Shoqata e Malazezëve “Perper” dhe “Lovćen”, me mbështetjen e zyrës për çështjet komunitare pranë zyrës së kryeministrit, organizuan një koktel solem në Hotel Sirius më 27 maj, më rastin e Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.
Kjo ceremoni filloi me intonimin e himneve të Malit të Zi dhe Kosovës, më pas të ftuarve me fjalë përshëndetëse iu drejtuan zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe përfaqësuesi i malazezëve në Kosovë, Lazar Raduloviq, e pas tij të pranishmëve iu drejtua edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu, foli edhe drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporë, Erduan Demici.
Në ngjarje morën pjesë edhe zëvendëspresidentja për komunitetete, Emilija Redžepi, ministri për kthim e komunitete, Nenad Rašić, konsulli nderi i Malit të Zi në Kosovë, Gazmend Abrasi, e ngarkuara me punë e Ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Daçiq,kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhadzeri, zëvendësministrat, si dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Kosovë.
Nga festimi u dërgua një mesazh i qartë se komuniteti malazez është përcaktuar fort për marrëdhënie edhe më të mira fqinjësore dhe më të forta ndërmjet dy vendeve dhe se komuniteti malazez duhet të jetë më i përfaqësuar në institucionet e Kosovës në mënyrë që të forcohet ekonomikisht.