NJOFTIME DHE VENDIME TË RËNDËSISHME PËR QYTETARË:
NJOFTIM: Informatë lidhur me konkursin për pozitën e drejtorit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve
Ju njoftojmë se konkursi për pozitën e drejtorit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve , që është publikuar në platformën e konkurseve me numrin e referencës RN00015657, është anuluar..
Komisioni kompetent nuk vlerësoi asnjë kandidat si të përshtatshëm për këtë pozitë, sepse nuk i plotësonin të gjitha kriteret dhe kushtet e nevojshme të shënuara në konkurs.
Prandaj, procesi i rekrutimit për këtë pozicion është pezulluar dhe konkursi nuk do të vazhdojë. Për informacione apo pyetje shtesë, mund të kontaktoni platformën e konkurrimit përmes kanaleve të zakonshme të komunikimit.
Për më shumë informata, shikoni linkun: https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00015657
NJOFTIM: Ministria e Punëve të Brendshme miratoi Vendimin për regjistrimin e fakteve për gjendjen civile!
Ministria e Punëve të Brendshme ka miratuar një Vendim me të cilin u mundëson të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë regjistruar faktet e gjendjes së tyre civile (lindje, martesë dhe/ose vdekje) në strukturat ilegale paralele serbe në periudhën prej 10 qershorit 1999 deri në hyrjen në fuqinë e këtij vendimi, të paraqesë kërkesë për regjistrimin e këtyre fakteve në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës.
Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të ligjshmërisë drejt formalizimit të gjendjes civile të qytetarëve në përputhje me kornizën ligjore të Republikës së Kosovës.
Procesi i regjistrimit do të kryhet nga Agjencia e Regjistrimit Civil dhe do të jetë i hapur nga data 1 shkurt 2025 deri më 30 prill 2025. Për të aplikuar qytetarët duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës bazuar në llojin e fakteve që synojnë të regjistrojnë.
Gjatë periudhës së tranzicionit, nga dhjetori i këtij viti deri më 1 shkurt 2025, do të zhvillohen sesione të ndryshme informuese për të gjithë qytetarët, për t’i ndihmuar dhe asistuar në këtë proces.
Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë qytetarët që të përfitojnë nga kjo mundësi për të rregulluar gjendjen e tyre civile.
Për më shumë informata, shikoni linkun: https://zck-kpz-platform.rks-gov.net/ministria-e-puneve-te-brendshme-miraton-vendimin-per-regjistrimin-e-fakteve-te-gjendjes-civile/
NJOFTIM: Ka nisur pilot programi për kuponët e arsimit të hershëm!
Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka nisur pilot fazën e programit të kuponëve, një iniciativë e rëndësishme për mbështetjen e familjeve në sistemin e asistencës sociale. Ky program synon të rrisë pjesëmarrjen e fëmijëve të moshës 3 deri në 5 vjeç në kopshtet e licencuara, duke mbuluar shpenzimet e arsimit dhe transportit. Financuar me 1.8 milionë euro nga Banka Botërore, programi synon të katërfishojë regjistrimin e fëmijëve në institucione parashkollore deri në vitin 2027.
Ky projekt është harmonizuar me prioritete strategjike të Qeverisë për përmirësimin e edukimit në fëmijërinë e hershme, si dhe miratimin e Ligjit për edukimin në fëmijërinë e hershme dhe zhvillimin e plan-programit mësimor. Zëvendësdrejtoresha e Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Džejn Milisent Sprouster, theksoi rëndësinë e këtij programi, duke nënvizuar përfitimet e tij për zhvillimin e fëmijëve dhe përfshirjen e institucioneve private në ofrimin e shërbimeve të kujdesit ndaj fëmijëve.
Për më shumë informata, shikoni linkun: https://masht.rks-gov.net/u-be-lansimi-i-pilotimit-te-programit-te-kuponeve/
PËRKRAHJA INSTITUCIONALE PËR QYTETARË
MUNDËSITË PËR PUNËSIM:
KONKURS PËR PUNËSIMIN NË INSTITUCIONE PUBLIKE
- Asistentët e Regjistrimit Civil, Departamenti i Regjistrimit të Automjeteve në komunat e mëposhtme: Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Pejë dhe Mitrovicë. Afati për aplikim është 14 shtator 2025. Për më shumë informata, shikoni linkun: https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=1&functionalCategory=1&institution=28067
- Tri pozita për zyrtarë ligjor në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Zyra e Sekretarit. Afati për aplikim është 14 shkurt 2025. Më shumë informata në linkun në vazhdim https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=1&functionalCategory=1&institution=28067
- Asistent administrativ në Drejtorinë për Integrime Evropiane në Komunën Zveçan. Afati për aplikim 31 mars 2025. Për më shumë informata, shikoni linkun: https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00016563
- Zyrtar për regjistrim të bizneseve në Drejtorinë për Integrime Evropiane dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Zveçanit. Afati për aplikim 31 mars 2025. Për më shumë informata, shikoni linkun:https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00016561
- Asistent administrativ në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa në Komunën Zveçan Afati për aplikim: 28 shkurt 2025. Për më shumë informata, shikoni linkun: https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00016526
- Zyrtar për informim në Zyrën për Informim në Komunën e Zveçanit. Afati për aplikim: 27 shkurt 2025. Për Për më shumë informata, shikoni linkun:https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00016516
- Zyrtar për urbanizëm dhe planifikim, Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim në Komunën e Zveçanit. Për më shumë informata, shikoni linkun: https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00016555
- Zyrtar për financim, Drejtoria për Shëndetësi dhe Çështje Sociale në Komunën Mitrovicë e Veriut. Afati për aplikim 01 mars 2025. Për më shumë informata, shikoni linkun: https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00016559
- Dy Zyrtar për çështje psikologjike dhe sociale në Drejtorinë për Shëndetësi dhe çështje sociale në Komunën Mitrovicë e Veriut. Afati për aplikim: 28 shkurt 2025. Për Për më shumë informata, shikoni linkun:https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00016551
- Dy Zyrtar për shërbime sociale në Drejtori për Shëndetësi dhe Çështje sociale në Komunën Mitrovicë e Veriut. Afati për aplikim: 28 shkurt 2025. Për Për më shumë informata, shikoni linkun:https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00016533
- Tre zyrtar për shërbime sociale në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Çështje sociale në Komunën Mitrovicë e Veriut. Afati për aplikim 28 shkurt 2025. Për më shumë informata, shikoni linkun: https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00016534
- Udhëheqës i Sektorit për Shërbime të Qytetarëve, Drejtoria për Administratë Publike në Komunën e Leposaviqit. Afati për aplikim është 28 shkurt 2025. Për Për më shumë informata, shikoni linkun:https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00016532
- Tre zyrtar për shërbime të qytetarëve, Drejtoria për Administratë publike në Komunën e Leposaviqit. Afati për aplikim: 28 shkurt 2025. Për Për më shumë informata, shikoni linkun:https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00016528
- Dy Zyrtar për shërbime sociale në Drejtorinë për çështje sociale në Komunën Leposaviq. Afati për aplikim: 28 shkurt 2025. Për Për më shumë informata, shikoni linkun:https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00016529
- Dy zyrtarë për regjistrim të automjeteve në Drejtorinë për Investime dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Leposaviqit. Afati për aplikim: 28 shkurt 2025. Për më shumë informata, shikoni linkun:https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00016530
- Shtatë asistent administrativ në Drejtorinë për Administratë Publike në Komunën e Leposaviqit. Afati për aplikim: 28 shkurt 2025. Për Për më shumë informata, shikoni linkun:https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00016527
Pjesëmarrja aktive e qytetarëve përmes ankesave dhe raportimeve për problemet që ndodhin në nivel komunal dhe qendror, përmirëson punën e institucioneve të regjistruara dhe punonjësve të tyre, duke kontribuar kështu në përmirësimin e punës së tyre dhe jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mbroni të drejtat tuaja duke përdorur adresat e mëposhtme:
- Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
- Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
- Nëse zyrtarët policorë ju kanë shkelur të drejtat, raportoni në Inspektoratin Policor të Kosovës, duke telefonuar në numrin pa pagesë 08000333 ose përmes faqes zyrtare të IPK-së në seksionin e ankesave: //ipk.rks-gov.net/Reporting/Reporting
- Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqenhttps://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ Advancing Together në email adresë: info@advancing-together.org dhe numri pa pagesë 0800 200 20.
NDIQNI VEGËZAT E MËPOSHTME QË OFROJNË PUNËSIM NË INSTITUCIONE DHE MUNDËSI TË TJERA:
- SUPERPUNA: vende pune të subvencionuara për te rinj të moshës 18-29 vjeç, më shume informacione dhe regjistrimi në linkun në vazhdim: https://superpuna.rks-gov.net/
- KOSOVOGENU: praktikë tre mujore për të rinjtë 16-24 vjeç, më shumë informacion dhe regjistrim në linkun në vazhdim: https://kosovogenu.com
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
- Bëhuni pjesë e ndryshimeve pozitive, duke marrë pjesë në konsultime publike, të gjitha informacionet i gjeni në linkun në vazhdim: https://konsultimet.rks-gov.net/index.php
- Ndiqni konkurset për grante për organizatat joqeveritare në linkun në vazhdim: https://www.kosovofunding.org/