Search
Close this search box.

BULETINI XLVII

Në kuadër të partneritetit me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës dhe me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, GIZ Kosova ka lansuar Skemën e Granteve për Zhvillim Ekonomik Rural.

Kjo skemë synon të nxisë diversifikimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale dhe ofron mundësi mbështetjeje për individë dhe ndërmarrje që duan të zhvillojnë apo zgjerojnë veprimtaritë e tyre:

🔹 LOT 1: Grante nga 1,500 € deri në 5,000 € për fermerë, anëtarë të ekonomive familjare bujqësore, individë, start-up-e dhe ndërmarrje mikro e të vogla
🔹 LOT 2: Grante nga 5,001 € deri në 50,000 € për fermerë dhe ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme

 Afati i fundit për aplikim: 22 Shtator 2025

Aplikimi është i lehtë dhe fleksibil – zgjidhni metodën që ju përshtatet më së miri:

Online: Aplikoni përmes platformës Good Grants 👉 Kliko këtu për të aplikuar
Fizikisht: Shkarkoni pakon e aplikimit në faqen e MBPZHR, printoni dhe dorëzoni aplikimin në zarf të mbyllur në Drejtorinë Komunale për Bujqësi.

Sesionet informuese:

Do të organizohen sesione informuese në secilën komunë për të ofruar udhëzime, ndihmë dhe përgjigje në lidhje me LOT-et dhe procedurat e aplikimit. Agjenda e sesioneve do të publikohet në vijim:

           Komuna                         Data               Koha

  • Prishtinë                       01.08.2025 / 09:30-13:00
  • Mitrovica e Jugut         01.08.2025 / 14:00-17:00
  • Ferizaj                         04.08.2025 / 09:30-13:00
  • Gjilan                          04.08.2025 / 14:00-17:00
  • Pejë                             05.08.2025 / 09:30-13:00
  • Gjakovë                       05.08.2025 / 14:00-17:00
  • Prizren                         06.08.2025 / 09:30-13:00

Kontakti për pyetje:
Për çdo pyetje në lidhje me Skemën e Granteve, mund të kontaktoni ekipin e D&D përmes emailit ose telefonit:

E-mail: grantet@dd-bsc.com

Tel fix: +383 (0) 38 748 701

Tel mobile: +383 (0) 48 184 795

SMART Balkans prezanton Akademinë e Menaxhimit Financiar për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC). Ky është një program trajnimi inovativ dhe pa pagesë i krijuar për të forcuar menaxhimin financiar, për të rritur transparencën dhe për të mbështetur qëndrueshmërinë afatgjatë të OSHC-ve në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. 
Programi do të zhvillohet gjatë periudhës shtator-nëntor 2025,në gjuhë lokale. 

Afati për të aplikuar është data 15 gusht 2025, ora 16:00.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 20 për secilin shtet. Programi është plotësisht pa pagesë. 

Kostot do të mbulohen nga projekti SMART Balkans (shpenzimet e udhëtimit për aplikantët që vijnë nga qytete të tjera, akomodimi nëse është i nevojshëm për ata që vijnë nga zonat më të largëta, ushqimi gjatë orëve mësimore dhe materialet edukative).
Vendet janë të kufizuara, prandaj regjistrimet e hershme do të kenë përparësi në konfirmim. 

Për të aplikuar klikoni këtu: https://forms.office.com/pages/responsepage.aspx?id=psfCGfRiEEePpC_NF9olcUj-8DoubzFGlvfoHxUMzI5UM1MzRkdQV0NWUDRYWVM1TVRQWEkzT1NBMC4u&route=shorturl

Është hapur Thirrja e Dytë për Propozime Projektesh në kuadër të projektit rajonal “SEECheck Network – Luftimi i Dezinformimit përmes një Rrjeti të Verifikuesve të Fakteve”, i cili zbatohet nga rrjeti SEECheck në partneritet me Faktoje (Shqipëri) dhe Open Data Kosovo, me mbështetjen e Komisionit Evropian.

Qëllimi i kësaj skeme nën-grantimi është:

  • Të forcojë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe mediave lokale
  • Të përmirësojë integritetin e raportimit mediatik
  • Të rrisë rezistencën e komuniteteve ndaj dezinformimit

Numri i granteve: 10
Shuma totale: 103,500 EUR
Kohëzgjatja e projekteve: 3 deri në 6 muaj
Shuma për grant: 5,000 – 12,000 EUR

LOT 1 – për media lokale që duan të përforcojnë kapacitetet e tyre për verifikimin e fakteve dhe prodhimin e përmbajtjes së besueshme.

LOT 2 – për OSHC-të që synojnë të ndërmarrin aktivitete për edukimin mediatik, kundërshtimin e dezinformimit dhe ngritjen e vetëdijes publike.

📩 Aplikimi bëhet vetëm elektronikisht në adresën: info@zastone.ba
✉️ Subjekti i emailit: [Emri i Aplikantit] – SEE Check Network Project Application
 Pyetjet duhet të dërgohen më së voni deri më 20 korrik 2025.
Formularët për aplikim dhe buxhet janë të qasshëm në linkun e thirrjes zyrtare.

Formularin e aplikimit dhe të buxhetit mund ti gjeni në linkun vijues 2nd Call for Project Proposals: Promotion of Media and Information Literacy – SEE Check

Për më shumë informacione mbi kriteret e pranueshmërisë, përzgjedhjes, financimit, kostot, trajnimet dhe mentorimin, si dhe procesin e përzgjedhjes së aplikimeve të pranueshme, ju lutemi shikoni tekstin e plotë të Thirrjes në linkun vijues.

Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe është pjesë e përpjekjeve për të luftuar dezinformimin në Evropën Juglindore.

Thirrja synon mbështetjen e individëve, nismave të paregjistruara dhe organizatave joqeveritare që paraqesin ide novatore dhe me ndikim konkret në komunitet. Grantet e vogla synojnë rezultate të matshme brenda një periudhe të shkurtër dhe mbështesin veprime specifike që adresojnë çështje lokale, qofshin ato të natyrës sistematike apo të kufizuar në kohë dhe shtrirje.

 Fokusi: Projekte lokale, të fokusuara dhe afatshkurtra
 Përfitues: Individë, nisma të paregjistruara dhe OJQ-të
 Kusht: Zbatimi i projektit në lokalitetin përkatës të aplikuesit

AFATI KOHOR DHE BUXHETI  – Aplikantët do të kenë mundësi të aplikojnë për përkrahje për një periudhë maksimum 12 muajsh. Buxheti maksimal për një grant i kërkuar për financim nga kjo thirrje nuk duhet të kalojë 10.000 EUR (duke përfshirë edhe auditin).

Për dorëzimin e aplikimeve dhe për më shumë informacion klikoni në linkun vijues: https://kcsfoundation.org/open-call/grantet-e-vogla-per-projekte/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR0f43yK2-07JQCzXBSzBaoKeeunv-EK99QPSLsve60WBL3sag6a6P_2nBQ_aem_2riDy7E5zSiv8-XSiomKWw

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) shpall Thirrjen për propozime për realizimin e testimit të situatës me qëllim të identifikimit dhe dokumentimit të diskriminimit me bazë gjinore në tregun e punës të Kosovës.

Ftojmë ekspertë/e me përvojë të dëshmuar në fushat e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, hulumtimit feminist dhe/ose punës kundër diskriminimit që të dorëzojnë propozimet e tyre.

Eksperti/ja i/e përzgjedhur do të jetë përgjegjës/e për hartimin dhe zbatimin e skenarëve të testimit të bazuar në prova, me qëllim të evidentimit të praktikave diskriminuese në tregun e punës, sipas metodologjisë së përcaktuar.

Afati për dorëzim: 24 gusht 2025, 17:00

Termat e referencës: https://www.kgscenter.net/…/termat-e-references-thirrje…

Dorëzimi i propozimeve në: qksgj_kgsc@yahoo.com

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Avancimi i barazisë gjinore dhe diversitetit përmes eliminimit të diskriminimit me bazë gjinore në vendin e punës”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS.

📢The Kosovar Gender… – Qendra Kosovare për Studime Gjinore | Facebook

Lokacioni: Prishtinë
Orari i punës: I rregullt, 10:00 – 17:00 (E hënë – E premte)
Afati i aplikimit: 15 gusht 2025
Aplikimi: sekhmet.institute@gmail.com

Instituti Sekhmet shpall konkurs për një pozitë kyçe që do të mbështesë funksionimin ditor të hapësirës komunitare dhe kulturore Project Space Sekhmet, që përfshin edhe bibliotekën e parë queer në Kosovë.

 Detyrat përfshijnë:

  • Mirëmbajtje dhe përgatitje të hapësirës për ngjarje kulturore;
  • Mbështetje logjistike për evente artistike dhe komunitare;
  • Hapje/mbyllje të Galerisë 17 dhe mirëpritje të vizitorëve;
  • Kujdes për furnizime dhe raportim të çështjeve teknike.

Kërkesa kryesore:

  • Interesim për art, kulturë dhe aktivizëm;
  • Ndjeshmëri ndaj çështjeve LGBTIQ+;
  • Fleksibilitet për të punuar në mbrëmje dhe fundjavë.

Çfarë ofrohet:

  • Ambient i sigurt dhe afirmues;
  • Mundësi për rritje profesionale;
  • Përfshirje në projekte me ndikim kulturor dhe shoqëror.

Asistent Administrativ, numri i referenceës RN00018334, afati për aplikim: 30/07/2025 – 28/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018334 )

Zyrtar regjional i pranimit, numri i referenceës RN00018318, afati për aplikim: 26/07/2025 – 24/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018318 )

Zyrtar i lartë për administrim të pronave, numri i referenceës RN00018317, afati për aplikim: 26/07/2025 – 24/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018317 )

Zyrtar i lartë për administrimin e dokomenteve dhe arkives, numri i referenceës RN00018316, afati për aplikim: 26/07/2025 – 24/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018316 )

Zyrtar i Lartë për Përkthime, numri i referenceës RN00018312, afati për aplikim: 26/07/2025 – 24/08/2025(https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018312 )

Zyrtar per Sherbime Publike, numri i referenceës RN00018292, afati për aplikim: 23/07/2025 – 21/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018292 )

Asistent Administrativ, numri i referenceës RN00018282, afati për aplikim: 23/07/2025 – 21/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018282 )

Zyrtar i logjistikës dhe infrastrukturës zgjedhore, numri i referenceës RN00018276, afati për aplikim: 22/07/2025 – 20/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018276 )

Zyrtar për regjistrimin e pronave të paluajtshme dhe informacion kadastral, numri i referenceës RN00018270, afati për aplikim: 19/07/2025 – 17/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018270 )

Inspektor i Komunikacionit, numri i referenceës RN00018269, afati për aplikim: 19/07/2025 – 17/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018269 )

Asistent Administrativ, numri i referenceës RN00018268, afati për aplikim: 19/07/2025 – 17/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018268 )

Pjesëmarrja aktive e qytetarëve përmes ankesave dhe raportimeve për problemet që ndodhin në nivel komunal dhe qendror, përmirëson punën e institucioneve të regjistruara dhe punonjësve të tyre, duke kontribuar kështu në përmirësimin e punës së tyre dhe jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mbroni të drejtat tuaja duke përdorur adresat e mëposhtme:
  • Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
  • Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
  • Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
  • Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqen https://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ  Advancing Together në email adresë: info@advancing-together.org dhe numri pa pagesë  0800 200 20.
NDIQNI VEGËZAT E MËPOSHTME QË OFROJNË PUNËSIM NË INSTITUCIONE DHE MUNDËSI TË TJERA:

Share:

Latest posts