Search
Close this search box.

Buletini XXIX

NJOFTIM:  Platforma “Raporto Diskriminimin”, e drejtuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë, ka mundësuar raportimin e rasteve të martesave të hershme. Përkatësisht, në platformën, në seksionin e selektimit të llojit të diskriminimit, që mund të raportoni, tani mund të zgjidhni edhe “Martesat e hershme”. Vegëza për lajmërim është në vazhdim: https://raportodiskriminimin.org/report

NJOFTIM: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës ofron subvencione për bizneset në Veri të Kosovës!

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ofron subvencione prej 70% të financimit të pagave të punonjësve të rinj për një periudhë gjashtëmujore. Të gjitha bizneset e regjistruara të vendosura në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq mund të aplikojnë, duke kontaktuar zyrat e tyre komunale për punësim, të cilat do të ofrojnë ndihmë dhe do të shpjegojnë se si të aplikoni. Gjithashtu,  informata shtesë mund t’i merrni edhe në linkun e mëposhtëm, ku udhëheqësi i Zyrës për Punësim në Komunën e Leposaviqit ka ndarë informacione për këtë mundësi: https://www.facebook.com/MinistriaeFinancave/videos/743791344355160/

USAID Investment Promotion and Access to Finance Activity  (“Aktiviteti”) fton organizatat jofitimprurëse, fitimprurëse dhe organizatat joqeveritare të kualifikuara që të dorëzojnë Deklaratat për interesim, në mënyrë që të marrin fonde për zbatimin e qasjeve inovative, që kontribuojnë në tërheqjen e investimeve dhe rritjen e qasjes në financat e diversifikuara në Kosovë.

Përmes kësaj thirrjeje për aplikime, organizatat e kualifikuara mund të aplikojnë për financim nga 30.000 € deri në 230.000 € (ose barasvlefshëm me 250.000 dollarë).

Aktiviteti i USAID-it për Promovimin e Investimeve dhe Qasjen në Financa është një projekt pesëvjeçar, që synon të forcojë kapacitetet e sektorit privat për të arritur rritje të qëndrueshme ekonomike përmes dy qëllimeve reciprokisht përforcuese: tërheqjen e investimeve dhe rritjen e qasjes dhe përdorimit të financave të ndryshme.

Programin USAID Kosovo Compete Activity financon Agjencia e Shteteve të Bashkuara për zhvillim ndërkombëtar (USAID), ndërsa realizohet nga  organizata DT Global, si kontraktuesi kryesor, së bashku me organizatat Recura Financials i Connexus Corporation, si nënkontraktore.

Afati për aplikim: 30 shtator 2024 në orën 15:00 sipas kohës së Evropës së mesme

Inkurajohet regjistrimi i hershëm. Ju mund të përdorni pakon e aplikacionit dhe informacione shtesë: 

Shtojca A – vërtetime, garanci dhe deklaratat e tjera të ofruesve

Shtojca B – Shprehja e interesimit

Shtojca C_formati për aplikacion të plotë për grante

Shtojca C_aplikacioni për grant

USAID Kosovo Investment Promotion and Access to Finance Activity

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës fton të gjitha komunitetet joshumicë, që të aplikojnë në konkursin për Roje të Pyjeve në Parkun Kombëtar Sharr në Prizren.

Për më shumë informata lidhur me thirrjen shikoni web faqen e ministrisë në linkun: https://mmphi.rks-gov.net/MMPHIFolder/AnnouncementFiles/2024_6f4e9553-6d98-455a-8e72-2ce2cb92eba2.pdf

Afati për aplikim: 15 gusht 2024.

Drejtoria për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës ka shpallur gjithsej tridhjetë e dy (32) vende të reja të punës në shkollat Selman Riza, Daut Bogujevci dhe Mihail Grameno Aneks I dhe II. Ftohen të aplikojnë të gjithë kandidatët e kualifikuar dhe të interesuar.

Për më shumë informata, shikoni web-faqen e komunës në linkun e mëposhtëm:

https://kk.rks-gov.net/fushekosove/category/shpalljet/konkurset/?page=1

Afati për aplikim: nga 27 korrik 2024 deri më 27 gusht 2024.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpallur nëntë (9) vende të reja pune për komunitetet joshumicë.

Për më shumë informata lidhur me thirrjen shikoni web faqen e ministrisë në linkun: https://masht.rks-gov.net/konkurse-ne-pozitat-drejtuese-ne-mashti/

Afati për aplikim: 17 gusht 2024.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrë dhe Tregtisë hap konkurs për pozitën e drejtorit ekzekutiv, i cili do të punojë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve me mandat katër vjeçar.

Për më shumë informata lidhur me thirrjen shikoni web faqen e ministrisë në linkun: https://mint.rks-gov.net/desk/inc/media/0728E2D4-BF00-462D-8F89-35814FCAC5F6.pdf

Thirrja inkurajon komunitetet joshumicë të aplikojnë!

Afati për aplikim: 18 gusht 2024.

Krahas pozitës së drejtorit ekzekutiv, ministria shpallur konkurs për:

  • Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
  • Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
  • Nëse zyrtarët policorë ju kanë shkelur të drejtat, raportoni në Inspektoratin Policor të Kosovës, duke telefonuar në numrin pa pagesë 08000333 ose përmes faqes zyrtare të IPK-së në seksionin e ankesave: //ipk.rks-gov.net/Reporting/Reporting
  • Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqen https://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ Advancing Together përmes e-mail adresës : info@advancing-together.org numri pa pagesë 0800 200 20.

Ø  SUPERPUNA: vende pune të subvencionuara për te rinj të moshës 18-29 vjeç, më shume informacione dhe regjistrimi në linkunnë vazhdim: https://superpuna.rks-gov.net/

Ø  Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkunnë vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index

Ø  Bëhuni pjesë e ndryshimeve pozitive, duke marrë pjesë në konsultime publike, të gjitha informacionet i gjeni në linkun në vazhdim: https://konsultimet.rks-gov.net/index.php 

Ø  Ndiqni konkurset për grante për organizatat joqeveritare në linkun në vazhdim: https://www.kosovofunding.org/

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin