Zgjatet afati për mbështetjen e fëmijëve nga familjet me asistencë sociale në Programin e Kuponëve
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) njofton se është zgjatur afati për mbështetjen e fëmijëve nga familjet me asistencë sociale në Programin e Kuponëve deri më 12 tetor.
MAShTI ofron pagesë të plotë për kopsht (kuponë) për përfituesit e Skemës së Asistencës Sociale (SAS) që kanë fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç. Kuponi ofrohet për të ndjekur kopshte private dhe kopshte publiko-private të licencuara për vitin shkollor 2025/26, pa asnjë kosto për prindërit.
• Programi do të mbulojë pagesën e kopshtit për të gjithë ciklin e edukimit të fëmijërisë së hershme.
• Pagesën për transport për fëmijët të cilët nuk janë në gjendje të udhëtojnë, distanca e të cilëve është së paku 4 kilometra larg nga kopshti i përzgjedhur në procedurë të aplikimit.
Familjet e regjistruara në SAS të cilat banojnë në Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren, Ferizaj, Lipjan, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri, Graçanicë, Drenas, Shtime, Suharekë, dhe Klinë, ftohen të aplikojnë në Programin e Kuponëve në mënyrë që të përfitojnë nga programi.
Pjesëmarrja në Program të Kuponëve nuk do të ndikojë në përfitimet nga Skema e Asistencës Sociale.
Për ndihmë rreth aplikimit, procesit të përfitimit dhe çështjeve tjera në lidhje me Programin e Kuponëve, drejtohuni tek Qendra për Punë Sociale (QPS) në komunën tuaj.
Për më shumë detaje shikoni linkun ne vazhdim: Zgjatet afati për mbështetjen e fëmijëve nga familjet me asistencë sociale në Programin e Kuponëve – MASHT
NJOFTIM I RËNDËSISHËM: AFATI PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË PËR KOMUNITETET JO-SHUMICË ËSHTË ZGJATUR
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić, ka siguruar zgjatjen e afatit për regjistrimin e popullsisë për komunitetet jo-shumicë. Afati i ri për përfundimin e regjistrimit është 31 tetor 2025.
Ky hap i rëndësishëm tregon qartë përkushtimin e ministrit për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo- shumicë dhe sigurimin që të gjithë qytetarët të jenë përfaqësuar në mënyrë adekuate.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë afatin e ri dhe të marrin pjesë në regjistrim në kohë.
Pjesëmarrja juaj është kyçe për një evidencë të saktë dhe për planifikim më të mirë të aktiviteteve të ardhshme që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e komuniteteve.
Linku: (1) 𝐕𝐚𝐳̌𝐧𝐨 𝐨𝐛𝐚𝐯𝐞𝐬̌𝐭𝐞𝐧𝐣𝐞!… – Ministarstvo za zajednice i povratak | Facebook
Njoftim: Thirrje për Propozime — Programi Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë (2021–2027)!
EEAS në Shqipëri ka hapur një Thirrje për Propozime nën referencën EuropeAid/184245/DD/ACT/AL, e fokusuar në bashkëpunimin ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Qëllimi i përgjithshëm është të forcohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të mbështetet integrimi në BE, dhe të nxitet zhvillimi shoqëror, ekonomik dhe territorial në rajonin ndërkufitar.
Lot-et tematike:
- Lot 1 – Mbrojtja e mjedisit, përshtatja me klimën & menaxhimi i rreziqeve (Shuma: ~ 3.24 milion €).
- Lot 2 – Turizëm i qëndrueshëm & vlerësimi i trashëgimisë natyrore/kulturore (Shuma: ~ 2.04 milion €).
Shuma e granteve:
- Lot 1: ~ 700,000 – 1,080,000 €.
- Lot 2: ~ 300,000 – 510,000 €.
Përgjegjësia e aplikantit kryesor: duhet të jetë një entitet juridik jofitimprurës (OJQ, organ publik ose i ngjashëm), i regjistruar në Shqipëri ose Kosovë, dhe përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit (jo ndërmjetës).
Shënim: aplikuesit duhet të sigurojnë financim shtesë për një pjesë të projektit (sipas rregullave të BE-së).
Për më shumë detaje rreth kësaj thirrjeje shikoni linkun:
https://www.eeas.europa.eu/delegations/albania/new-call-proposals-under-cross-border-cooperation-programme-albania-%E2%80%93-kosovo-2021%E2%80%932027_en?
Afati i fundit për dërgimin e koncept-propozimeve: 24 tetor 2025, ora 16:00 sipas kohës së Brukselit (European External Action Service).
Njoftim: Fulbright Kosovo – Aplikimet e Hapura për vitin akademik 2026–2027!
Programi Fulbright i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve fton aplikime nga qytetarët e Kosovës për bursa studimi, kërkimi dhe mësimdhënieje në Shtetet e Bashkuara. Ky program prestigjioz shkëmbimi ofron një mundësi unike për të forcuar aftësitë akademike dhe profesionale, për të ndërtuar rrjete ndërkombëtare, dhe për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës pas kthimit.
Mundësitë e ofruara:
- Fulbright Graduate Study Grants – për ndjekjen e studimeve bachelor ose master në SHBA.
- Fulbright Visiting Scholar Awards – për staf universitar ose studiues për të zhvilluar kërkime ose ligjëruar në institucione amerikane.
- Fulbright Foreign Student Program – për të diplomuar së fundmi dhe profesionistë të rinj për të studiuar ose kërkuar në universitete amerikane.
Kohëzgjatja e programit është nga 6–12 muaj (në varësi të tipit të programit).
Kandidatët e pranueshëm duhet të jenë qytetarë të Kosovës, me arritje të forta akademike ose profesionale, njohuri të mira të gjuhës angleze, dhe të demonstrojnë potencial udhëheqës.
Fushat e studimit janë të gjera, të hapura për të gjitha disiplinat, megjithatë propozimet duhet të tregojnë rëndësinë për zhvillimin e Kosovës.
Shpenzimet për shkollim, bursë për jetesë, shpenzime udhëtimi dhe sigurim shëndetësor janë të mbuluara plotësisht.
Afati i fundit për aplikim: 7 tetor 2025.
Aplikimet duhet të dorëzohen online përmes portalit Fulbright. Udhëzimet e plota dhe materialet për aplikim gjenden në linkun e mëposhtëm:
https://us.fulbrightonline.org/countries/europe-and-eurasia/kosovo/1755
Mundësi punësimi në institucionet publike
Ministria e Punëve të Brendshme në komunën Zubin Potok
Asistent Administrativ, numri i references RN00018738, afati për aplikim: 25.09.2025 – 24.10.2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018738)
Ministria e Punëve të Brendshme
Asistent i shpërndarjes së dokumenteve personale, numri i references RN00018595, afati për aplikim: 13/09/2025 – 12/10/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018595)
Zyrtar për Regjistrim Civil, numri i references RN00018667, afati për aplikim: 16/09/2025 – 15/10/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018667)
Komuna Zveçan
Asistent për gjeodezi, numri i references RN00018728, afati për aplikim: 23/09/2025 – 22/10/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018728)
Zyrtar për Zhvillim, numri i references RN00018724, afati për aplikim: 20/09/2025 – 19/10/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018724)
Komuna Mitrovica e Veriut
Zyrtar për Gjendje Civile 2, numri i references RN00018656, afati për aplikim: 13/09/2025 – 12/10/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018656)
Pjesëmarrja aktive e qytetarëve përmes ankesave dhe raportimeve për problemet që ndodhin në nivel komunal dhe qendror, përmirëson punën e institucioneve të regjistruara dhe punonjësve të tyre, duke kontribuar kështu në përmirësimin e punës së tyre dhe jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mbroni të drejtat tuaja duke përdorur adresat e mëposhtme: |
- Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
- Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
- Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
- Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqen https://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ Advancing Together në email adresë: info@advancing-together.org dhe numri pa pagesë 0800 200 20.
NDIQNI VEGËZAT E MËPOSHTME QË OFROJNË PUNËSIM NË INSTITUCIONE DHE MUNDËSI TË TJERA: |
- SUPERPUNA: vende pune të subvencionuara për te rinj të moshës 18-29 vjeç, më shume informacione dhe regjistrimi në linkun në vazhdim: https://superpuna.rks-gov.net/
- KOSOVOGENU: praktikë tre mujore për të rinjtë 16-24 vjeç, më shumë informacion dhe regjistrim në linkun në vazhdim: https://kosovogenu.com
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index