Search
Close this search box.

Buletini XXX

Qeveria e Kosovës ka ndarë 7.375.138 euro për të subvencionuar blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2024/2025.

Ky vendim është marrë më 14 gusht 2024, në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, pasi është miratuar kërkesa e Ministrisë së Arsimit për ndarjen e këtyre mjeteve.

Këtë vit, për nxënësit e arsimit fillor (nga klasa e parë  deri në klasën e pestë) subvencioni do të jetë 80 euro, ndërsa për nxënësit e arsimit të mesëm të ulët (nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë) do të jetë 110 euro.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka dorëzuar një katalog të teksteve shkollore në drejtoritë komunale për arsim dhe ka krijuar listën e teksteve të miratuara, që do të publikohen në faqen e internetit të ministrisë në linkun e mëposhtëm:

Aplikimi për subvencione bëhet në mënyrë elektronike në platformën E-Kosova, aplikanti fillimisht duhet të regjistrohet në platformë, pastaj të zgjedhë rubrikën “Shërbimet”, pastaj “Arsimi”, pastaj të zgjedhë kategorinë që i përshtatet fëmijëve tuaj dhe të shënojë të dhënat e kërkuara.

Linku i platformës  E Kosova ësjtë në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Kontributet u jepen propozimeve për iniciativa që lidhen me fushat tematike të mëposhtme, në rajonin e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Serbi):

a) konsolidimi i institucioneve demokratike dhe mbështetja e proceseve të pajtimit kombëtar dhe rajonal; forcimi i procesit të bashkimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe përmirësimi i integrimit në BE; parandalimi i terrorizmit dhe ekstremizmit, reforma e gjyqësorit dhe sistemit zgjedhor, transparenca, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

b) përfshirjen dhe promovimin e të rinjve, grave dhe pakicave kombëtare në proceset e pajtimit rajonal dhe integrimit në BE;

c) forcimi i mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut;

d) promovimi i përhapjes dhe mbrojtjes e të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare.

Iniciativat e propozuara mund të jenë bilaterale ose rajonale

Fondet në dispozicion janë 240.000 euro. Çdo propozim i përzgjedhur mund të marrë një kontribut që nuk kalon 90% të shumës totale të kostove të nevojshme për zbatimin e aktiviteteve të propozuara dhe në çdo rast deri në një shumë maksimale prej 30,000 euro.

Dorëzimi i propozimeve nga subjektet private me seli në Itali ose në një vend tjetër të Bashkimit Evropian do të bëhet ekskluzivisht me postë elektronike të certifikuar në adresëndgue.adriatico-balcani@cert.esteri.it  dhe njëkohësisht në bandobalcani@esteri.it.  U naslovu imejla treba navesti reči „RIF. Bando Balcani 2024” dhe emri i propozuesit (organizatë joqeveritare).

Për subjektet që kanë selinë e tyre në një vend që nuk është anëtar i BE-së, aplikimi dorëzohet ekskluzivisht përmes misionit diplomatik italian kompetent territorial. Konkretisht, për subjektet me seli në Kosovë, aplikacionet (me të gjitha dokumentet dhe deklaratat) dërgohen ekskluzivisht në mënyrë digjitale në segreteria.pristina@esteri.it , duke theksuar në titull “Ftesë ballkanike 2024 – Emri i subjektit”.

Mund të gjeni më shumë informacion lidhur me thirrjen dhe mënyrën e aplikimit në linkun e mëposhtëm: https://ambpristina.esteri.it/en/news/dall_ambasciata/2024/08/youth-reconciliation-and-human-rights-bando-balcani-2024-has-been-published-applications-till-september-30/

USAID Investment Promotion and Access to Finance Activity  (“Aktiviteti”) fton organizatat jofitimprurëse, fitimprurëse dhe organizatat joqeveritare të kualifikuara që të dorëzojnë Deklaratat për interesim, në mënyrë që të marrin fonde për zbatimin e qasjeve inovative, që kontribuojnë në tërheqjen e investimeve dhe rritjen e qasjes në financat e diversifikuara në Kosovë.

Përmes kësaj thirrjeje për aplikime, organizatat e kualifikuara mund të aplikojnë për financim nga 30.000 € deri në 230.000 € (ose barasvlershëm me 250.000 dollarë).

Aktiviteti i USAID-it për Promovimin e Investimeve dhe Qasjen në Financa është një projekt pesëvjeçar, që synon të forcojë kapacitetet e sektorit privat për të arritur rritje të qëndrueshme ekonomike përmes dy qëllimeve reciprokisht përforcuese: tërheqjen e investimeve dhe rritjen e qasjes dhe përdorimit të financave të ndryshme.

Programin USAID Kosovo Compete Activity financon Agjencia e Shteteve të Bashkuara për zhvillim ndërkombëtar (USAID), ndërsa realizohet nga  organizata DT Global, si kontraktuesi kryesor, së bashku me organizatat Recura Financials i Connexus Corporation, si nënkontraktore.

Afati për aplikim: 30 shtator 2024 në orën 15:00 sipas kohës së Evropës së mesme.

Inkurajohet regjistrimi i hershëm. Ju mund të përdorni pakon e aplikacionit dhe informacione shtesë: 

Shtojca A – vërtetime, garanci dhe deklaratat e tjera të ofruesve

Shtojca B – Shprehja e interesimit

Shtojca C_formati për aplikacion të plotë për grante

Shtojca C_aplikacioni për grant

USAID Kosovo Investment Promotion and Access to Finance Activity

Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës“RROGRAEK” fton kandidatët e kualifikuar të marrin pjesë në këtë konkurs për të shprehur interesimin për të aplikuar për pozitën e Drejtorit ekzekutiv.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe shkathtësitë:

• Diplomë universitare

• Përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut/të drejtave të grave në organizatë.

• Kandidati duhet të ketë aftësi të shkëlqyera kompjuterike, duke përfshirë Windows, Excel, Power Point etj.

• Kërkohet njohja e gjuhës shqipe dhe angleze në të  folur dhe në të shkruar .

• Aftësi e komunikimi, bashkëpunimi, punës në grup, etj.

• Të jeni energjik, zotëroni aftësi të mira ndër-personale dhe përgatituni të punoni me orar fleksibil të punës dhe presion kohor.

Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës “RROGRAEK” inkurajon aplikimet nga gratë dhe vajzat nga komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë për këtë thirrje dhe për këtë pozitë. 

Për të aplikuar, ju duhet:

• Dëshmi e kualifikimeve arsimore dhe profesionale, dëshmi e përvojës së punës, rekomandime pune, letër motivuese dhe biografinë – Cv Europass format.

Afati për aplikim: 15 shtator 2024 deri në orën 17:00.

Dokumentet e theksuara të dërgohen në e-mail adresën: rrograek@gmail.com .

Për të gjitha pyetjet dhe informacione shtesë rreth ftesës, telefononi në numrin e kontaktit: +383(0 ) 44 211 905.

Digital Peacebuilders është një trajnim dinamik njëditor i udhëhequr nga të rinjtë, që synon të luftojë gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rreme. Kjo ngjarje do t’i bashkojë të rinjtë e moshës 16-30 vjeç dhe gazetarë vendas si mentorë, duke përfunduar me krijimin e video-klipeve në gjuhët lokale të Kosovës. E financuar nga UNMIK-u, kjo nismë fuqizon të rinjtë që të bëhen agjentë të ndryshimit dhe të luftojnë rritjen e dezinformatave në internet.

Pjesëmarrësit do të marrin pjesë në një seri seancash dhe diskutimesh interaktive, duke fituar njohuri mbi rritjen e inteligjencës artificiale, rreziqet dhe përfitimet e saj në epokën digjitale. Ata do të mësojnë strategji praktike për të luftuar gjuhën e urrejtjes, të kuptojnë formimin e lajmeve të rreme dhe të zhvillojnë aftësi për të identifikuar informacionin e rremë. Në bashkëpunim me gazetarët vendas, pjesëmarrësit do të konceptojnë dhe xhirojnë video-klipe të shkurtra, të cilat do të shpërndahen në platformat UN Youth.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në linkun e mëposhtëm:: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScMOQDg24pPw1QvrnY-rIvSwDW-k6wRqwhlG8wV0mH3KJrzsQ/viewform

Chevening është programi ndërkombëtar i bursave i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Financuar nga Zyra për  punë të jashtme, Komonvelt dhe zhvillim dhe organizatat partnere, ofron bursa për studime njëvjeçare  në Britani të Madhe, një kurs Master të financuar plotësisht.

Ka shumë përfitime nga ky program, duke përfshirë tarifat e shkollimit të financuara plotësisht, qasje në një arsim cilësor në botë, mundësitë ekskluzive të rrjeteve dhe mundësinë për të eksploruar kulturën e larmishme të Britani të madhe.

Për më shumë informata si të regjistroheni, shihni linkun  në vazhdim: https://www.chevening.org/scholarship/kosovo/

Ambasadori i Ambasadës Britanike në Kosovë,  Jonathan Hargreaves inkurajoi të gjithë të rinjtë e interesuar nga Kosova, veçanërisht komunitetet joshumicë, që të aplikojnë në këtë thirrje dhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre. Në linkun e mëposhtëm mund ta shihni video incizimin e mesazhit të tij:https://www.facebook.com/UKAmbKosovo/videos/1547843332607750/

Afati për aplikim: 5  Nëntor 2024.

  • Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
  • Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
  • Nëse zyrtarët policorë ju kanë shkelur të drejtat, raportoni në Inspektoratin Policor të Kosovës, duke telefonuar në numrin pa pagesë 08000333 ose përmes faqes zyrtare të IPK-së në seksionin e ankesave: //ipk.rks-gov.net/Reporting/Reporting
  • Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqenhttps://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ Advancing Together në e-mail adresën: info@advancing-together.org i besplatni broj 0800 200 20.

Ø  SUPERPUNA: vende pune të subvencionuara për te rinj të moshës 18-29 vjeç, më shume informacione dhe regjistrimi në linkun në vazhdim: https://superpuna.rks-gov.net/

Ø KOSOVOGENU: praktikë tre mujore për të rinjtë 16-24 vjeç, më shumë informacion dhe regjistrim në linkun  në vazhdim: https://kosovogenu.com/

Ø  Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkunnë vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index

Ø  Bëhuni pjesë e ndryshimeve pozitive, duke marrë pjesë në konsultime publike, të gjitha informacionet i gjeni në linkun në vazhdim: https://konsultimet.rks-gov.net/index.php 

Ø  Ndiqni konkurset për grante për organizatat joqeveritare në linkun në vazhdim: https://www.kosovofunding.org/

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin