Search
Close this search box.

Buletini XXVIII

Zyra për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit fton të gjithë qytetarët e interesuar të aplikojnë për pozitën e drejtorit të zyrës. Arsimimi i nevojshëm:

Diplomë e shkallës së parë të arsimit të lartë (Bachelor) në drejtësi, ekonomi, administratë publike, shkenca politike, sociologji, filozofi.

Përvoja e kërkuar e punës: të paktën pesë (5) vjet përvojë pune profesionale, duke përfshirë një nga kërkesat e mëposhtme:         

 1.) tri (3) vite përvojë pune në pozita drejtuese, ose            

2.) dy (2) vite përvojë pune në pozita drejtuese, diplomë të shkallës së dytë të përgatitjes profesionale (master), ose        

3.) një (1) vit përvojë pune në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të tretë të arsimit të lartë (doktoraturë).

Pozicioni është i dedikuar vetëm për komunitetet joshumicë, për të plotësuar kuotën e rezervuar për komunitetet joshumicë në shërbimin civil në institucionet e qeverisjes qendrore.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre, kanë të drejtën e përfaqësimit të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç është përcaktuar në Ligj, prandaj inkurajohen të aplikojnë.

Për më shumë informacione, shikoni linkun në vijim:

https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=1&institution=27968

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, paralajmëroi rritje të shtesave për fëmijëve, që do të paguhen nga muaji i ardhshëm, me ç’rast subvencionet do të ndahen në bazë të numrit të fëmijëve në familje.

  • Një fëmijë: +20 € në muaj (240 € në vit)
  • Dy fëmijë: € +40 në muaj (480 € në vit)
  • Tre fëmijë: € +90 në muaj (1.080 € në vit)
  • Edhe fëmijët e tjerë, pas fëmijës së tretë ,do të kenë një shtesë prej 30 € për çdo fëmijë.

Skema e re është krijuar për të dhënë më shumë mbështetje për familjet, pavarësisht nga mosha e fëmijëve të tyre.

Prindërit që nuk janë të regjistruar mund ta bëjnë këtë përmes platformës E-kosova në linkun: https://rks-gov.net/Service/1

Programi i Angazhimit Qytetar i financuar nga USAID-i,  tani po pranon aplikime për të mbështetur partneritetet ndërmjet organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe sektorit privat.

Këto partneritete do të punojnë në iniciativa të përbashkëta, që adresojnë shqetësimet (problemet) e komunitetit dhe promovojnë bashkëpunimin ndër- sektorial, me synimin për të nxitur rritjen e besimit social dhe një mjedis më të favorshëm për mbështetjen financiare dhe jofinanciare të shoqërisë civile.

Shuma maksimale që mund të ndahet është 7.300 €. Është e nevojshme pjesëmarrja prej 20%. Kontributet në naturë janë të mirëseardhura, por nuk konsiderohen si bashkëfinancim.

Për t’u marrë parasysh kjo mundësi financimi, aplikantët e interesuar duhet t’i dorëzojnë propozimet e tyre në e-mail adresën e mëposhtme: ceainfo@kcsfoundation.org .

Pyetjet lidhur me dokumentet për aplikimit mund të parashtrohen e-mail adresën në vijim:ceainfo@kcsfoundation.org. Përgjigjet për të gjitha pyetjet e pranuara do të postohen në seksionin “Aplikoni për Grante” në web faqen e KCSF-së

Për më shumë informata vizitoni linkun në vijim:

https://kcsfoundation.org/open-call/thirrje-per-aplikim-per-grante-per-partneritet/

USAID Kosova fton organizatat e kualifikuara fitimprurëse, jofitimprurëse dhe joqeveritare, që të shprehin interesin për të marrë fonde për zbatimin e qasjeve inovative, që rrisin në mënyrë të qëndrueshme konkurrencën e sektorëve kryesorë të orientuar drejt eksportit në Kosovë: përpunimi i drurit (duke përfshirë shtëpitë modulare dhe ndërtesa të parafabrikuara), TIK dhe ushqim. Financimi për propozimet që përfshijnë angazhimin e diasporës mund të mbulojë edhe sektorë të tjerë, përveç atyre të përmendur. Në këtë konkurs për aplikime, organizatat e kualifikuara mund të aplikojnë për financim në shumë prej 40.000 € deri në 80.000 €.

Qëllimi kryesor i programit pesëvjeçar USAID Kosovo Compete Activity, është të mundësojë konkurrencë më të madhe të sektorit privat në tregjet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, përmes një qasjeje të qëndrueshme, që fuqizon kompanitë, organizatat dhe institucionet përkatëse në tejkalimin e kufizimeve sistemike. Fushat kryesore të punës së programit USAID Kosovo Compete Activity,  përfshijnë: qasje në treg; diversikim i financave; përmirësim i biznesit; zhvillim i aftësive; dhe mbështetje për mjedisin afarist.

Programin USAID Kosovo Compete Activity financon Agjencia e Shteteve të Bashkuara për zhvillim ndërkombëtar (USAID), ndërsa realizohet nga  organizata DT Global, si kontraktuesi kryesor, së bashku me organizatat Recura Financials dhe Canopy Lab, si nënkontraktore. Për më shumë informata lidhur me ftesën mund të gjeni në vegëzën në vijim:  https://www.portalpune.com/jobs/1435250221-notice-of-funding-opportunity-njoftim-per-mundesi-te-financimit-obavestenje-o-moguc-nosti-finansiranja

Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), në emër të Lidershipit të Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI), shpall thirrje rajonale për propozime për programin e granteve të vogla SELDI “Mbështetje financiare për organizatat lokale dhe rinore të shoqërisë civile, me qasje në qytetarët” (numri i referencës 10-46/1-2024). Thirrja për projekt propozime është në kuadër të projektit “Shoqëria Civile për Qeverisje të Mirë dhe Luftë kundër Korrupsionit në Evropën Juglindore: Ngritja e kapaciteteve për avokim të bazuar në dëshmi, ndikim në politika dhe angazhim Qytetar (SELDI.net)”, financuar nga Bashkimi evropian.

Programi i granteve të vogla SELDI synon të forcojë kontributin e organizatave të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia), në luftën kundër korrupsionit dhe përfshirjen e tyre në ciklin e avokimit dhe ndikimi i politikave të SELDI-t, nëpërmjet prioriteteve financiare të organizatave të shoqërisë civile, duke përfshirë ato lokale dhe rininë, të cilat janë aktive në luftën kundër korrupsionit.

Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrjeje për propozime është të mbështesë OSHC-të lokale në zbatimin e agjendës së BE-së dhe rajonale kundër korrupsionit në vendet e synuara, dhe në përputhje me çështjet e identifikuara në Raportin Rajonal Kundër Korrupsionit të SELDI (RAR), Dokumentet politike SELDI dhe pako e raporteve të fundit për zgjerim të vendeve të synuara

Aplikimi është i mundur vetëm në anglisht, për më shumë informacion se si të aplikoni, vizitoni vegëzen e mëposhtme: https://seldi.net/news-and-events/call-for-proposals-for-the-seldi-small-grants-programme/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR1b02d9MlYrHZrOjXhzxDhmHNm0HRx9TYAAmGoyILPfpsCUQgU7rw7EFTs_aem_bxl9e9nj4EyqIP6iQU80FQ&utm_source=facebook&utm_medium=paid&utm_campaign=seldi_ad1&mibextid=xfxF2i

Nëse gjuha serbe është gjuha amtare e juaj, dini anglisht, keni njohuri për proceset politike në Kosovë dhe rajon, keni përvojë në menaxhimin e projekteve dhe shkathtësi të forta analitike, mund të aplikoni për: Bashkëpunëtor/e për shtyp, politikë, kulturë dhe bashkëpunim për zhvillim.

Për të aplikuar ju duhet një CV, letër motivuese, referenca, diploma, të cilat duhet të dërgohen në e-mail:vw-10@pris.diplo.de

Për më shumë informacione, shikoni linkun në vijim:  https://www.facebook.com/photo/?fbid=809626471312295&set=a.249354020672879

  • Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
  • Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
  • Nëse zyrtarët policorë ju kanë shkelur të drejtat, raportoni në Inspektoratin Policor të Kosovës, duke telefonuar në numrin pa pagesë 08000333 ose përmes faqes zyrtare të IPK-së në seksionin e ankesave: //ipk.rks-gov.net/Reporting/Reporting
  • Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqen https://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ Advancing Together përmes e-mail adresës : info@advancing-together.org numri pa pagesë 0800 200 20.

Ø  SUPERPUNA: vende pune të subvencionuara për te rinj të moshës 18-29 vjeç, më shume informacione dhe regjistrimi në linkunnë vazhdim: https://superpuna.rks-gov.net/

Ø  KOSOVOGENU: praktikë tre mujore për të rinjtë 16-24 vjeç, më shumë informacion dhe regjistrim në linkun  në vazhdim: https://kosovogenu.com/

Ø  Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkunnë vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index

Ø  Bëhuni pjesë e ndryshimeve pozitive, duke marrë pjesë në konsultime publike, të gjitha informacionet i gjeni në linkun në vazhdim: https://konsultimet.rks-gov.net/index.php 

Ø  Ndiqni konkurset për grante për organizatat joqeveritare në linkun në vazhdim: https://www.kosovofunding.org/

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin