Search
Close this search box.

Ftohen komunitetet për të marrë pjesë në “Cultural Corners” – Dita Ndërkombëtare e Paqes në Prizren

Organizata LENS, në bashkëpunim me partnerët KEC, KYC dhe Domovik, dhe me mbështetje financiare nga UNICEF, IOM dhe Peacebuilding Fund, po organizon një fushatë për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes më 21 shtator në Prizren.

Një pjesë e rëndësishme e ngjarjes do të jenë “Cultural Corners”, stenda ku komunitete të ndryshme nga e gjithë Kosova do të kenë mundësi të prezantojnë elemente të kulturës së tyre – ushqime tradicionale, veshje, fotografi, piktura apo çdo element tjetër që pasqyron identitetin dhe mesazhin e paqes.

Organizatorët janë në kërkim të dy komuniteteve apo grupeve shtesë që dëshirojnë të marrin pjesë dhe të ndajnë kulturën e tyre përmes kësaj nisme kreative dhe paqësore.

📌 Pjesëmarrësit do të kenë përfitime si:

  • Prezantimi i ushqimeve tradicionale apo objekteve kulturore
  • Mbështetje me transport të mbuluar plotësisht
  • Kontribut prej 10€ për secilin vullnetar

Ky është një rast i shkëlqyer për të festuar diversitetin kulturor të Kosovës dhe për të promovuar paqen dhe kohezionin shoqëror.

Për më shume detaje mund te shikoni ose kontakoni në linkun në vazhdim https://www.facebook.com/ngolens

Share:

Latest posts