Search
Close this search box.

Hapet Thirrja për Kampin e Dytë të Punësueshmërisë për të Rinjtë!

OJQ TOKA, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ Kosovo, ju fton të aplikoni për Kampin e Punësueshmërisë, një program 3-ditor që do t’ju ndihmojë të zhvilloni aftësitë profesionale dhe personale për tregun e punës.

📅 Data: 26–28 shtator 2025
📍 Vendi: Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri

 Çfarë do të mësoni:

  • Si të krijoni CV dhe letra motivuese të efektshme
  • Përgatitje për intervistat dhe komunikim profesional
  • Zhvillim i aftësive të buta: vetëbesim, punë në grup, mendim kritik
  • Njohuri mbi transformimin digjital dhe të gjelbër
  • Trajnime mbi menaxhimin e konflikteve
  • Mundësi për mentorim edhe pas kampit

Kush mund të aplikojë:

  • Të rinj 18-29 vjeç nga të gjitha komunat e Kosovës
  • Të papunësuar ose në kërkim të punës
  • Përparësi: të rinjtë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, zonat rurale, dhe vajzat nga familje me gjendje të vështirë ekonomike

Apliko deri më 21 shtator 2025, ora 23:59: Apliko këtu

Thirrjen mund ta gjeni ketu; Hapet Thirrja për Kampin e Dytë të Punësueshmërisë për të Rinjtë – Toka : Toka 

🚀 Mos e humbisni mundësinë për të ndërtuar të ardhmen tuaj profesionale!

Share:

Latest posts