Search
Close this search box.

Buletini XLVI

Ministria e Financave ka filluar pilotimin e një reforme të rëndësishme për përfituesit e Skemës së Asistencës Sociale (SAS), me theks të veçantë në aktivizimin e tyre në tregun e punës. Qëllimi i reformës është të ndihmojë financiarisht familjet më të varfra, duke larguar kriteret diskriminuese, si dhe të ndihmojë anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese të SAS-it të gjejnë punë dhe të bëhen të pavarur nga asistenca sociale.

A jeni përfitues i pilotimit të Reformës së Asistencës Sociale dhe dëshironi të gjeni një punë apo të zhvilloni aftësitë tuaja? Reforma e re e SAS-it ju ofron mundësi të reja për trajnime, punësim dhe mbështetje konkrete për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen tuaj.

Në kuadër të kësaj reforme, janë publikuar pyetjet dhe përgjigjiet më të shpeshta, që shpjegojnë hap pas hapi:

  • Si të regjistroheni në Zyrën e Punësimit,
  • Çfarë është Plani Individual i Punësimit,
  • Si funksionojnë subvencionet për pagë dhe trajnimet profesionale,
  • Kush përjashtohet nga detyrimi për regjistrim,9
  • Si të merrni ndihmë dhe këshilla nga këshilltarët e punësimit.

Ju ftojmë ta lexoni këtë dokument të rëndësishëm në linket e mëposhtme, në gjuhën shqipe dhe serbe, dhe të informoheni mbi mundësitë dhe përgjegjësitë që ju takojnë.

Pyetje dhe përgjigje të shpeshta_Aktivizimi i përfituesve të SAS-it në tregun e punës

Pitanja i najčešći odgovori_Aktivizacija korisnika – ŠSP/SAS u tržištu rada

Nga 21 deri më 26 shtator 2025 në Pejë, Friedrich Ebert Stiftung në Kosovë organizon edicionin e katërt të programit “The Future of Economy”, një iniciativë rajonale që synon të fuqizojë gjeneratën e re të mendimtarëve progresivë ekonomikë nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.

📍 Pejë, 21–26 Shtator 2025
📣 Aplikimet janë të hapura për edicionin e 4-të të Future of Economy Programme (FEP) – një program transformues për të rinjtë progresivë nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia!

🌍 Në një kohë kur rajoni ndodhet në një udhëkryq të rëndësishëm ekonomik, FEP sjell së bashku një grup të përzgjedhur të mendimtarëve të rinj për të eksploruar zgjidhje të guximshme, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Për pesë ditë intensive në Pejë, do të përfitosh:
✅ Ligjërata nga ekspertë ndërkombëtarë
✅ Simulime negociatash dhe punë në grupe
✅ Debat dhe analizë kritike
✅ Rrjetëzim rajonal dhe ndërtim bashkëpunimesh

🎯 Në fokus: Tranzicioni i drejtë energjetik, politikat fiskale, ekonomia progresive, e ardhmja e punës dhe më shumë!

📌 Kush mund të aplikojë?
Të rinj/e deri në 32 vjeç nga: 🇦🇱 🇽🇰 🇧🇦 🇲🇪 🇲🇰 🇷🇸 🇹🇷
Me prapavijë në ekonomi dhe pasion për zhvillim rajonal, drejtësi sociale dhe politika të gjelbra.

🕓 Afati i fundit për aplikim: 25 korrik 2025
✈️ Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit janë të mbuluara plotësisht!

🔗 Për më shumë info dhe aplikim: kosovo@fes.de
💬 Mos e humb këtë mundësi për të qenë pjesë e një rrjeti rajonal që po ndërton ekonominë e së ardhmes!

 8–13 Shtator 2025 | Prishtinë
 Thirrja për aplikime është e hapur!

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” fton të rinjtë progresivë nga Kosova dhe rajoni të aplikojnë për edicionin e pestë të Akademisë për Politika Publike dhe Sociale – një javë intensive mësimi, debati dhe rrjetëzimi me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Çfarë ofron Akademia?
Ligjërata, punëtori dhe trajnime mbi:

  • Shtetin, kombin dhe qytetarinë
  • Ideologjitë politike dhe spektri politik
  • Barazia dhe gjithëpërfshirja
  • Mjedisi dhe ekonomia e mirëqenies
  • Politikat publike dhe sociale

Qëllimi: Të fuqizojë të rinjtë me vlera progresive – drejtësi sociale, barazi gjinore, të drejtat e njeriut, aktivizëm qytetar dhe luftë ndaj diskriminimit.

 Kush mund të aplikojë?

  • Të rinj/e 18–28 vjeç
  • Studentë/e ose të diplomuar në: shkenca politike, sociologji, ekonomi, filozofi, juridik, gazetari etj.
  • Me interesim për politikat publike dhe drejtësinë sociale
    📌 Aplikimi është i hapur për të gjithë, përfshirë aplikantë jashtë Kosovës – inkurajohen veçanërisht gratë, vajzat dhe komunitetet joshumicë.

Çka duhet të dërgosh?

  • CV + Letër motivuese
  • Dërgo dokumentet deri më 27 korrik 2025, ora 23:59 në: info@musineinstitute.org

Shpenzimet e pjesëmarrjes janë të mbuluara plotësisht: udhëtimi (brenda Kosovës), ushqimi, akomodimi dhe përkthimi.
 Pjesëmarrësit që përfundojnë programin marrin certifikatë.

Udhëheqës i Njësisë së Prokurimit, numri i references RN00018182, afati për aplikim: 11/07/2025 – 09/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018182 )

Udhëheqës i Qendrës për Punë Sociale, numri i references RN00018176, afati për aplikim: 10/07/2025 – 08/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018176 )

Zyrtar për Përkthime, numri i references RN00018170, afati për aplikim: 09/07/2025 – 07/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018170 )

Zyrtar për kulturë, numri i references RN00018170, afati për aplikim: 09/07/2025 – 07/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018168 )

Zyrtar Ligjor, numri i references RN00018170, afati për aplikim: 03/07/2025 – 01/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018122 )

Udhëheqës i Sektorit të Kadastrit, numri i references RN00018035, afati për aplikim: 25/06/2025 – 24/07/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018085 )

Zyrtar për kadastër, numri i references RN00018098, afati për aplikim: 27/06/2025 – 26/07/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018098 )

Pjesëmarrja aktive e qytetarëve përmes ankesave dhe raportimeve për problemet që ndodhin në nivel komunal dhe qendror, përmirëson punën e institucioneve të regjistruara dhe punonjësve të tyre, duke kontribuar kështu në përmirësimin e punës së tyre dhe jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mbroni të drejtat tuaja duke përdorur adresat e mëposhtme:
  • Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
  • Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
  • Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
  • Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqen https://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ  Advancing Together në email adresë: info@advancing-together.org dhe numri pa pagesë  0800 200 20.
NDIQNI VEGËZAT E MËPOSHTME QË OFROJNË PUNËSIM NË INSTITUCIONE DHE MUNDËSI TË TJERA:

Share:

Latest posts