Në mbledhjen numër 226, më 23 tetor 2024, Qeveria e Kosovës miratoi programin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve për vitin 2024.
Qëllimi i programit është të promovojë të drejtat dhe interesat e komuniteteve jo-shumicë dhe t’i mbështesë ato financiarisht përmes aktiviteteve të mëposhtme:
- Mbështetje financiare për media, në gjuhët e përdorura nga komunitetet joshumicë;
- Mbështetje financiare për organizatat joqeveritare për të promovuar të drejtat dhe interesat e qytetarëve jo-shumicë, të rinjve, grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara;
- Mbështetje financiare për aktivitetet kulturore dhe tradicionale të komuniteteve joshumicë;
- Tarifat e shkollimit për studentët nga komunitetet joshumicë;
- Mbështetje financiare për qytetarët e Kosovës që plotësojnë kriteret e këtij programi.
Më shumë informacion rreth programit dhe procedurave për zbatimin e këtij programi mund të gjeni mëposhtëm.
https://kryeministri.rks-gov.net/blog/vendimet-e-mbledhjes-se-226-te-te-qeverise





