MBËSHTETJA INSTITUCIONALE PËR KOMUNITETET JOSHUMICË:
NJOFTIM: FONDI PËR FUQIZIM RURAL I DISPONUESHËM NGA GIZ DHE MINISTRIA PËR KOMUNITETE DHE KTHIM!
Objektivi i Fondit për Fuqizim Rural në Kosovë për komunitetet joshumicë është promovimi i aktiviteteve ekonomike në shkallë të vogël, në përputhje me potencialin ekzistues në zonat rurale, me synim krijimin ose ruajtjen e vendeve të punës, veçanërisht për anëtarët e komuniteteve joshumicë. Aktivitetet e krijuara së fundmi kanë për qëllim ofrimin e mundësive zhvillimore me një prag të ulët hyrjeje për t’u bërë ekonomikisht aktiv për gjenerimin e të ardhurave dhe për të kontribuar në reduktimin e migrimit nga zonat rurale, veçanërisht të të rinjve.
Ky fond për zhvillimin e bujqësisë dhe ndërmarrjeve rurale zbatohet në partneritet me Ministrinë për Komunitete dhe Kthimi dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, me bashkëfinancim nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).
Objektivi specifik i skemës së granteve është të promovojë aktivitetet ekonomike në zonat rurale dhe të mbështesë fermerët e vegjël nga komunitetet joshumicë përmes ofrimit të granteve për aktivitetet e mëposhtme:
- Përpunimi i produkteve bujqësore në fermë dhe jashtë fermës si në ekonomi familjare private ashtu edhe objekte të përpunimit të ushqimit
- Mbledhja dhe përpunimi i produkteve pyjore jodrusore (PPJD) dhe bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA), kërpudhave dhe bimëve zbukuruese
- Prodhimi i mjaltit
- Rritja e shpendëve për prodhimin e vezëve dhe mishit.
Grupi i synuar janë anëtarët e komuniteteve joshumicë në të gjitha rajonet e Kosovës. Granti është i orientuar për fermerët e vegjël, anëtarët e ekonomive bujqësore, individët, ndërmarrjet mikro dhe të vogla për të realizuar qëllimin e tyre për të gjeneruar të ardhura përmes aktiviteteve ekonomike të diversifikuara:
- Individët (persona fizikë) që tashmë drejtojnë ose fillojnë një biznes në zonat rurale
- Ndërmarrjet mikro dhe të vogla
- Bizneset fillestare
- Fermerët
- Ndërmarrjet mikro dhe të vogla duhet të jenë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) për aktivitetin e biznesit në fushën e projektit të aplikuar sipas listës së kodeve të aktivitetit.
- Fermerët, anëtarët e ekonomive të tyre familjare, individët duhet të regjistrohen në zonat rurale.
- Ndërmarrjet mikro dhe të vogla janë përfitues të pranueshëm pavarësisht nëse janë të regjistruara në zonat urbane apo rurale, ndërkohë që projekti i planifikuar duhet të zbatohet në zonat rurale.
Për çdo informacion në lidhje me këtë thirrje, mund të kontaktoni në adresën e mëposhtme të emailit: ntereze@yahoo.com ose numrin e telefonit: 038 542 864, mund të vizitoni faqen zyrtare të fondit në: https://ruralempowerment.grantplatform.com/
Afati për aplikim: 1 nëntor 2025.
Shënim: Për të aplikuar, së pari duhet të regjistroheni në linkun e dhënë më sipër duke përdorur adresën tuaj të emailit. Pasi të merrni kodin në email, plotësoni informacionin tuaj personal dhe do të keni qasje në formularin e aplikimit.
NJOFTIM: BURSAT PËR STUDENTË NGA KOMUNITETET ROM, ASHKALI DHE EGJIPTI!
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI) ka shpallur një thirrje publike për mbështetje financiare për studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian që regjistrohen për herë të parë në vitin akademik 2025–2026, në vitin e parë të studimeve baçelor në njërin nga Universitetet Publike të Republikës së Kosovës.
Çdo student i përzgjedhur do të përfitojë mbështetje financiare në vlerë prej 1,000 euro.
Kriteret e përshtatshmërisë dhe përparësitë:
- Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Kosovës.
- Duhet të jenë anëtarë të komuniteteve rom, ashkali ose egjiptian.
- Duhet të jenë regjistruar për herë të parë (në vitin e parë) në studimet baçelor në një universitet publik në Kosovë.
- Për të rritur përfaqësimin e grave në arsimin e lartë, kandidatët femra do të kenë përparësi në rast të kualifikimeve të barabarta.
- Kandidatët me aftësi të kufizuara do të kenë prioritet.
- Aplikanti duhet të kenë një llogari bankare personale aktive në një nga bankat që operojnë në Republikën e Kosovës.
Dokumentet e kërkuara:
- Dëshmia e regjistrimit në universitet (statusi i studentit ose formulari i regjistrimit).
- Formulari i vetëdeklarimi për përkatësinë etnike.
- Kopja e letërnjoftimit.
- Konfirmimi nga banka për llogari bankare personale aktive.
- Nëse kërkohet, dokumentacioni zyrtar i lëshuar nga autoritetet kompetente që vërteton statusin e aftësisë së kufizuar (sipas kriterit 5).
Procesi i aplikimit:
- Aplikimet duhet të dorëzohen përmes platformës e-Kosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security)
- Aplikimet e paplotësuara do të nuk do të merret në konsideratë nga komisioni i vlerësimit.
- Lista e studentëve të përzgjedhur do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të MASHTI-it.
Afati për aplikim: 18 tetor 2025 deri në orën 16:00.
Për më shumë informacion rreth kësaj thirrjeje, vizitoni linkun e mëposhtëm: https://masht.rks-gov.net/konkurs-per-mbështetje-financiare-per-studentet-e-komuniteteve-rom-ashkali-dhe-egjiptian-2/?fbclid=IwY2xjawNQkA1leHRuA2FlbQIxMABicmlkETFpaVU4cXlHWVp0aWtObDJnAR7R4IUhhCYgVuwpMrhUzmylnyKz7c_aoFE08GmwQ9d0xoJlSMtifxeeOU724A_aem_-C7S0XDQ2zZDd5yObkgYCw
Shënim: Aplikantët që nuk përzgjidhen mund të paraqisni ankesë brenda shtatë (7) ditëve pas publikimit të rezultateve. Ankesat duhet të dorëzohen në arkivin e MASHTI-t, kati përdhes, zyra nr. 4, dhe do të shqyrtohen nga Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa i Ministrisë.
NJË THIRRJE TJETËR NGA MASHTI PËR STUDENTËT E DOKTORATURËS!
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar të gjithë studentët nga Kosova, që ndjekin studimet e doktoraturës në 500 universitetet më të mira në botë sipas listës “Shanghai” për vitin akademik 2025/2026, se është hapur thirrja për mbështetje financiare në shumën vjetore prej 8,500.00 euro.
Thirrja është e hapur nga 17 shtatori deri më 16 tetor 2025, në orën 16:00.
Aplikimi duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur me shënimin “Kërkesë për mbështetje financiare për studime të doktoraturës” në adresën, rr. “Agim Ramadani”, në MASHTI – zyra e arkivit nr. 4.
Vendimi për përfituesit do të publikohet në faqen zyrtare të MASHTI-t.
Dokumentet e nevojshme dhe kushtet e aplikimit mund të gjenden në linkun: https://masht.rks-gov.net/en/call-for-financial-support-for-doctoral-degree-2025-2026/?fbclid=IwY2xjawNQk1ZleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFpaVU4cXlHWVp0aWtObDJnAR492jtV831vuZ5lUAp9f3VdbwazKOFRMD_GeFrbwwIJS4Wuc3l5FiULNHG9PQ_aem_l32i0tQAFfhBymKp7kZnJQ
MUNDËSITË PËR TË RINJTË:
NJOFTIM: THIRRJE PËR APLIKIME 2025/2026: BALLKANI PERËNDIMOR TAKON JAPONINË – NJË URË DREJT SË ARDHMES!
Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë (MPJ) dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) më kënaqësi bashkëpunojnë për të gjashtin vit me radhë për të sjellë programin e shumëpritur të shkëmbimit rinor “Ballkani Perëndimor takon Japoninë: Një Urë drejt së Ardhës”. Ky program, që do të zhvillohet nga 13-19 shkurt 2026, mirëpret 13 studentë të nivelit universitar ose pasuniversitar, të moshës 20 vjeç e lart, nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilët mund të aplikojnë për një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim personal dhe profesional.
Ballkani Perëndimor takon Japoninë: Një Urë drejt së Ardhmes është një program shkëmbimi rinor, i organizuar në kuadër të Programit MIRAI që nga viti 2018, dhe synon të thellojë kuptimin e pjesëmarrësve për Japoninë dhe politikën e saj, të promovojë mirëkuptimin dhe pajtimin e ndërsjellë përmes shkëmbimit intelektual dhe kulturor, si dhe të krijojë një bazë për miqësi dhe bashkëpunim të ardhshëm ndërmjet Japonisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Gjatë programit të shkëmbimit të vitit të kaluar, nga 3 deri në 10 dhjetor, 13 të rinj nga Ballkani Perëndimor morën pjesë në Programin MIRAI në Japoni, të përzgjedhur përmes një procesi konkurrues me pjesëmarrje të gati 400 aplikantëve. Përmes vizitave në institucione kyçe si selia qendrore e JICA-s, Universiteti Sophia dhe Parku Memorial i Paqes në Hiroshima, pjesëmarrësit patën mundësinë të njohin qasjet e Japonisë ndaj ndërtimit të paqes, pajtimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Programi përfshiu diskutime akademike, shkëmbim kulturor dhe reflektim emocional, duke ofruar një përvojë transformuese që thelloi kuptimin e pjesëmarrësve mbi dialogun ndërkulturor dhe mekanizmat e zgjidhjes së konflikteve. Ky udhëtim i jashtëzakonshëm krijoi lidhje të qëndrueshme dhe fuqizoi pjesëmarrësit për të qenë promovues aktivë të paqes në komunitetet e tyre.
Prandaj, nëse jeni të interesuar për kulturën japoneze dhe dëshironi të përjetoni një përvojë kulturore 7-ditore që ua mundëson ta eksploroni më thellë atë, kjo është një mundësi e shkëlqyer për ju!
Më shumë detaje rreth kësaj thirrjeje mund të gjenden në linkun e mëposhtëm: https://www.rycowb.org/call-for-applications-2025-2026-western-balkans-meet-japan-a-bridge-into-the-future/?fbclid=IwY2xjawNHamdleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFTQ3BLRXptY3RGcGhaN2FoAR5Sl-qYZzSZ0ZXm-tprfWwUY1r1oi17CFZYzPeTTW2AkDmHBM7x4aWFHX3ZYA_aem_iVFK6iBcNwQaLcTWiZuiNg
Për më shumë informacion, mund të kontaktoni: flutura.brakaj@rycowb.org
Afati për aplikim: 15 tetor 2025
NJOFTIM: SHKOLLA E GJELBËR VERORE, TETOR 2025 – ECOFIX
Fuqizimi i të Rinjve për një të Ardhme Qarkore në Ballkanin Perëndimor
Një mundësi e shkëlqyer për studentët e apasionuar pas qëndrueshmërisë, teknologjisë ose biznesit, të cilët duan të fitojnë përvojë praktike në trajtimin e një prej sfidave mjedisore me rritjen më të shpejtë – mbetjet elektronike (e-mbetjet), ndërkohë që zhvillojnë aftësi për punët e gjelbra të së ardhmes – kjo mund të jetë një mundësi për ju!
Programi i zbatuar nga GIZ për Zhvillim Urban Qarkor, në bashkëpunim të ngushtë me SENECA Green dhe SEDE, pranon aplikime për Shkollën e Gjelbër Verore 2025: EcoFix, një program trajnimi rajonal 5-ditor që do të mbledhë 25 studentë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Trajnimi do të zhvillohet gjatë periudhës 27–31 tetor 2025 në Prizren, në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimi.
Studentët e përshtatshëm duhet të jenë në vitin e dytë ose të tretë të studimeve në shkenca kompjuterike, ekonomi ose studime mjedisore (ose fusha të ndërlidhura).
Për më shumë informacion, mund të kontaktoni: jeta.dalladaku@giz.de, ose kontrolloni detajet e kësaj thirrjeje në linkun e mëposhtëm: https://www.giz.de/de/open-call-green-summer-school-october-2025-ecofix?fbclid=IwY2xjawNQlEBleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFpaVU4cXlHWVp0aWtObDJnAR72Hf7WaNT_DniyRZJYfcL4hWEOenPNWlHFB_BEeeOfmKDFqNJF41-Ek-Q2Ng_aem_D7FuMtd_t1LhQ3SnwVNdsw
Afati për aplikim: 10 tetor 2025.
Pjesëmarrja aktive e qytetarëve përmes ankesave dhe raportimeve për problemet që ndodhin në nivel komunal dhe qendror, përmirëson punën e institucioneve të regjistruara dhe punonjësve të tyre, duke kontribuar kështu në përmirësimin e punës së tyre dhe jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mbroni të drejtat tuaja duke përdorur adresat e mëposhtme: |
- Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
- Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
- Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
- Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqen https://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ Advancing Together në email adresë: info@advancing-together.org dhe numri pa pagesë 0800 200 20.
NDIQNI VEGËZAT E MËPOSHTME QË OFROJNË PUNËSIM NË INSTITUCIONE DHE MUNDËSI TË TJERA: |
- SUPERPUNA: vende pune të subvencionuara për te rinj të moshës 18-29 vjeç, më shume informacione dhe regjistrimi në linkun në vazhdim: https://superpuna.rks-gov.net/
- KOSOVOGENU: praktikë tre mujore për të rinjtë 16-24 vjeç, më shumë informacion dhe regjistrim në linkun në vazhdim: https://kosovogenu.com
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index