Zyra për Çështje të Komuniteteve ka përkrahur manifestimin e 5 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, e cila u mbajt në Prizren. Në këtë organizim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani, deputeti i Republikës së Kosovës, Erxhan Galushi, si dhe Komisioneri për Gjuhë Slaviša Madenović ishin të pranishëm. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të kujtonte historinë, traditën dhe kulturën e komunitetit rom si dhe promovimin e gjuhës. Kryeministri mbajti edhe një fjalim shumë frymëzues në mbështetje të komunitetit rom dhe ruajtjes së gjuhës rome.
Fjalimin e kryeministrit mund ta shihni në vegëzën e mëposhtme: