Search
Close this search box.

KOMUNITETI ASHKALI

RRETH KOMUNITETIT

Popullsia Ashkali është komuniteti më i ri në Kosovë.

Komunitetet më të mëdha Ashkali janë të vendosura në pesë komuna: Ferizaj; Fushë Kosovë; Lipjan; Prizren; dhe, Shtime. Komunitete më të vogla mund të gjenden në pjesën tjetër të Kosovës, edhe pse ka vetëm një numër të vogël të Ashkalive që jetojnë në Kosovën Lindore.

Ashkalitë e konsiderojnë veten një grup etnik, prejardhja e të cilit mund të gjurmohet në Persinë e lashtë. Komuniteti Ashkali filloi të organizohej në organizata politike dhe të shoqërisë civile në vitet 1990. Ata janë të përqendruar kryesisht, por jo ekskluzivisht, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Ata janë nominalisht myslimanë Sunitë, të vendosur dhe urban. Komuniteti ashkali ndan ngjashmëri kulturore dhe çështje socio-ekonomike me komunitetin rom dhe egjiptian në Kosovë, por e konsideron veten një komunitet të veçantë dhe të ndarë. Rrjedhimisht, Kosova, përmes institucioneve dhe legjislacionit të saj, njeh identitetin e veçantë të komunitetit Ashkali dhe i trajton ata si të tillë.

Dita e Ashkalive, 15 Shkurti, njihet zyrtarisht si Ditë Përkujtimore e Kosovës.

Ashkalinjtë e flashin shqipe si gjuhë amtare.

Komuniteti ashkali ka një (1) vend të garantuar në Kuvendin e Kosovës, dhe një (1) vend shtesë i jepet komunitetit rom, ashkali apo egjiptian me numrin më të madh të votave. Komuniteti gjithashtu emëron dy (2) anëtarë të KKK-së.

Anëtarët e KKK-së (Këshilli Konsultativ për Komunitete)

Dita e Komunitetit Ashkali në Kosovë

15 Shkurt

Deputetët e Kuvendit

Organizatat Jo-Qeveritare të Komunitetit Ashkali