Search
Close this search box.

Njoftim: Ftesë për pjesëmarrje në Shkollën Verore për Drejtësi Tranzicionale 2024!

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë organizon një shkollë verore për drejtësinë tranzicionale për të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç, të cilët dëshirojnë të mësojnë për drejtësinë tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën. Shkolla do të mbahet në Prizren,  pesë ditë me radhë, nga data 5 deri më 9 gusht 2024.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kenë mundësinë të mësojnë mbi mekanizmat e drejtësisë tranzicionale si: e drejta për drejtësi, e drejta për të vërtetën, e drejta për kompensim (reparacion) dhe reformat institucionale, nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendor të kësaj fushe. Gjithashtu, pjesëmarrësit e shkollës do të kenë mundësinë të vizitojnë vendet e krimeve dhe të takohen me të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave, të cilët do të tregojnë historinë e tyre.

Të gjitha shpenzimet në lidhje me shkollën verore do t’i mbulojë Fondi për të Drejtën Humanitare në  Kosovës, gjithashtu do sigurohet edhe përkthimi.

Aplikimi mund të bëhet në linkun në vijim: https://docs.google.com/…/1SFUW4IGfmlseb469NHxfGpU…/edit  

Shqip: https://docs.google.com/…/1XGJbBN25j9XKPHaloNSiHTL…/edit

Afati për aplikim: 15 korrik 2024.

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin