Thirrje e hapur për të rinjtë e Komunës së Prizrenit!– Bëhu pjesë e projektit “YEEP II”!
Nëse jeni 16-24 vjeç dhe dëshironi të zhvilloni aftësitë tuaja personale dhe profesionale, kjo është mundësia juaj!
Projekti “YEEP II – Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja” ofron trajnime, mentorime, praktika profesionale dhe mundësi për përfshirje në tregun e punës në Prizren.
- Afati i aplikimit: 31 Mars, ora 16:00
- Apliko tani duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm!
Për të aplikuar klikoni në këtë link: Thirrje e hapur për të rinjtë e Komunës së Prizrenit! Bashkohuni në projektin “YEEP II”
PËRKRAHJE PËR PËRFAQËSIM
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), në kuadër të programit EJA Kosovë, ofron përkrahje financiare për organizatat joqeveritare që synojnë të përfaqësojnë punën dhe çështjet e tyre në forume rajonale dhe ndërkombëtare. Qëllimi i kësaj përkrahjeje është fuqizimi i rolit të shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave që ndikojnë komunitetin dhe publikun e gjerë.
Kush mund të aplikojë?
Për këtë formë të përkrahjes mund të aplikojnë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare vendore, përveç kategorive të OJQ-ve të përjashtuara si më poshtë:
- Klube dhe federata sportive, shoqata kulturore amatore, organizata fetare
- OJQ-të që përfaqësojnë biznese ose subjekte të ngjashme për të cilat është e qartë që kanë aftësi financiare për të mbuluar shpenzimet e organizatës së tyre ose për të përkrahur aktivitetet e tyre, nuk janë synim i granteve të KCSF-së.
- Degët e OJQ-ve të huaja dhe ndërkombëtare të regjistruara në Kosovë nuk kanë të drejtë të aplikojnë.
- Organizata aplikuese nuk duhet të jetë e udhëhequr nga Persona të Ekspozuar Politikisht (PEP), si dhe pranon dhe përkushtohet t’i zbatojë Vlerat themelore për grantet e EJA.
Kriteret e përzgjedhje
Që aplikanti të mund të jetë përfitues i kësaj përkrahjeje, përfaqësimi duhet të synojë së paku njërën nga pikat e mëposhtme:
- Prezantimi i punës së organizatës para një audience rajonale/ndërkombëtare;
- Prezantimi ose avokimi për çështje të caktuara me interes për organizatën apo vendin në forume rajonale/ndërkombëtare;
- Krijimi i mundësive për rrjetëzim, apo bashkëpunime strategjike me organizata dhe donatorë të tjerë rajonalë/ndërkombëtarë;
- Prezantimi i përvojave dhe praktikave të funksionimit të organizatës apo trajtimit të çështjeve me interes për vendin apo organizatën;
Aktivitetet që përkrahen:
Aktivitetet që përkrahen:
- Kongrese, konferenca, seminare, punëtori, simpoziume, festivale
- Takime strategjike, rrjetëzimi dhe avokimi
- Mbledhje të rrjeteve, bordeve dhe komisioneve
Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet përmes sistemit online, Aplikantët duhet të japin informatat e tyre dhe aktivititetit që dëshirojnë të marrin pjesë dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme përmes këtij sistemi të aplikimit.
Udhëzuesi për aplikim është i qasshëm këtu.
Në videon që mund ta gjeni në këtë link mund të shihni udhëzimet për regjistrim dhe përdorim të sistemit të aplikimit: https://bit.ly/3PbAXIC.
📩 Për pyetje dhe sqarime, kontaktoni: eja@kcsfoundation.org
Thirrje për përkrahje financiare për rrjetëzim të OJQ-ve
Në kuadër të programit EJA Kosovë, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me qëllim të fuqizimit të rolit të shoqërisë civile në zhvillimin e demokracisë, ofron përkrahje financiare për anëtarësim të OJQ-ve në rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare, për të nxitur veprimet e përbashkëta me partnerët rajonalë e ndërkombëtarë.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Organizatat joqeveritare vendore, përveç kategorive të përjashtuara si më poshtë:
- Përkundër statusit të tyre juridik, klubet sportive, federatat sportive, shoqatat kulturore amatore ose organizatat fetare, që janë të regjistruara si OJQ, nuk janë synim i granteve të KCSF-së.
- Ngjashëm, OJQ-të që përfaqësojnë biznese ose subjekte të ngjashme për të cilat është e qartë që kanë aftësi financiare për të mbuluar shpenzimet e organizatës së tyre ose për të përkrahur aktivitetet e tyre, nuk janë synim i granteve të KCSF-së.
- Degët e OJQ-ve të huaja dhe ndërkombëtare të regjistruara në Kosovë nuk kanë të drejtë të aplikojnë.
KRITERET PËR APLIKIM
Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen individualisht dhe do të vlerësohen nga Komisioni Vlerësues bazuar në këto kritere:
- Përfitimet që do të ketë organizata nga ky anëtarësim;
- Përputhshmëria e misionit dhe fushëveprimtarisë së organizatës aplikuese me misionin dhe fushëveprimtarinë e rrjetit në të cilin kërkohet anëtarësimi.
- Të mos jenë të udhëhequra ose të menaxhuara nga Persona të ekspozuar politikisht (PEP).
- Pranon dhe përkushtohet t’i zbatojë Vlerat themelore për grantet e EJA.
- Në mes aplikacionesh që plotësojnë njejtë kriteret e mësipërme, përparësi do të kenë:
- Organizatat të cilat nuk mund të mbulojnë pagesën e anëtarësisë nga ndonjë burim tjetër;
- Organizatat që nuk kanë pasur me herët përkrahje për rrjetëzim nga KCSF.
ÇKA FINANCOHET?
- Pagesa e anëtarësisë në rrjetet rajonale/ndërkombëtare (membership fee).
- Shpenzimet e transferit bankar.
Aplikimi për përkrahje për rrjetëzim bëhet përmes sistemit online të aplikimit. Udhëzuesi për aplikim është i qasshëm këtu.
Në videon që mund ta gjeni në këtë link mund të shihni udhëzimet për regjistrim dhe përdorim të sistemit të aplikimit: https://bit.ly/3PbAXIC.
Për pyetje dhe sqarime, kontaktoni: eja@kcsfoundation.org
GRANTET E VOGLA PËR PROJEKTE
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ofron grante të vogla për projekte që synojnë të mbështesin nisma inovative dhe konkrete me ndikim të qartë brenda një periudhe të caktuar kohore.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
- Individët (shtetas të Republikës së Kosovës);
- Nismat e paregjistruara;
- Organizatat joqeveritare vendore (OJQ) të regjistruara në Kosovë.
AFATI KOHOR DHE BUXHETI
Aplikantët do të kenë mundësi të aplikojnë për përkrahje për një periudhë maksimum 12 muajsh. Buxheti maksimal për një grant i kërkuar për financim nga kjo thirrje nuk duhet të kalojë 10.000 EUR (duke përfshirë edhe auditin).
DORËZIMI I APLIKACIONEVE
Aplikantët duhet të japin informatat e tyre, të elaborojnë idenë dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme përmes sistemit online të aplikimit.
Për udhëzime rreth regjistrimit dhe përdorimit të sistemit online të aplikimit, ju lutemi referojuni informatave që mund t’i gjeni në faqen e internetit të sistemit online të aplikimit.
Për pyetje dhe sqarime, kontaktoni: eja@kcsfoundation.org
THIRRJE PËR APLIKIM – PËRKRAHJE PËR MEKANIZËM BUJQËSOR
Kryeqyteti fton fermerët të aplikojnë për furnizimin me pajisje bujqësore:
- Mikser për ushqim voluminiz për kafshë
- Shpërndarës për pleh të shtallës
- Freza për tractor
- Makina spërkatëse për kultura bujqësore
- Makina për shpërndarjen e plehut mineral
Afati i aplikimit: 17.03.2025 – 01.04.2025
Aplikimi bëhet në objektet e tri Bashkësive Lokale në: Besi, Llukar dhe Taslixhe.
Shfrytëzoni këtë mundësi për të përmirësuar prodhimin tuaj!
NJOFTIM ME RËNDËSI PËR PËRFITUESIT E PILOTIMIT TË REFORMËS SË ASISTENCËS SOCIALE
Reforma e Asistencës Sociale po vazhdon të përfshijë mijëra familje në Kosovë, me vizita verifikuese në terren që akoma janë në proces. Ata që janë përzgjedhur për të përfituar nga pilotimi i reformës duhet të regjistrohen në Zyrën e Punësimit të komunës përkatëse brenda 30 ditëve pune. Ky është një hap i rëndësishëm për të vazhduar përfitimin nga programi, pasi nëse kjo kërkesë nuk plotësohet, përfitimi mund të ndalet.
Regjistrimi duhet të bëhet vetëm për anëtarët e familjes që janë të aftë për punë, përjashtuar ato që janë të vlerësuar si të paaftë për punë, si dhe disa grupe të tjera, si prindërit e vetëm të fëmijëve nën 18 vjeç, personat që kujdesen për fëmijë apo anëtarë të familjes me aftësi të kufizuara, individët që ndjekin arsim të vazhdueshëm deri në moshën 26 vjeç, gratë shtatzëna, dhe prindërit që kujdesen për foshnje deri në 12 muajshe. Për të gjithë individët mbi 18 dhe deri në 65 vjeç, që nuk përkasin në kategoritë e përjashtuara, regjistrimi është i detyrueshëm.
Këshilltarët e punësimit janë të angazhuar për të asistuar gjatë procesit të regjistrimit dhe për të krijuar një Plan Individual të Punësimit, duke mbështetur përfshirjen e individëve në tregun e punës dhe ofruar mundësi për trajnime dhe subvencione për zhvillim aftësish. (KLIKO për më shumë info).
Për më shumë informata lidhur me Pilotimin e Reformës së Asistencës Sociale, mund të telefononi Qendrën e Thirrjeve në numrat: +383 (0) 38 200 34289 / +383 (0) 38 200 34287. Orari i punës: E hënë – e premte, ora 08:00–16:00 ose vizitoni faqen zyrtare të projektit në vegëzën: https://www.facebook.com/profile.php?id=61553044553402
MUNDËSITË PËR PUNËSIM:
KONKURSE PËR PUNËSIM NË INSTITUCIONE PUBLIKE:
Asistent Administrativ – Ministria e Punëve të Brendshme – Mitrovicë veriore
Përshkrimi i pozitës: Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkurs për titullin e pozitës Asistent Administrativ. Ky rol përfshin ofrimin e mbështetjes administrative dhe organizative, menaxhimin e dokumenteve, koordinimin e takimeve dhe komunikimin me institucionet dhe palët e interesuara.
Data e njoftimit: 20/03/2025
Afati për aplikim: 21/03/2025 – 19/04/2025
Shiko detajet e konkursit në këtë link: https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017261
Asistent Administrativ – Ministria e Punëve të Brendshme – Zveçan
Përshkrimi i pozitës: Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkurs për titullin e pozitës Asistent Administrativ. Ky rol përfshin ofrimin e mbështetjes administrative dhe organizative, menaxhimin e dokumenteve, koordinimin e takimeve dhe komunikimin me institucionet dhe palët e interesuara.
Data e njoftimit: 20/03/2025
Afati për aplikim: 21/03/2025 – 19/04/2025
Shiko detajet e konkursit në këtë link: https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017262
Asistent Administrativ – Ministria e Punëve të Brendshme – Zubin Potok
Përshkrimi i pozitës: Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkurs për titullin e pozitës Asistent Administrativ. Ky rol përfshin ofrimin e mbështetjes administrative dhe organizative, menaxhimin e dokumenteve, koordinimin e takimeve dhe komunikimin me institucionet dhe palët e interesuara.
Data e njoftimit: 20/03/2025
Afati për aplikim: 21/03/2025 – 19/04/2025
Shiko detajet e konkursit në këtë link: https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017263
Asistent Administrativ – Ministria e Punëve të Brendshme – Vushtrri
Përshkrimi i pozitës: Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkurs për titullin e pozitës Asistent Administrativ në Drejtorati i Pajisjes me Dokumente-AR. Ky rol përfshin ofrimin e mbështetjes administrative dhe organizative, menaxhimin e dokumenteve, koordinimin e takimeve dhe komunikimin me institucionet dhe palët e interesuara.
Data e njoftimit: 20/03/2025
Afati për aplikim: 21/03/2025 – 19/04/2025
Shiko detajet e konkursit në këtë link: https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017267
Zyrtar për arsimin e komuniteteve – Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – Prishtinë
Përshkrimi i pozitës; – Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurs për titullin e pozitës Zyrtar për arsimin e komuniteteve. Përkujdeset që në kuadër të kurrikulave dhe teksteve shkollore, të merren parasysh dhe të integrohen të drejtat për të gjithë nxënësit e komuniteteve.
Data e njoftimit: 20/03/2025
Afati për aplikim: 21/03/2025 – 19/04/2025
Shiko detajet e konkursit në këtë link: https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00017260
Pjesëmarrja aktive e qytetarëve përmes ankesave dhe raportimeve për problemet që ndodhin në nivel komunal dhe qendror, përmirëson punën e institucioneve të regjistruara dhe punonjësve të tyre, duke kontribuar kështu në përmirësimin e punës së tyre dhe jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mbroni të drejtat tuaja duke përdorur adresat e mëposhtme: |
- Çdo formë diskriminimi është e ndaluar, shfrytëzoni të drejtën tuaj për të raportuar publikisht ose në mënyrë anonime diskriminimin në linkun në vazhdim: http://www.raportodiskriminimin.org
- Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
- Nëse të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur nga ndonjë institucion, raportoni ato me e-mail adresën: info-zkgj-kpj@rks-gov.net
- Nëse keni ndonjë problem dhe keni nevojë për ndihmën profesionale të një avokati, mund të merrni ndihmë juridike falas në komunën tuaj, për më shumë informacion dhe konsultime kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 11 777, vizitoni faqen https://anjf.rks-gov.net/page.aspx?id=3,1 ose kontaktoni OJQ Advancing Together në email adresë: info@advancing-together.org dhe numri pa pagesë 0800 200 20.
NDIQNI VEGËZAT E MËPOSHTME QË OFROJNË PUNËSIM NË INSTITUCIONE DHE MUNDËSI TË TJERA: |
- SUPERPUNA: vende pune të subvencionuara për te rinj të moshës 18-29 vjeç, më shume informacione dhe regjistrimi në linkun në vazhdim: https://superpuna.rks-gov.net/
- KOSOVOGENU: praktikë tre mujore për të rinjtë 16-24 vjeç, më shumë informacion dhe regjistrim në linkun në vazhdim: https://kosovogenu.com
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index
- Ndiqni konkurset nëpër institucione në mbarë Kosovën në linkun në vazhdim: https://aprk.rks-gov.net/Job/Index