Bazuar në Vendimin e Qeverisë Nr. 02/142, i datës: 10.05.2023, është miratuar programi i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, i cili në bazë të nenit nr. 1. Qëllimi i Programit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve është mbështetja financiare dhe promovimi i të drejtave dhe interesave të komuniteteve joshumicë në Kosovë.
Plani përfshin aktivitetet e mëposhtme:
1. Mbështetje financiare për mediat, për realizimin e projekteve që kanë për qëllim promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës.
2. Mbështetje financiare për organizatat joqeveritare për zbatimin e projekteve që synojnë trajnimin dhe punësimin e komuniteteve joshumicë me theks të veçantë tek të rinjtë dhe gratë apo grupet e tjera të margjinalizuara brenda komuniteteve joshumicë.
3. Mbështetja financiare për aktivitetet kulturore, të cilat mund të përfshijnë ditë të veçanta ose përkujtimore, me qëllim të ruajtjes dhe ushqyerjes së kulturës dhe traditave të komuniteteve joshumicë.
4. Tryeza të rrumbullakëta për komunitetet joshumicë me Qeverinë.
5. Mbështetje financiare për personat fizikë për arsye shëndetësore dhe në gjendje më të vështirë sociale.
6. Bursa për studentë nga komunitetet joshumicë (programi i studimeve të ballkanistikës).
Vendimin e qeverisë mund ta shihni në vegëzen e mëposhtme:
https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/05/Vendimet-142-A-SR.pdf