Search
Close this search box.

GËZUAR DITA BOTËRORE E KOMUNITETIT ROM!

Zyra për Çështje të Komuniteteve dërgon urimet më të ngrohta me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Romëve, duke uruar të arriturat në shoqërinë kosovare. Çdo komunitet e bën Kosovën të veçantë dhe më të pasur, dhe kështu është me të gjithë romët që jetojnë dhe rritin fëmijët e tyre në Kosovë. Duke shpresuar që në periudhën e ardhshme do të bashkëpunojmë me sukses dhe të punojmë së bashku për të krijuar një të ardhme dhe bashkëjetesë më të mirë për të gjithë ne!

Dita e Romëve, përkatësisht Dita Botërore e Romëve, festohet më 8 Prill në kujtim të Kongresit të parë Botëror të Romëve, mbajtur në vitin 1971 në Londër. Në atë kongres u morën vendime të rëndësishme për komunitetin rom, duke përfshirë miratimin e flamurit rom (kaltër-gjelbër me një rrotë të kuqe në mes) dhe himnin “Gjelem, Gjelem”.

Kjo ditë shënohet për të rritur ndërgjegjësimin për kulturën, historinë dhe të drejtat e romëve, si dhe problemet me të cilat përballen, si diskriminimi dhe përjashtimi social. Gjithashtu, është një mundësi për të theksuar kontributin e romëve në shoqëri dhe për të promovuar barazinë e tyre. Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare e njohin 8 Prillin si një ditë solidariteti dhe mbështetjeje për komunitetin rom në mbarë botën.

Për një jetë më të mirë dhe të drejta të barabarta!

Me respekt, ZÇK

 (Zyra për Çështje të Komuniteteve)

Share:

Latest posts