposhtme: https://www.britishcouncil.org/arts/international-collaboration-grants?utm_source=fb&utm_medium=social&utm_campaign=cearts-all-all-we-regional-internationalcollaborationgrants&fbclid=IwAR2sgqpTV2MDssQkO7aSzBZyedDy5LSzQMGj1wkNSmloMww7OdsyJxdeYW8
Afati për aplikim: 30 prill 2024
NJOFTIM: Këshilli Danez për Refugjatë në bashkëpunim me organizatën SIT fton të gjithë të rinjtë e moshës 15-20 vjeç nga rajoni i Prishtinës dhe Mitrovicës të marrin pjesë në projektin “Fuqizimi i të rinjve të Kosovës për kohezion brenda komunitetit”. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësi dhe njohuri të ndryshme rreth menaxhimit të projekteve dhe financimit të tyre duke përdorur metodologjinë Donut, përmes bashkëpunimit dhe komunikimit me kolegët.
Kushdo që është i motivuar për të kontribuar në komunitetin dhe mjedisin e tij mund të aplikojë në mënyrë elektronike duke skanuar një kod QR.
Afati për aplikim: 30 prill 2024
NJOFTIM: Agjencia për Ndihmë Juridike Falas fton të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmën profesionale të avokatit të kontaktojnë zyrtarët e tyre të cilët janë të dislokuar pothuajse në të gjitha komunat. Ndihmë mund të merrni edhe duke telefonuar falas në numrin e mëposhtëm: 0800 11 777
Nëse keni një problem që rrjedh nga marrëdhëniet familjare, çështjet e pazgjidhura pronësore, problemet në të drejtën gjinore, një problem në punë, keni një ankesë në organet administrative, duhet të filloni procedimin ligjor ose dikush fillon procedimin ligjor kundër jush, nëse jeni arrestuar ose ndaluar.
Ndihmën ligjore falas mund ta merrni nëpërmjet shërbimeve profesionale si:
– informacione,
– këshilla juridike,
– shkrimin dhe paraqitjen e një kërkese/ankese,
– përfaqësimin para gjykatave dhe autoriteteve të tjera deri në zgjidhjen e çështjes!
Për më shumë informata vizitoni vegëzën: https://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1
THIRRJE: BURSA PËR STUDENTË
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës kanë hapur thirrjen për aplikime për skemën e Young Cell Scheme raundi XIV të të rinjve që dëshirojnë të studiojnë në programet master një ose dy vjeçare në universitetet në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Gjuha e punës e Programit të Bursave është anglishtja dhe do të ofrojë deri në 30 grante të plota (numri real i bursave të dhëna mund të jetë më i ulët në varësi të përshtatshmërisë së aplikantit dhe disponueshmërisë së financimit). Kjo thirrje është e hapur për publikun e gjerë dhe nëpunësit civilë që janë diplomuar në integrime evropiane, drejtësi, administratë publike dhe burime njerëzore, diplomaci dhe profesione të tjera akademike.
Për më shumë informacione rreth aplikimit, vizitoni faqen: https://www.ycskosovo.org/index.php/en/apply , ose dërgoni email në: info@ycskosovo.eu
Afati për aplikim: 30 prill 2024
NDIQNI VEGËZAT E MËPOSHTME QË OFROJNË PUNËSIM NË INSTITUCIONE DHE MUNDËSI TË TJERA:
Ø SUPERPUNA: vende pune të subvencionuara për të rinjtë 18-25 vjeç, më shumë informata dhe regjistrim në vegëzën : https://superpuna.rks-gov.net/
Ø KOSOVOGENU: praktikë tremujore për të rinjtë 16-24 vjeç, më shumë informata dhe regjistrim në vegëzën : https://kosovogenu.com/
Ø Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në vegëzën: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
Ø Bëhuni pjesë e ndryshimeve pozitive duke marrë pjesë në konsultime publike, të gjitha informacionet i gjeni në vegëzën: https://konsultimet.rks-gov.net/index.php
Ø Ndiqni konkurset për grante për organizatat joqeveritare në vegëzën: https://www.kosovofunding.org/