Search
Close this search box.

Ambasada e Francës në Prishtinë ka shpallur thirrjen për projekt propozime!

Ambasada e Francës në Prishtinë ka hapur thirrje për grante për projekte, që ofrojnë mbështetje për ruajtjen e diverzitetit të kulturave në Kosovë. Ky fond, i krijuar së bashku nga qeveria gjermane dhe ajo franceze, synon forcimin e lidhjeve kulturore dhe inkurajimin e bashkëpunimit midis dy popujve në vendet e treta.

Projektet e pranueshme mund të përfshijnë:

– Drejtime të ndryshme artistike: arte pamore, arte digjitale, arte skenike, dizajn, modë, arkitekturë, teatër, film, media audiovizive, media të reja, formate dialogu dhe letërsi.

– Ndikimi në komunitet: Projektet duhet të integrojnë partnerët lokalë dhe të krijojnë përfitime kulturore dhe sociale afatgjata. Aktivitetet shkencore ose profesionale të trajnimit, ose projektet e kufizuara në shfaqje artistike individuale, pa elemente shtesë, nuk janë të pranueshme.

Për më shumë informacione, shikoni linkun: https://kosovo.ambafrance.org/Call-for-Proposals-Fonds-culturel-franco-allemand-2025-Deutsch-Franzosischer?fbclid=IwY2xjawFFJOhleHRuA2FlbQIxMAABHUH7Q79OO_YoslAlfq7HhyoxD5vgW9m1OZ3zMS4IqNV6m6cJ_DJaPrhlpg_aem_uGODq_p_THxk-YR8QnZNUg

Afati për aplikim: 30 shtator 2024

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin