Search
Close this search box.

Buletini XXXIV

Në mbledhjen numër 226, më 23 tetor 2024, Qeveria e Kosovës miratoi programin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve për vitin 2024.

Qëllimi i programit është të promovojë të drejtat dhe interesat e komuniteteve jo-shumicë dhe t’i mbështesë ato financiarisht përmes aktiviteteve të mëposhtme:

  • Mbështetje financiare për media, në gjuhët e përdorura nga komunitetet joshumicë;
  • Mbështetje financiare për organizatat joqeveritare për të promovuar të drejtat dhe interesat e qytetarëve jo-shumicë, të rinjve, grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara;
  • Mbështetje financiare për aktivitetet kulturore dhe tradicionale të komuniteteve joshumicë;
  • Tarifat e shkollimit për studentët nga komunitetet joshumicë;
  • Mbështetje financiare për qytetarët e Kosovës që plotësojnë kriteret e këtij programi.

Më shumë informacion rreth programit dhe procedurave për zbatimin e këtij programi mund të gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/vendimet-e-mbledhjes-se-226-te-te-qeverise/

Ministria e Financave, Punës dhe Transferit ka publikuar se aplikimet për Programin e subvencionimit për energji elektrike për konsumatorët e cenueshëm janë në vazhdim përmes platformës E-kosova.  Ky program për konsumatorët që kanë nevojë për ndihmë, mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Të drejtë aplikimi kanë të gjitha familjet që jetojnë në Kosovë, të cilat i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

– Ata kanë të ardhura mesatare mujore* më pak se 150 euro për anëtar. Prandaj, një familje me katër anëtarë duhet të ketë më pak se 600 euro të ardhura mujore, d.m.th

– Ata posedojnë pasuri të paluajtshme me vlerë më të vogël se 100.000 euro.

Për familjet që plotësojnë kushtet, subvencioni do të paguhet direkt në llogari, gjatë 6 muajve të sezonit dimëror, përkatësisht për periudhën nga tetori 2024 deri në mars 2025.

Shuma e subvencionit do të varet nga numri i anëtarëve dhe të ardhurat mesatare të familjes, por nuk mund të kalojë 50 euro në muaj.

Aplikimi mund të bëhet në eKosova, në shërbimin “Grante dhe Subvencione”, dhe do të jetë i hapur gjatë gjithë programit.  Regjistrohu në linkun e mëposhtëm: https://ekosova.rks-gov.net/

Për të përfituar nga muaji i parë, duhet të aplikoni jo më vonë se 31 tetor 2024.

Aplikimet e dorëzuara pas përfundimit të muajit mund të përfitojnë vetëm nga muaji i ardhshëm dhe më tutje.

* në llogaritjen e të ardhurave nuk përfshihen të ardhurat nga pensioni invalidor (të verbër, paraplegjik/tetraplegjik), pensioni për familjet e ushtarëve të rënë,  invalidë të luftës, pensioni për viktimat civile të luftës, pensioni invalidor i punës dhe të ardhurat nga skema e ndihmës sociale.

Zyra e Komisionerit për Gjuhët fton të gjitha organizatat joqeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat kanë aktivitete për mbrojtjen e të drejtave të gjuhëve në portofolin e tyre, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtat gjuhësore.

 Në përputhje me këtë thirrje publike, OJQ-të mund të aplikojnë me projekte/programe nga këto fusha prioritare:

  1. Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave gjuhësore, forcimi i partneritetit dhe bashkëpunimit të organizatave joqeveritare dhe aktorëve të tjerë, me institucionet qeveritare.
  2. Monitorimi i zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në institucionet nën juridiksionin e ZKGJ dhe institucionet mbështetëse për respektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
  3. Mbrojtja e gjuhës së komuniteteve, gjuha e të cilave nuk ka statusin e gjuhës zyrtare dhe Promovimi i mësimit të gjuhës së mjedisit ku jetojnë;

Organizatat joqeveritare mund të konkurrojnë me projekte për të kontribuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore, bazuar në aktivitetet e listuara në vazhdim:

  • Monitorimi i aktiviteteve dhe shërbimeve të ofruara nga institucionet për qytetarët;
  • Kërkime dhe aktivitete të ndryshme për të drejtat gjuhësore;
  • Aktivitete që synojnë promovimin e komunikimit të OJQ-ve me publikun dhe institucionet, me fokus informimin e publikut për të drejtat gjuhësore;
  • Aktivitete që synojnë zgjidhjen e problemeve specifike të të drejtave gjuhësore dhe shkeljen e tyre;
  • Përdorimi i teknologjive të reja dhe rrjeteve sociale për të ndihmuar zbatimin e ligjit.

Projektet e bazuara në tryeza të rrumbullakëta, publikimi i broshurave dhe pamfleteve (posterave), nuk do të jenë prioritet i Zyrës.

  • Projektet me ide unike do të kenë përparësi;

  • Pagat e menaxherëve nuk duhet të kalojnë 40% të shumës totale të projektit;
  • Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të shqyrtohet në përputhje me nenin 10, pika 3. e Rregullores;
  • Përshkrimi i projektit duhet të jetë në përputhje me rregulloret.

Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 150.000 euro. Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të jepet për çdo projekt individual është 5.000 euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 15.000 euro. Sipas planit të financimit, do të mbështeten deri në 15 projekte.

Për më shumë informacione lidhur ftesën shiko linkun në vijim:

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/thirrje-publike-per-ofrimin-e-mbeshtetjes-financiare-publike-te-projekteve-programeve-te-ojq-ve-ne-promovimin-dhe-mbrojtjen-e-te-drejtave-gjuhesore-2/

Afati për aplikim: 01 Nëntor 2024 deri në orën 16.00.

Organizata joqeveritare ECMI Kosova fton të gjitha organizatat e interesuara joqeveritare, si dhe aktivistët dhe grumbulluesit joformal të mbeturinave, që të aplikojnë për grante me ide projektesh që do të promovojnë riciklimin dhe do të inkurajojnë përfshirjen sociale.

Shuma maksimale e projektit është deri në 10.000 Euro.

Për të gjitha detajet, dërgoni e-mail në: gff@ecmikosova.org  me titull “Kërkesë për pakon e aplikimit”.

Për më shumë informata lidhur ftesën shiko linkun në vijim: https://ecmikosova.org/call-for-application-thirrje-per-aplikim-poziv-za-prijave/?fbclid=IwY2xjawFp5Y5leHRuA2FlbQIxMAABHZn3N8p03-t_IDN3fhpO0FMCTLRduEpX4SQAdiTf7s6lEzinKnPW4tN9Nw_aem_gAbcWF3Sy_2cuzSEv8jHQw

Afati për aplikim: 8 Nëntor 2024.

Fondacioni Terre des Hommes Lausana në Kosovë (TDH) zbaton projektin “Drejtësia sociale për romët, ashkalitë dhe egjiptianët në Kosovë” në partneritet me organizatën Zëri i Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian (VoRAE) dhe Sviss Church Aid  (HEKS/ EPER).

Qëllimi dhe vizioni i përgjithshëm i projektit është për – një shoqëri vërtet multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen  të barabartë nga shteti dhe shoqëria, me qasje dhe

Mundësi të njëjtë,  si të gjithë të tjerët, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët i dinë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre sociale. TDH kërkon një ekspert vendor me kapacitete dhe njohuri profesionale, etike dhe teknike për hartimin dhe akreditimin e modulit/programit të trajnimit për politikat e mbrojtjes së fëmijëve në institucionet e arsimit parauniversitar për personelin profesional

që operon dhe punon në këto institucione publike dhe private.

Për më shumë informacione lidhur ftesën shiko linkun në vijim: https://kosovajob.com/terre-des-hommes-child-relief/ekspert-vendor-per-zhvillim-e-modulitprogramit-te-trajnimit-mbi-politiken-e-mbrojtjes-se-femijes-ne-institucionet-e-arsimit-parauniversitar-akreditimin-e-modulitprogramit-te-trajnimit

Afati për aplikim: 31. Tetor 2024.

Organizata joqeveritare VORAE fton të gjithë studentët nga komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian që studjojnë në universitete private dhe shtetërore të aplikojnë për mbështetje në formë bursash.

Më shumë informata dhe kritere dhe mënyra për aplikim në linkun e mëposhtëm: 

https://www.facebook.com/voraengo/posts/pfbid0Rp5MHLRAyKrAd5fMYutgvu5HdjTk3yLgQSYENiqwYnAEeW1pHgYdTGFdX6QUpMYXl

Afati për aplikim: 31 tetor 2024.

Organizata joqeveritare Buiding the Balkans fton të gjithë të rinjtë nga mosha katërmbëdhjetë deri në njëzet e tre vjeç (14 – 23) të regjistrohen për një trajnim njëditor për të përmirësuar aftësitë e tyre drejtuese në komunitet. Kushdo që është i interesuar të jetë pjesë e ndryshimit dhe ndikimit pozitiv në komunitetin e tyre, kjo është një mundësi për ta për të ndihmuar dhe mësuar rreth menaxhimit të projektit dhe zgjidhjes së konflikteve.

Për më shumë informacione lidhur me ftesën mund të gjeni në linkun në vijim:  https://www.facebook.com/btbalkans/posts/pfbid08bEfEcrXYgHVuZvnzFRxKYPgzw3dSmJy9nA4kEXETRA92Q6mc8PPuNPnhJYbFFinl 

Formulari për aplikim është në vijim: https://forms.gle/MoXdixGvEoRr5mN16

  • Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
  • Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
  • Nëse zyrtarët policorë ju kanë shkelur të drejtat, raportoni në Inspektoratin Policor të Kosovës, duke telefonuar në numrin pa pagesë 08000333 ose përmes faqes zyrtare të IPK-së në seksionin e ankesave: //ipk.rks-gov.net/Reporting/Reporting
  • Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqenhttps://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ  Advancing Together në email adresë: info@advancing-together.org dhe numri pa pagesë  0800 200 20.

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin