Search
Close this search box.

Buletini XLVIII

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.

Për vitin shkollor 2025/2026, do të ndahen:

80 € për nxënësit nga klasa I deri në klasën V, për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore;

80 € për nxënësit nga klasa VI deri në klasën IX, për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore. Tekstet shkollore për nivelin VI-IX , sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2016 për pajisjen, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, do të përdoren nga gjenerata e kaluar, siç është praktikuar edhe vitin e kaluar.

Procesi i aplikimit këtë vit do të jetë shumë më i lehtë, pasi llogaritë bankare të prindërve janë aktive nga vitet paraprake. Ashtu si në dy vitet e kaluara, mjetet financiare do të transferohen në xhirollogaritë bankare të prindërve.

Drejtoritë Komunale të Arsimit janë njoftuar me kohë dhe çdo aplikim do të verifikohet nga shkolla përkatëse përpara transferimit të mjeteve.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Ministria për Komunitete dhe Kthim njofton të gjitha palët e interesuara se më 𝟏𝟏 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟓, është shpallur 𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐌𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐁𝐮𝐣𝐪𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐁𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐢𝐭, me fonde të ndara në vlerë prej 𝟏 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐬𝐡.

Qëllimi i Thirrjes Publike është të ofrojë mbështetje 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤𝐞 për individët dhe personat juridikë të angazhuar në prodhimin 𝐛𝐮𝐣𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫, 𝐤𝐚𝐟𝐬𝐡𝐞̈𝐭, 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐮𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐛𝐮𝐣𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞, si dhe zhvillimin e 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐨𝐠𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞𝐬𝐦𝐞.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat dhe subjektet e interesuara që plotësojnë kushtet e përcaktuara në tekstin e Thirrjes Publike.

Informacione të hollësishme mbi 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫𝐞𝐭, 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 e kërkuar janë të disponueshme në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, si dhe në faqen zyrtare të 𝐅𝐚𝐜𝐞𝐛𝐨𝐨𝐤-𝐮𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞̈.

https://drive.google.com/…/1AoU3IWrvmpN2nh0FcBZ…/view…

https://drive.google.com/…/1rsaZHM14FRClpedgEaA…/view…

𝐀𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝟓 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢 𝟐𝟎𝟐𝟓.

Ne i ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë në 𝐤𝐨𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐮𝐫 dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të mbështetur zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

Linku https://www.facebook.com/profile.php?id=100089805291177

OJQ ACDC ka kënaqësinë të shpallë rundin e tretë të kampeve fundjavore për të rinjtë, duke ftuar të rinjtë e moshës 13 deri në 18 vjeç nga komunitete të ndryshme etnike në Kosovë të aplikojnë!

Kampet janë të dizajnuara për të rinjtë nga prejardhje të ndryshme dhe fokusohen në:
🔹 mësimin e gjuhës
🔹 dialogun ndërkulturor
🔹 punën ekipore
🔹 punëtoritë krijuese dhe miqësitë e reja
📍 Kampet do të organizohen nëpër Kosovë


📅 Datat e sakta do të njoftohen së shpejti


📥 Aplikoni përmes linkut: https://tinyurl.com/5dmu685u

https://www.facebook.com/100064543668007/posts/1189546473206797/?rdid=rCUgbBSYQHmpT6Dt#


🕒 Afati i aplikimit: 22 gusht 2025

Kampet janë pjesë e projektit “Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave dhe shoqërive gjithëpërfshirëse (YESS)”, i financuar nga Fondi i Ndërtimit të Paqes i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe i zbatuar nga UNICEF dhe IOM Kosova.


Ftojmë propozime për katër nisma të reja për të adresuar dhunën ndaj grave të mundësuar nga teknologjia në mbarë rajonin.

Aplikoni për të:
✅ Ndërtuar një Komunitet Rajonal të Praktikës: http://unwo.men/NZAo50WBQQE
✅ Udhehequr avokimin e politikave dhe mbështetjen teknike: http://unwo.men/3M0Q50WuEtq
✅ Udhëhequr ngritjen e kapaciteteve në nivel rajonal: http://unwo.men/s8NI50WuEuc
✅ Zhvilluar dhe ofruar trajnime për media: http://unwo.men/t1VA50WuEuz

💵 Buxheti: 100,000 – 130,000 USD
📅 Afati i aplikimit: 25 gusht

Linku i shpalljes: https://www.facebook.com/100067531442156/posts/1091821216412250/?rdid=8IlIJ5MVn6mbOJcM#

Zyrtar për rini dhe sport, numri i referencës RN00018377, afati për aplikim: 06/08/2025 – 04/09/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018377 )

Zyrtar administrativ 2, numri i referencës RN00018338, afati për aplikim: 31/07/2025 – 29/08/2025(https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018338 )

Zyrtar për Gjendje Civile 2, numri i referencës RN00018336, afati për aplikim: 31/07/2025 – 29/08/2025 (https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00018336 )

Pjesëmarrja aktive e qytetarëve përmes ankesave dhe raportimeve për problemet që ndodhin në nivel komunal dhe qendror, përmirëson punën e institucioneve të regjistruara dhe punonjësve të tyre, duke kontribuar kështu në përmirësimin e punës së tyre dhe jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mbroni të drejtat tuaja duke përdorur adresat e mëposhtme:
  • Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
  • Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
  • Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
  • Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqen https://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ  Advancing Together në email adresë: info@advancing-together.org dhe numri pa pagesë  0800 200 20.
NDIQNI VEGËZAT E MËPOSHTME QË OFROJNË PUNËSIM NË INSTITUCIONE DHE MUNDËSI TË TJERA:

Share:

Latest posts