GRANTE PËR ORGANIZATA JOQEVERITARE:
NJOFTIM: Ministria Federale e Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare, Republika e Austrisë shpërblen projekte të suksesshme të dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar në fushën e artit/kulturës, rinisë, të drejtave të njeriut, edukimit për qytetarinë globale, integrimit dhe barazisë gjinore!
Ministria Federale Austriake për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare e ka përcaktuar “Dialogun e Kulturave” si një prioritet të qartë në politikën ndërkombëtare. Austria ndërton një traditë të gjatë në fushën e dialogut ndërkulturor, që është thellësisht e rrënjosur në historinë e diversitetit dhe pluralizmit dhe që është forcuar përmes iniciativave të dialogut multi- dhe bilateral.
Grupi i punës „Dialogu i kulturave“ që nga viti 2007 mbështet organizatat partnere në realizimin e projekteve ndërkulturore dhe ndërfetare dhe vetë krijon, financon dhe zbaton iniciativa.
Çmimi për arritje ndërkulturore (IAA) u inicua në vitin 2014 si një projekt kyç për dialogun ndërkulturor. Qëllimi i tij është të identifikojë dhe shpërblejë projektet inovative të orientuara drejt zgjidhjeve në fushën e dialogut ndërkulturor si brenda Austrisë ashtu edhe në nivel global.
Prioritetet tematike sipas fokusit strategjik austriak lehtësojnë përputhshmërinë e projekteve të paraqitura. Prandaj, projektet ndërkulturore që aplikojnë për IAA duhet të jenë aktive, të paktën në një nga fushat e mëposhtme:
• Art/kulturë
• Rinia
• Të drejtat e njeriut
• Edukimi qytetar global
• Integrimi
• Barazia gjinore
Kriteret e përshtatshmërisë:
Janë të pranueshme organizatat dhe/ose personat, projektet e të cilëve kryesisht fokusohen në dialogun ndërkulturor dhe ndërfetar dhe kontribuojnë në suksesin e tij.
Zgjedhja dhe ndarja e çmimeve:
Grupi e punës do të kontrollojë nëse aplikimet e pranuara deri më 30 prill 2025 janë të kompletuar.
Juria e pavarur në Vjenë, e përbërë nga ekspertë në fushën e dialogut ndërkulturor, do të bëjë më pas përzgjedhjen përfundimtare. Do të ketë një fitues për kategori.
• Kategoria Qëndrueshmëria: çmim në para në shumë prej 10.000 euro
• Kategoria Ngjarje të fundit: shpërblim në para në shumë prej 6.000 euro
• Kategoria Teknologjia: çmim në para në shumë prej 6.000 euro
• Kategoria Inovacioni: çmim në para në shumë prej 6.000 euro
• Kategoria Mediat: çmim në para në shumë prej 6.000 euro
• Kategoria liritë fetare: çmim në para në shumë prej 6.000 euro
• Çmimi special “Integrimi në Austri”: një çmim në para në shumë prej 6000 euro,
(aplikimet janë të mundshme vetëm nga projekte të bazuara dhe aktive në Austri).
Ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar për vjeshtën e vitit 2025. Fituesit do të ftohen të marrin pjesë në ceremoni.
Për më shumë informata, shikoni linkun: https://www.bmeia.gv.at/en/european-foreign-policy/international-cultural-policy/iaa/call-for-applications
Aplikacionet duhet të dërgohen në email adresën në vazhdim: dialog@bmeia.gv.at
Afati për aplikim: 30 prill 2025.
NJOFTIM: Programi i BE-së për shoqërinë civile dhe mediat për Kosovën* 2024-2025: 2024 Alokimi EuropeAid/183890/DD/ACT/KSK!
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kërkon propozime për forcimin e demokracisë pjesëmarrëse, kohezionit social dhe procesit të integrimit dhe përafrimit me BE-në në Kosovë, përmes kontributit të shtuar të shoqërisë civile në zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor.
Udhëzimet e plota për kandidatët janë të disponueshme në faqet e mëposhtme të internetit:
https://vebgate.ec.europa.eu/online-services/#
Afati për dorëzimin e konceptit është 19 maj 2025.
NJOFTIM: KCSF ofron grante për projekte të vogla!
Grantet për projekte synojnë të arrijnë rezultate specifike brenda një afati kohor të caktuar. Përdoruesit e këtyre granteve mund të jenë individë, iniciativa të paregjistruara dhe organizata joqeveritare me idetë më bindëse dhe më inovative, që kanë potencial të vërtetë për të përmirësuar qëllimet dhe objektivat e programit.
Grantet për projekte do të mbështesin aktivitete specifike të iniciativave të shoqërisë civile dhe individëve, që merren me çështje konkrete, të natyrës më sistematike ose të kufizuara në shtrirje dhe kohëzgjatje;
Përveç kësaj, synojnë të mbështesin iniciativat e individëve, iniciativat e paregjistruara dhe organizatat joqeveritare për projekte më të fokusuara dhe afatshkurtra. Iniciativat e shoqërisë civile duhet të veprojnë në komunitetet e tyre lokale.
Kush mund të aplikojë?
- Individë (shtetas të Republikës së Kosovës);
- Iniciativa të paregjistruara;
- Organizatat joqeveritare vendore (OJQ), të regjistruara në Kosovë.
KORNIZA KOHORE DHE BUXHETI
Organizatat kanë të drejtë të aplikojnë për financim për një periudhë deri në 12 muaj. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje për aplikime për një grant, nuk duhet të kalojë 10.000 euro.
Për më shumë informata si të regjistroheni, shihni linkun në vazhdim: https://www.chevening.org/scholarship/kosovo/
MUNDËSITË PËR PUNËSIM:
NJOFTIM: Është hapur konkursi për drejtor ekzekutiv dhe koordinator projekti në organizatën joqeveritare ARTPOLIS në Prishtinë!
Artpolis – Qendra për art dhe komunitet kërkon një koordinator të projekteve kulturore, që do të sjellë ide të reja, të organizojë aktivitete artistike dhe të forcojë zërat që sfidojnë normat! Gjithashtu kërkon edhe një drejtor ekzekutiv.Personat që flasin të dy gjuhët zyrtare, si dhe nga komunitetet jo shumicë inkurajohen të aplikojnë.
Për më shumë informata lidhur me thirrjen shiko linkun në vijim: https://artpolis-ks.com/2025/?cat=338
Afati për aplikim: 16 prill 2025.
KONKURS PËR PUNËSIM NË INSTITUCIONE PUBLIKE:
- Konkurs i hapur për një zyrtar për rini dhe sport, një asistent administrativ dhe një zyrtar për shërbime publike në komunën Zveçan. Thirrja është e hapur nga 04 prill – 03 maj 2025. Për më shumë informata, shikoni linkun: https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=1&functionalCategory=1&status=2
- Është hapur konkursi për zyrtar financiar në komunën e Lipjanit. Thirrja është e hapur nga 03 prill – 02 maj 2025. Për më shumë informata, shikoni linkun: https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017547. Gjithashtu, është hapur thirrja për një Zyrtar të lartë për menaxhimin e projekteve dhe një Zyrtar për të drejtat e njeriut dhe integrime në Komunën e Lipjanit. Thirrja është e hapur nga 05 prill – 04 maj 2025. Për më shumë informata, shikoni linkun: https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017559
- Konkurs i hapur për një zyrtar për qytetarët dhe një zyrtar për status civil në komunën e Gjilanit. Thirrja është e hapur nga 08 prill – 07 maj 2025. Për më shumë informata, shikoni linkun: https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=1&functionalCategory=1&status=2
- Konkurs i hapur për një Zyrtar për shëndetësi dhe një Inspektor të ndërtimit në komunën e Mamushës. Thirrja është e hapur nga 28- 26 maj 2025. Për më shumë informata lidhur me thirrjen shiko linkun në vijim: https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017517
Pjesëmarrja aktive e qytetarëve përmes ankesave dhe raportimeve për problemet që ndodhin në nivel komunal dhe qendror, përmirëson punën e institucioneve të regjistruara dhe punonjësve të tyre, duke kontribuar kështu në përmirësimin e punës së tyre dhe jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mbroni të drejtat tuaja duke përdorur adresat e mëposhtme: |
- Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
- Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
- Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
- Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqen https://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ Advancing Together në email adresë: info@advancing-together.org dhe numri pa pagesë 0800 200 20.
NDIQNI VEGËZAT E MËPOSHTME QË OFROJNË PUNËSIM NË INSTITUCIONE DHE MUNDËSI TË TJERA: |
- SUPERPUNA: vende pune të subvencionuara për te rinj të moshës 18-29 vjeç, më shume informacione dhe regjistrimi në linkun në vazhdim: https://superpuna.rks-gov.net/
- KOSOVOGENU: praktikë tre mujore për të rinjtë 16-24 vjeç, më shumë informacion dhe regjistrim në linkun në vazhdim: https://kosovogenu.com
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index