Tryeza e katërt, e organizuar në kuadër të programit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, është mbajtur me komunitetin kroat. Ky takim u mbajt më 21 nëntor 2023, ku morën pjesë përfaqësues të komunitetit kroat, Ekselenca e saj, Ambasadorja e Ambasadës Kroate në Kosovë, Danijela Barishiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi.
Temë e bisedës ishte bashkëpunimi i Qeverisë me komunitetin dhe njohja më e thellë e nevojave të tij. U bisedua edhe për angazhimin e Qeverisë me komunitetin gjatë vitit, si dhe për ndihmën e dhënë qytetarëve të Janjevës, të përzgjedhur nga komisioni për grante. Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe puna e Qeverisë për zbatimin e plotë të ligjit për përdorimin e gjuhës, në mënyrë që komunitetet joshumicë të kenë qasje në komunikimin nga qeveria.
Përfaqësuesit e komunitetit kroat falënderuan kryeministrin për mundësinë që të diskutojnë sfidat dhe mundësitë e tyre për bashkëpunim. Ata theksuan nevojën për mbështetje infrastrukturore në Janjevë. Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë që të punoj për të siguruar kushte sa më të mira për komunitetin kroat në Kosovë.
Më shumë informacione rreth këtij takimi mund të shihni në vegëzën e mëposhtme: