Search
Close this search box.

Buletini L

Thirrja ka për qëllim që të mbështes agrobizneset e regjistruara, kooperativat dhe shoqatat e fermerëve që janë pjesë e zinxhirit – sektorit të synuar, me qëllim që të adoptojnë dhe promovojnë praktikat dhe teknologjitë e qëndrueshme mjedisore dhe efikase.

Thirrja është e ndarë në dy Lote:

  • Lot 1 – Pajisje për prodhim dhe përpunim të qëndrueshëm bujqësor për agrobizneset: mbështetje për agrobizneset për të përmirësuar pajisjet e tyre të përpunimit dhe prodhimit, pajisje që përmirësojnë efikasitetin e përdorimit të energjisë dhe ujit, reduktojnë mbetjet dhe minimizojnë ndikimin negativ në mjedis.
  • Lot 2 – Mbështetje për Fermerët nëpërmjet agrobizneseve (Bujqësi e Kontraktuar): Mbështetje për agrobizneset në forcimin e bashkëpunimit të tyre me fermerët duke ofruar pajisje, trajnim dhe shërbime këshilluese që u mundësojnë fermerëve të përdorin praktikat efikase natyrore, përmirësojnë prodhimin dhe cilësinë, dhe rrisin rezistencën ndaj sfidave të tregut dhe ambientit – mjedisit.  (aplikuesi mund të aplikojë vetëm për një Lot).

Vendndodhja – Lokacioni

Intervenimet do të ofrohen në komunat e mëposhtme:

  • Dragash/Dragaš; Graqanicë/Gračanica; Kamenicë/Kamenica; Novobërdë/Novobrdo; Peja/Peč,;
  • Podujevë/Podujeva; Prishtinë/Priština; Prizren; Ranillug/Ranilug; Shtërpcë/Štrpce; Suharekë/Suva Reka; Viti/Vitina

Kohëzgjatja e aktiviteteve të propozuar mund të realizohen ndërmjet 01.11.2025 – 15.09.2026.

Kush mund të aplikojë:

Agrobizneset e regjistruara, kooperativat bujqësore dhe shoqatat e fermerëve që merren me kultivimin, përpunimin dhe shitjen në zinxhirët – sektorët:

  • Frutat manore: mjedra, boronica, dredhëza dhe fruta manore të tjera,
  • Produkte pyjore jodrusore, bimë mjekësore dhe aromatike,
  • Përpunimi shtëpiak i perimeve dhe pemëve (pa kultivim).

Agrobizneset e udhëhequr nga gratë dhe ato që angazhojnë gra, të rijnë dhe grupe të margjinalizuar në aktivitetet e tyre ose në zinxhirin furnizues inkurajohen të aplikojnë. (Agrobizneset e udhëhequra nga gratë do të vlerësohen me pikë shtesë)

Për procesin e aplikimit dhe detaje të tjera ju lutem ndiqeni linkun në vazhdim: https://ofertapune.net/admin/jobs/thirrje-per-aplikime-nga-agrobizneset-3/

Afati i fundit: Aplikacionet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura dhe të mbërrijnë në adresën e mësipërme deri më 30.09.2025 (ora 16:00). Aplikacionet që mbërrijnë pas datës dhe orës së shënuar nuk do të merren parasysh.

Për pyetje mbi formularin e aplikimit dhe informacione shtesë, ju mund të pyesni gjatë sesionit informues online, i cili do të mbahet më 18/09/2025 në ora 10:00, ose ju mund të kontaktoni zyrën e Caritas-it Zviceran në Kosovë përmes e-mailit kosovo@caritas.ch nga 22.09.2025 – 26.09.2025 (nga ora 09:00 deri në 16:00, nga e Hëna në të Premte)

Ky thirrje për dhënie të granteve të vogla shpallet në kuadër të projektit Green Agenda Navigator, i zbatuar nga Belgrade Open School (BOS) në bashkëpunim me gjashtë partnerë rajonalë: Shoqata Aarhus Centre në Bosnjë dhe Hercegovinë, Eco-Team nga Mali i Zi, Eco-Z nga Kosova*, Qendra për Kërkime dhe Informim Mjedisor Eko-Svest nga Maqedonia e Veriut, Organizata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror nga Shqipëria, dhe rrjeti CEE Bankwatch Network. Projekti bashkëfinancohet nga BE.

Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor synon të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2025. Megjithatë, realiteti në Ballkanin Perëndimor është i ashpër: gati 70% e energjisë elektrike në rajon prodhohet nga thëngjilli, ndotja e ajrit ka ndikim të madh në shëndetin publik, dhe biodiversiteti po pëson humbje të rënda.

Thirrja e hapur Green Agenda Multiplier synon të thyejë këtë prirje negative dhe ofron mbështetje financiare dhe mentorim për organizatat dhe rrjetet.

Afati i fundit për aplikim: 17 shtator 2025.

Për më shumë informacione dhe detaje kliko në linkun në vazhdim

https://www.eco-zone.org/news/shumezues-i-agjendes-se-gjelber-program-i-mbeshtetjes-me-grante-per-ojq-te-dhe-rrjetet-e-ojq-ve .

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës fton të gjithë kandidatët potencialë, të interesuar nga komunitetet jo-shumicë të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Kriteret e përgjithshme për aplikim janë:

• të jetë shtetas të Republikës së Kosovës;

•të ketë zotësi të plotë për veprim;

• të ketë të përfunduar shkollën e mesme;

• aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për pozitën e shërbimit;

• të mos jetë i dënuar me vendim të prerë për vepra penale;

• të keni një reputacion të pastër dhe të mos keni probleme me dëbimin nga vendet e tjera;

• të jeni të moshës 18 deri në 25 vjeç në ditën e aplikimit;

• të keni një gjatësi trupore prej të paktën 165 cm për burrat dhe 160 cm për gratë (kjo kontrollohet gjatë fazës së testimit fizik);

• nuk guxojnë të bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga bicepsi deri te gishtat, duke përfshirë edhe pirsing.

Kandidatët do të jenë të obliguar t’i nënshtrohen një testi fizik, një test inteligjence, një test njohurish të përgjithshme,  intervistë dhe ekzaminim mjekësor.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

• diplomë e shkollës së mesme / e vërtetuar nëse është marrë në Kosovë ose e nostrifikuar nëse është marrë jashtë Kosovës.

• certifikatë e lindjes (jo më e vjetër se 6 muaj);

• vërtetim nga gjykata që nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime (dokumenti duhet të lëshohet brenda afatit të konkursit);

• kopje e letërnjoftimit ose pasaportës;

• foto portreti 4×4 për aplikim (elektronike);

• dëshmi e kualifikimeve të tjera (nëse ka).

• dokument mbi aftësinë operative. (ky dokument kërkohet para fillimit të trajnimit bazë).

Verifikimin e diplomave që janë marrë në gjuhën serbe në shkollat në Kosovë, mund të kërkoni përmes platformës  E-Kosova në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5 ose në email adresë:  diploma.verification@rks-gov.net

Afati për aplikim nga 22 shtator 2025 deri më 21 tetor 2025. 23:59.

Aplikimi bëhet online në https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply , ndërsa shpallja e konkursit mund të gjendet në web faqen e Ministrisë së mbrojtjes, https://mod.rks-gov.net/Page/16 . Për informacione shtesë mund të kontaktoni numrat e tel.në vijim: 038- 555584 5690 i 038- 555584 5691 od 09:00 do 15:00 časova.

Ministria e Mbrojtjes pranon aplikime nga gratë dhe burrat, pa dallim nga të gjitha komunitetet jo-shumicë.

Organizata Democracy for Development (D4D) fton organizatat joqeveritare lokale të vogla dhe të mesme me ide inovative, të përkushtuara dhe të angazhuara në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve – veçanërisht të grupeve të nënpërfaqësuara dhe vulnerabël (siç janë: vajzat dhe gratë e reja, të rinjtë romë, të rinjtë me aftësi të kufizuara, etj.) – të aplikojnë në këtë Thirrje për Propozime.

Qëllimi kryesor i kësaj Thirrjeje është fuqizimi i kapaciteteve të anëtarëve aktualë të Rrjetit për të vazhduar kontributin në procesin e përmirësimit të pozitës së të rinjve dhe zgjerimi i Rrjetit në mënyrë që t’u mundësojë OShC-ve të vogla lokale të angazhohen drejtpërdrejt në aktivitete të ndryshme në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal sa i përket rritjes së pjesëmarrjes sistematike dhe kuptimplotë të të rinjve.

Ky vendim bazohet në përkushtimin për të siguruar vazhdimësinë e punës së OJQ-ve lokale, e nevojshme për të harmonizuar proceset në nivel kombëtar dhe lokal dhe për të rritur përgjigjen e duhur ndaj sfidave me të cilat përballen të rinjtë (veçanërisht ata vulnerabël dhe të nënpërfaqësuar).

Kjo është një Thirrje rajonale për propozime, e cila do të shpallet dhe zbatohet njëkohësisht, por veç e veç në secilin vend të Projektit. Në Kosovë*, ajo zbatohet nga Democracy for Development (D4D).

📌 Për më shumë informacion mbi projektin dhe aplikimet, vizitoni këtë link:

👉 https://d4d-ks.org/en/activities/call-for-grants/

📅 Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve të projekteve: 30 shtator 2025.

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ofron grante të vogla për projekte që mbështesin iniciativa konkrete dhe afatshkurtra, të cilat sjellin rezultate të dukshme. Këto grante janë të hapura për individë, nisma të paregjistruara dhe OJQ që kanë ide inovative dhe që mund të kontribuojnë në mënyrë kuptimplotë në avancimin e qëllimeve të programit.

Kohëzgjatja e projekteve mund të jetë deri në 12 muaj, me një buxhet maksimal prej 10,000 Euro (duke përfshirë edhe shpenzimet e auditimit).

Aplikimet duhet të dorëzohen online duke plotësuar të dhënat e kërkuara, duke përshkruar idenë e projektit dhe duke bashkëngjitur të gjithë dokumentet e nevojshme.

📌 Për më shumë informacion dhe udhëzime për aplikim vizitoni:
👉 https://kcsfoundation.org/en/open-call/small-project-grants/

📧 Për kontakt të drejtpërdrejtë: eja@kcsfoundation.org

 Në thirrje nuk është specifikuar afati i fundit për aplikimi

Zyrtar për evidentimin e pronës së paluajtshme, numri I references RN00018618, afati per aplikim: 06/09/2025 – 05/10/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018618)

Zyrtar i Lartë Ligjor, numri I references RN00018618, afati per aplikim: 06/09/2025 – 05/10/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018617 )

 Zyrtar për Regjistrim Civil, numri I references RN00018565, afati per aplikim: 06/09/2025 – 05/10/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018565 )

 Zyrtar për Regjistrim Civil, numri I references RN00018561, afati per aplikim: 06/09/2025 – 05/10/2025(https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018561 )

 Zyrtar për Regjistrim Civil, numri I references RN00018577, afati per aplikim: 06/09/2025 – 05/10/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018577 )

 Zyrtar për Regjistrimin e Automjeteve, numri I references RN00018581, afati per aplikim: 06/09/2025 – 05/10/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018581)

Udhëheqës i Sektorit për Gjendje Civile, numri I references RN00018564, afati per aplikim: 03/09/2025 – 02/10/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018564 )

Pjesëmarrja aktive e qytetarëve përmes ankesave dhe raportimeve për problemet që ndodhin në nivel komunal dhe qendror, përmirëson punën e institucioneve të regjistruara dhe punonjësve të tyre, duke kontribuar kështu në përmirësimin e punës së tyre dhe jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mbroni të drejtat tuaja duke përdorur adresat e mëposhtme:
  • Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
  • Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
  • Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
  • Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqen https://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ  Advancing Together në email adresë: info@advancing-together.org dhe numri pa pagesë  0800 200 20.
NDIQNI VEGËZAT E MËPOSHTME QË OFROJNË PUNËSIM NË INSTITUCIONE DHE MUNDËSI TË TJERA:

Share:

Latest posts