PËRKRAHJA INSTITUCIONALE PËR QYTETARË:
NJOFTIM: REGJISTRIMI PËR BLERJEN TEKSTEVE SHKOLLORE TË SUBVENCIONUAR PËR VITIN E RI SHKOLLOR KA FILLUAR!
Qeveria e Kosovës ka ndarë 7.375.138 euro për të subvencionuar blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2024/2025.
Ky vendim është marrë më 14 gusht 2024, në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, pasi është miratuar kërkesa e Ministrisë së Arsimit për ndarjen e këtyre mjeteve.
Këtë vit, për nxënësit e arsimit fillor (nga klasa e parë deri në klasën e pestë) subvencioni do të jetë 80 euro, ndërsa për nxënësit e arsimit të mesëm të ulët (nga klasa e 6. deri në klasën e 9) do të jetë 110 euro.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka dorëzuar një katalog të teksteve shkollore në drejtoritë komunale për arsim dhe ka krijuar listën e teksteve të miratuara, që do të publikohen në faqen e internetit të ministrisë në linkun e mëposhtëm:
Aplikimi për subvencione bëhet në mënyrë elektronike në platformën E-Kosova, aplikanti fillimisht duhet të regjistrohet në platformë, pastaj të zgjedhë rubrikën “Shërbimet”, pastaj “Arsimi”, pastaj të zgjedhë kategorinë që i përshtatet fëmijëve tuaj dhe të shënojë të dhënat e kërkuara.
Linku i platformës E Kosova është në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5
REGJISTRIMI ËSHTË NË VAZHDIM, PA KUFIZIM TË DATËS!
GRANTET PËR QYTETARË DHE ORGANIZATA JOQEVERITARE/BIZNESE:
NJOFTIM: AMBASADA E AUSTRALISË NË KOSOVË ME SELI NË ZAGREB KA HAPUR THIRRJE PËR GRANTE!
Ambasada e Australisë në Zagreb fton të gjitha subjektet e kualifikuara të aplikojnë për financim, përmes Programit të Asistencës Direkte (DAP) 2024-25 për Republikën e Kosovës. Programi i Asistencës Direkte është një program fleksibël i grandeve të vogla i financuar nga Qeveria Australiane dhe i administruar nga zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë (DFAT) jashtë shtetit. Programi synon të mbështesë projekte me një fokus të fortë zhvillimi, që plotësojnë programin më të gjerë të ndihmës të Australisë, kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe çojnë në uljen e varfërisë. DAP mbështet projekte që ofrojnë përfitime të drejtpërdrejta për ata që kanë më shumë nevojë në komunitetin lokal, duke përfshirë grupet e cenueshme ose të pafavorizuara, gratë, fëmijët dhe të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara.
Projektet mund të jenë në çdo sektor, por duhet të synojnë të lehtësojnë vështirësitë themelore humanitare, të kenë një rezultat zhvillimor dhe të zbatohen në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.
Në vitet 2024-2025, prioritet do të kenë projektet që arrijnë rezultate të praktike dhe të prekshme në projektet që:
• promovojnë të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes dhe qeverisjen e mirë;
• promovojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave si nxitës të rritjes ekonomike;
• të ndihmojë grupet e cenueshme dhe pakicat, duke përfshirë popullatën LGBT dhe personat me aftësi të kufizuara;
• mbështesin qëndrueshmërinë mjedisore;
• promovojnë multikulturalizmin dhe qëndrueshmërinë e komunitetit.
Formularin për aplikim për DAP aplikantët duhet t’i plotësojnë online.
Aplikimet për Programin e Asistencës direkte 2024-2025 mund të dorëzohen në
https://dap.smartygrants.com.au/ZagrebDAP24-25
Afati për aplikim: nga 5 shtator deri më 4. tetor 2024.
Nëse keni pyetje ose keni nevojë për informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni: dijana.padezanin@dfat.gov.au
MUNDËSI PËR TË RINJT :
NJOFTIM: THIRRJE PËR APLIKIME PËR TRAJNIMI DYDITOR PËR GAZETARINË HULUMTUESE DHE KONTROLLIN E FAKTEVE!
BIRN Kosova ka hapur një thirrje të re për aplikime për kursin e dytë dyditor të trajnimit të gazetarisë hulumtuese dhe verifikimit të fakteve, në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Forcimi i lajmeve cilësore dhe gazetarisë së pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi II”.
Ky kurs trajnimi do të ndihmojë në luftimin e lajmeve të rreme dhe raportimeve të paverifikuara, duke i ndihmuar gazetarët të mësojnë se si të dallojnë lajmet e rreme dhe të ofrojnë informacion të verifikuar, që përputhet me standardet gazetareske. Njohuritë do të jenë të natyrës praktike dhe do të mbështeten në përvojat unike të gazetarëve, që kanë zhvilluar me sukses aftësi të tilla në mjedise të ngjashme.
BIRN do të ftojë profesionistë të ndryshëm të medias rajonale dhe ndërkombëtare, që të udhëheqin kursin dhe të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre me pjesëmarrësit. Mund të aplikojnë studentë në vitin e fundit të gazetarisë, të sapodiplomuar dhe gazetarë të rinj e profesionistë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Për të aplikuar, duhet të përgatisni:
- CV e kandidatit
- Letër motivuese (deri në 500 fjalë)
Kandidatët që nuk kanë punime të publikuara mund të dorëzojnë detyrat e tyre studentore nga lëndët praktike në gazetari. Letra motivuese duhet të përmbajë informacion për mendimin dhe njohuritë e kandidatit për këtë temë dhe nuk duhet të kalojë 400 fjalë.
Të gjitha të dërgohen me e-mail aritasuhodolli@jetanekosove.com deri më 15 shtator 2024. Për më shumë informacione, shikoni linkun në vijim: https://birn.eu.com/news-and-events/call-for-applications-two-day-training-course-on-investigative-reporting-and-fact-checking/?fbclid=IwY2xjawE5IhtleHRuA2FlbQIxMAABHXuvjaTqnO6QbUhahcm0NBNxs8_Lj4fz1MFWwVvOFmJarU1vk7vt6aFPWg_aem_p326YvKWIq5WJ0rDszm7YA
NJOFTIM: BURSAT NË DISPOZICION PËR STUDIME MASTER NË BRITANI TË MADHE PËRMES PROGRAMIT CHEVENING!
Chevening është programi ndërkombëtar i bursave i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Financuar nga Zyra për punë të jashtme, Komonvelt dhe zhvillim dhe organizatat partnere, ofron bursa për studime njëvjeçare në Britani të Madhe, një kurs Master të financuar plotësisht.
Ka shumë përfitime nga ky program, duke përfshirë tarifat e shkollimit të financuara plotësisht, qasje në një arsim cilësor në botë, mundësitë ekskluzive të rrjeteve dhe mundësinë për të eksploruar kulturën e larmishme të Britani të madhe.
Për më shumë informata si të regjistroheni, shihni linkun në vazhdim: https://www.chevening.org/scholarship/kosovo/
Ambasadori i Ambasadës Britanike në Kosovë, Jonathan Hargreaves inkurajoi të gjithë të rinjtë e interesuar nga Kosova, veçanërisht komunitetet joshumicë, që të aplikojnë në këtë thirrje dhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre. Në linkun e mëposhtëm mund ta shihni video mesazhit të tij:https://www.facebook.com/UKAmbKosovo/videos/1547843332607750/
Afati për aplikim: 5 Nëntor 2024
Pjesëmarrja aktive e qytetarëve përmes ankesave dhe raportimeve për problemet që ndodhin në nivel komunal dhe qendror, përmirëson punën e institucioneve të regjistruara dhe punonjësve të tyre, duke kontribuar kështu në përmirësimin e punës së tyre dhe jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mbroni të drejtat tuaja duke përdorur adresat e mëposhtme:
- Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
- Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
- Nëse zyrtarët policorë ju kanë shkelur të drejtat, raportoni në Inspektoratin Policor të Kosovës, duke telefonuar në numrin pa pagesë 08000333 ose përmes faqes zyrtare të IPK-së në seksionin e ankesave: //ipk.rks-gov.net/Reporting/Reporting
- Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqenhttps://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ Advancing Together në e-mail adresën: info@advancing-together.org i besplatni broj 0800 200 20.
NDIQNI VEGËZAT E MËPOSHTME QË OFROJNË PUNËSIM NË INSTITUCIONE DHE MUNDËSI TË TJERA:
Ø SUPERPUNA: vende pune të subvencionuara për te rinj të moshës 18-29 vjeç, më shume informacione dhe regjistrimi në linkun në vazhdim: https://superpuna.rks-gov.net/
Ø KOSOVOGENU: praktikë tre mujore për të rinjtë 16-24 vjeç, më shumë informacion dhe regjistrim në linkun në vazhdim: https://kosovogenu.com/
Ø Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkunnë vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
Ø Bëhuni pjesë e ndryshimeve pozitive, duke marrë pjesë në konsultime publike, të gjitha informacionet i gjeni në linkun në vazhdim: https://konsultimet.rks-gov.net/index.php
Ø Ndiqni konkurset për grante për organizatat joqeveritare në linkun në vazhdim: https://www.kosovofunding.org/