Search
Close this search box.

Dita e Hapur për komunitetet

Zyra për Çështje të Komuniteteve organizoi Ditën e Hapur për Komunitete në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe mblodhi së bashku mbi 65 të rinj të komuniteteve, kryesisht nga vitet e fundit të shkollës së mesme dhe vitet e para të studimeve, nga e gjithë Kosova. Qëllimi i ngjarjes ishte që ata të njoftoheshin me mundësitë për fillimin e karrierës në institucionet e sigurisë publike.

Duke pasur parasysh organizimin e kaluar të Ditës së Hapur për Komunitete të dates: 15 nëntor 2023, janë punësuar nëntë të rinj nga komunitetet në institucionet e sigurisë publike, ky eveniment kishte edhe një dimension të veçantë. Përveç Akademisë, programet dhe mundësitë e tyre u shfaqën zyrtarë nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Shërbimi Sprovues i Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përgëzoi të rinjtë nga komunitetet jo-shumicë për këtë hap që ata kanë ndërmarrë drejt mundësisë për fillimin e karrierës së tyre në institucionet e sigurisë publike. Ai u shpreh përkrahës ndaj tyre në emër të Ministrisë, duke i inkurajuar ata të njoftohen me kriteret e pranimit në këto institucione, në mënyrë që në një të ardhme të afërt të mund të përfshihen si pjesëtarë të tyre. Ministri Sveçla falënderoi organizatorët nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, i njoftoi të pranishmit se AKSP ka qenë gjithmonë e hapur për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë në vend. Ai falënderoi Zyrën për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit, përkatësisht Elizabeth Katherine Gowing, për kontributin dhe angazhimin e saj në organizimin e kësaj ngjarje.

Ushtruesja e detyrës së Drejtorit të Departamentit për Rend dhe Siguri Publike pranë Misionit të OSBE-së në Kosovë, Maria de Benito Rodriguez, falënderoi organizatorët për organizimin e kësaj ngjarjeje në AKSP. Ajo foli për përvojën e saj personale në angazhimin në policinë e shtetit të saj, duke i inkurajuar dhe motivuar kështu të rinjtë nga komunitetet jo-shumicë që të fillojnë karrierën në ndonjërin nga profesionet e sigurisë publike që atyre u pëlqen, qoftë si polic, doganier, zyrtar korrektues apo zjarrfikës. Në vazhdim të fjalës së saj, ajo foli edhe për dimensionin ndërkombëtar që asaj personalisht i kishte ofruar profesioni i policës, duke dhënë detaje rreth miqësisë që kishte krijuar me njerëz të tjerë të të njëjtit profesion nga e gjithë bota.

Kurse, Elizabeth Katherine Gowing, Këshilltare e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, falënderoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe z. Valon Llugaxhiu nga Zyra për Çështje të Komuniteteve për mundësinë, angazhimin dhe organizimin e kësaj ngjarje për Ditët e Hapura për Komunitete. Ajo njoftoi të pranishmit se pjesëmarrësit kishin ardhur nga shumë komuna të Kosovës dhe ishin përfshirë edhe shumë OJQ vendore që merren me çështjet e komuniteteve jo-shumicë.

Shikoni disa momente nga vizita jonë në Akademinë e Sigurisë Publike:

Share:

Latest posts