Search
Close this search box.

Gëzuar Ditën Kombëtare të Komunitetit Egjiptian në Kosovë!

Nën organizimin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, me 20 qershor u mbajt konferenca për shënimin e Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian – një ngjarje përkujtimore dhe njëherësh afirmuese e kontributit të këtij komuniteti në shoqërinë tonë. Në këtë ngjarje mori pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Krahas tij, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ministri në detyrë i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Veton Berisha, si dhe përfaqësues të komunitetit egjiptian nga niveli komunal dhe nga shoqëria civile.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti theksoi se një ndër parimet themelore të qeverisjes mbetet mbështetja e komuniteteve joshumicë. Ai përmendi se gjatë mandatit të tij janë ndarë fonde për investime kapitale në projekte që përmirësojnë infrastrukturën në lagje dhe fshatra, për ndërtimin e shtëpive dhe për kuzhinat popullore. Veçanërisht, potencoi ndarjen e bursave për të rinjtë e komuniteteve joshumicë dhe përpjekjet për punësimin e tyre, me qëllim të krijimit të një shpërndarjeje më të barabartë dhe ofrimit të mundësive të njëjta për të gjithë. “Për rrëfimin e këtij komuniteti, për rrethanat e kësaj shoqërie, që janë në secilën etapë krah nesh për të ndarë të keqen bashkë, mirëpo, fatkeqësisht jo gjithherë për të përjetuar edhe të mirat së bashku. Për këtë, në emër të shumicës shqiptare, jo vetëm si kryeministër në detyrë, do të bëjë më shumë, në secilën ditë dhe jo vetëm për 24 qershor”, tha kryeministri Kurti, duke falënderuar komunitetin egjiptian për kontributin e jashtëzakonshëm në progresin dhe zhvillimin e vendit, si dhe duke u uruar Ditën e tyre Memoriale.

Pas konferencës, të pranishmit morën pjesë në një koktej rasti që u mbajt në ballkonin e hapur të ndërtesës së Qeverisë, ku vazhdoi bashkëbisedimi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.

Në vazhdim gjenden fotografitë nga manifestimi:

Share:

Latest posts