Search
Close this search box.

Ditë e hapur për komunitetet joshumicë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri!

Më 15 nëntor 2023, Zyra për Çështje të Komuniteteve, në bashkëpunim me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, organizoi një Ditë të Hapur për nxënësit e shkollave të mesme nga komunitetet joshumicë për t’i njohur ata me mundësinë e pjesëmarrjes dhe punës në agjencitë e sigurisë. Rreth 100 nxënës të rinj në vitin e fundit të shkollës së mesme patën mundësinë të dëgjojnë dhe të shohin se çfarë shërbimesh ofron Akademia dhe si mund t’u bashkohen atyre, duke i informuar për konkurset e radhës.

Zyra e Kryeministrit është mirënjohëse për Këshilltaren e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve, Elizabeth Gowing, si dhe për organizatat joqeveritare nga komunitetet joshumicë që ndihmuan në realizimin e kësaj vizite, ku kostoja e transportit dhe pijeve freskuese u financua nga vet zyra. Kjo ngjarje ka kontribuar që në gjeneratën e fundit të kadetëve, 20% janë nga komunitetet jo-shumicë, ku një pjesë e tyre janë vajza dhe djem që morën pjesë në këtë ditë të hapur.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët me fjalën e tyre e mbështetën këtë iniciativë dhe i inkurajuan të rinjtë që t’i bashkohen akademisë.

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin