PËRKRAHJA INSTITUCIONALE PËR QYTETARË
NJOFTIM: Platforma “Raporto Diskriminimin”, e drejtuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë, ka mundësuar raportimin e rasteve të martesave të hershme. Përkatësisht, në platformën, në seksionin e selektimit të llojit të diskriminimit, që mund të raportoni, tani mund të zgjidhni edhe “Martesat e hershme”. Vegëza për lajmërim është në vazhdim: https://raportodiskriminimin.org/report
NJOFTIM: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës ofron subvencione për bizneset në Veri të Kosovës!
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ofron subvencione prej 70% të financimit të pagave të punonjësve të rinj për një periudhë gjashtëmujore. Të gjitha bizneset e regjistruara të vendosura në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq mund të aplikojnë, duke kontaktuar zyrat e tyre komunale për punësim, të cilat do të ofrojnë ndihmë dhe do të shpjegojnë se si të aplikoni. Gjithashtu, për informata shtesë mund të gjeni në vegëzen e mëposhtëm, ku udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Komunën e Leposaviqit ofron informacione për këtë mundësi:
https://www.facebook.com/MinistriaeFinancave/videos/743791344355160/
GRANTET PËR QYTETARË DHE ORGANIZATA JOQEVERITARE/BIZNESE
NJOFTIM – IOM ka zgjatur afatin e aplikimit per propozimet afariste!
Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) vazhdon implementimin e Programit për Stabilizimin e Komuniteteve V, i cili do të ofrojë ndihmë financiare dhe teknike për fillimin ose zgjerimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, veçanërisht ato që promovojnë dhe fuqizojnë reintegrimin e qëndrueshëm e të kthyerve minoritarë. Programi EU-CSP V do të vazhdojë të mbështesë iniciativat lokale, që do të sjellin përfitime për komunitetin në përgjithësi, duke punuar me anëtarët e komunitetit, fermerët individualë dhe prodhuesit, duke eksploruar mundësitë për veprim të përbashkët, nëpërmjet krijimit dhe mbështetjes së shoqatave të biznesit të pakicave dhe ndëretnikeve.
Për udhëzime dhe formularë për aplikim, vizitoni faqen e internetit të IOM-it (https://kosovo.iom.int/news/program-za-stabilizaciju-zajednica-v-eu-csp-0) ose kontaktoni drejtpërdrejt organizatën duke përdorur kontaktet në vijim:
- Telefoni: 049 968 485 , e-mail adresa: iymeri@iom.int për komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Vushtrri, Podujevë, Graçanicë, Lipjan, Drenas, Gjilan, Ranillug, Kamenicë dhe Novobërdë.
- Telefoni: 049 968 486 adresa emejli:acavolli@iom.int për komunat: Pejë, Istog, Klinë, Gjakovë, Deçan, Junik, Skenderaj, Mitrovicë (veri-jug), Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
- Telefoni: 049968483adresa e-postës:nhalkollari@iom.intpër komunat: Prizren, Mamushë, Rahovec, Dragash, Suharekë, Malishevë, Shtime, Ferizaj, Shtërpcë, Kaçanik, Elez Han, Kllokot, Viti, dhe Partesh.
Në këto adresa mund të merrni informacion më të detajuar për: procesin e aplikimit dhe mënyrën e shkrimit të propozimeve për biznesin tuaj, formularët e aplikimit dhe këshilla për plotësimin e formularëve, si dhe informacione dhe udhëzime shtesë në lidhje me procesin e aplikimit.
Afati për aplikim: 15 korrik 2024.
NJOFTIM – KCSF fton organizatat joqyertare të aplikojnë për grante institucionale!
KCSF fton të gjithë përfaqësuesit e sektorit joqeveritar që të aplikojnë për grante përmes programit Angazhimi për Veprim të Përbashkët (EJA Kosovë), i cili synon të kontribuojë në zhvillimin demokratik dhe socio-ekonomik të Kosovës. EJA Kosova financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.
Iniciativat duhet të përfshijnë elementët në vijim:
- Rritja e angazhimit qytetar në jetën publike, përmes përfaqësimit me pjesëmarrje të shoqërisë civile dhe,
- Mundësimi i organizatave të shoqërisë civile për të forcuar marrëdhëniet me qytetarët e tyre dhe përmirësimin e kapaciteteve të tyre organizative.
Organizatat kanë të drejtë të aplikojnë për financim për një periudhë deri në 36 muaj. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje për aplikime për një grant të vetëm, nuk duhet të kalojë 40.000 euro në vit.
Aplikantët duhet të dorëzojnë aplikacionet e tyre të kompletuara nëpërmjet grants.kcsfoundation.org
Do të merren parasysh vetëm aplikacionet që plotësisht janë në pajtim me kërkesat e thirrjes për aplikime të përcaktuara në udhëzimet e aplikimit dhe formularin e aplikimit. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me përgatitjen e aplikacionit ose detajet e aplikimit për grant, ju lutemi na kontaktoni me e-mail në eja@kcsfoundation.org. Për më shumë informata vizitoni: https://kcsfoundation.org/sr/open-call/grantet-institucionale/
Afati për aplikim është 15 Korrik 2024 do 23:59 sipas kohës lokale.
NJOFTIM – USAID Kosova fton organizatat joqeveritare të aplikojnë për finansim!
USAID Kosova fton organizatat e kualifikuara fitimprurëse, jofitimprurëse dhe joqeveritare, që të shprehin interesin për të marrë fonde për zbatimin e qasjeve inovative, që rrisin në mënyrë të qëndrueshme konkurrencën e sektorëve kryesorë të orientuar drejt eksportit në Kosovë: përpunimi i drurit (duke përfshirë shtëpitë modulare dhe ndërtesa të parafabrikuara), TIK dhe ushqim. Financimi për propozimet që përfshijnë angazhimin e diasporës mund të mbulojë edhe sektorë të tjerë, përveç atyre të përmendur. Në këtë konkurs për aplikime, organizatat e kualifikuara mund të aplikojnë për financim në shumë prej 40.000 € deri në 80.000 €.
Qëllimi kryesor i programit pesëvjeçar USAID Kosovo Compete Activity, është të mundësojë konkurrencë më të madhe të sektorit privat në tregjet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, përmes një qasjeje të qëndrueshme, që fuqizon kompanitë, organizatat dhe institucionet përkatëse në tejkalimin e kufizimeve sistemike. Fushat kryesore të punës së programit USAID Kosovo Compete Activity, përfshijnë: qasje në treg; diversikim i financave; përmirësim i biznesit; zhvillim i aftësive; dhe mbështetje për mjedisin afarist.
Programin USAID Kosovo Compete Activity financon Agjencia e Shteteve të Bashkuara për zhvillim ndërkombëtar (USAID), ndërsa realizohet nga organizata DT Global, si kontraktuesi kryesor, së bashku me organizatat Recura Financials dhe Canopy Lab, si nënkontraktore. Për më shumë informata lidhur me ftesën mund të gjeni në vegëzën në vijim: https://www.portalpune.com/jobs/1435250221-notice-of-funding-opportunity-njoftim-per-mundesi-te-financimit-obavestenje-o-moguc-nosti-finansiranja
Afati për aplikim 01 gusht 2024.
NJOFTIM – FTESË E HAPUR PËR GRANTE TË VOGLA PËR ORGANITATAT E SHOQËRISË CIVILE (OSHC)
Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), në emër të Lidershipit të Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI), shpall thirrje rajonale për propozime për programin e granteve të vogla SELDI “Mbështetje financiare për organizatat lokale dhe rinore të shoqërisë civile, me qasje në qytetarët” (numri i referencës 10-46/1-2024). Thirrja për projekt propozime është në kuadër të projektit “Shoqëria Civile për Qeverisje të Mirë dhe Luftë kundër Korrupsionit në Evropën Juglindore: Ngritja e kapaciteteve për avokim të bazuar në dëshmi, ndikim në politika dhe angazhim Qytetar (SELDI.net)”, financuar nga Bashkimi evropian.
Programi i granteve të vogla SELDI synon të forcojë kontributin e organizatave të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia), në luftën kundër korrupsionit dhe përfshirjen e tyre në ciklin e avokimit dhe ndikimi i politikave të SELDI-t, nëpërmjet prioriteteve financiare të organizatave të shoqërisë civile, duke përfshirë ato lokale dhe rininë, të cilat janë aktive në luftën kundër korrupsionit.
Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrjeje për propozime është të mbështesë OSHC-të lokale në zbatimin e agjendës së BE-së dhe rajonale kundër korrupsionit në vendet e synuara, dhe në përputhje me çështjet e identifikuara në Raportin Rajonal Kundër Korrupsionit të SELDI (RAR), Dokumentet politike SELDI dhe pako e raporteve të fundit për zgjerim të vendeve të synuara
Aplikimi është i mundur vetëm në anglisht, për më shumë informacion se si të aplikoni, vizitoni vegëzen e mëposhtme:
Afati për aplikim 01 gusht 2024.
MUNDËSITË PËR PUNËSIMIN E KOMUNITETEVE JOSHUMICË
NJOFTIM:Rrjeti i Grave të Kosovës Rome, Ashkali, Egjiptiane të Kosovës (RRGRAEK) hap thirrjen për Drejtor të organizatës!
Kualifikimet për pozicionin e drejtorit janë:
- Diplomë universitare apo studentore,
- Përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut/të drejtat e grave në organizatë,
- Kandidati duhet të ketë shkathtësi të shkëlqyera kompjuterike, duke përfshirë Windows, Excel, Power Point,
- Aftësi të shkëlqyera të të folurit dhe të shkruarit në shqip dhe anglisht;
- Shkathtësi për komunikim, bashkëpunim, punë ekipore etj.
- Të jenë energjik, të posedojnë aftësi të mira ndër njerëzore, të punojnë me orar fleksibël të punës dhe presion kohor.
Dëshmitë për përvojën e punës, kualifikimin, CV në formatin Europass, rekomandimet të dërgohen në adresën e-mail: rrograek@gmail.com
Për më shumë informacion mund të telefononi në numrin: 383(0 ) 44 211 905.
Afati për aplikim 15 qershor 2024.
NJOFTIM: Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) hap thirrje për Koordinator për Marrëdhënie me Publikun!
Kualifikimet për pozicionin e koordinatorit janë:
- Të paktën një diplomë në komunikim, gazetari ose një fushë të ngjashme;
- Së paku një vit përvojë relevante në fushën e gazetarisë/komunikimit dhe/ose marrëdhënieve me publikun;
- Përvojë në shkrimin, përpilimin dhe botimin e artikujve mbi të drejtat e grave dhe/ose barazinë gjinore e dëshirueshme;
- Njohuri të shkëlqyera të përdorimit të rrjeteve sociale;
- Aftësi të shkëlqyera të të folurit dhe të shkruarit në shqip dhe anglisht;
- Aftësi e të folurit dhe të shkruarit në gjuhën serbe është e mirëseardhur, por jo e detyrueshme;
Për të aplikuar është e nevojshme një letër motivuese, CV, rekomandim dhe një ese me temën e barazisë gjinore në gjuhën shqipe.
Dokumentet e theksuar duhet dërguar në e-mail adresën:kosovawomensnetwork@gmail.com deri më 22. Korrik 2024.
Pjesëmarrja aktive e qytetarëve përmes ankesave dhe raportimeve për problemet që ndodhin në nivel komunal dhe qendror, përmirëson punën e institucioneve të regjistruara dhe punonjësve të tyre, duke kontribuar kështu në përmirësimin e punës së tyre dhe jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mbroni të drejtat tuaja duke përdorur adresat e mëposhtme:
- Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në vegëzen në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
- Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
- Nëse zyrtarët policorë ju kanë shkelur të drejtat, raportoni në Inspektoratin Policor të Kosovës, duke telefonuar në numrin pa pagesë 08000333 ose përmes faqes zyrtare të IPK-së në seksionin e ankesave: //ipk.rks-gov.net/Reporting/Reporting
- Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqen https://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ Advancing Together përmes email adresës : info@advancing-together.org numri pa pagesë 0800 200 20.
NDIQNI VEGËZAT E MËPOSHTME QË OFROJNË PUNËSIM NË INSTITUCIONE DHE MUNDËSI TË TJERA:
Ø SUPERPUNA: vende pune të subvencionuara për te rinj të moshës 18-29 vjeç, më shume informacione dhe regjistrimi në vegëzen në vazhdim: https://superpuna.rks-gov.net/
Ø KOSOVOGENU: praktikë tre mujore për të rinjtë 16-24 vjeç, më shumë informacion dhe regjistrim në vegëzen në vazhdim: https://kosovogenu.com/
Ø Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në vegëzen në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
Ø Bëhuni pjesë e ndryshimeve pozitive, duke marrë pjesë në konsultime publike, të gjitha informacionet i gjeni në vegëzën në vazhdim: https://konsultimet.rks-gov.net/index.php
Ø Ndiqni konkurset për grante për organizatat joqeveritare në vegëzen në vazhdim: https://www.kosovofunding.org/