Search
Close this search box.

KOMUNITETI BOSHNJAK

RRETH KOMUNITETIT

Bosnian's Symbol

Komuniteti boshnjak është komuniteti i dytë më i madh pakicë në Kosovë.

Shumica e boshnjakëve jetojnë në komunën e Prizrenit, ndërsa komunitete të konsiderueshme boshnjake gjenden gjithashtu në Dragash, Pejë, Istog dhe Mitrovicë Veriore.

Boshnjakët janë një komunitet kryesisht mysliman sllav, pasardhës nga fiset sllave që migruan në Evropën Juglindore në shekullin e gjashtë dhe të shtatë pas Krishtit. Në përgjithësi, si komuniteti shqiptar, ata praktikojnë islamin Sunit, degën më të madhe të Islamit. Në Kosovë sot boshnjakët mund të ndahen në dy grupe. I pari përbëhet nga ata që migruan në Kosovë në periudha të ndryshme nga Bosnja, Mali i Zi dhe, kryesisht, nga Sanxhaku, veçanërisht pas përfundimit të sundimit osman në rajon. Ky grup është i përqendruar rreth rajoneve të Pejës, Istogut dhe Mitrovicës dhe, në një numër më të vogël, në Prishtinë. Grupi i dytë përfshin ata që tradicionalisht kanë jetuar kryesisht në rajonet e Prizrenit, Dragashit dhe Zhupës.

Kosova e njeh Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, 28 shtatorin, si Ditë zyrtare përkujtimore.

Komuniteti boshnjak në Kosovë përdor alfabetin latin dhe flet gjuhën boshnjake; një gjuhë sllave e lidhur ngushtë me gjuhën serbe, kroate dhe malazeze. Sistemi arsimor publik i Kosovës ofron arsim në gjuhën boshnjake në disa komuna. Gjuha boshnjake njihet si gjuhë zyrtare në komunat e Dragashit, Pejës dhe Prizrenit dhe si gjuhë në përdorim zyrtar në komunën e Istogut.

Komuniteti boshnjak ka tri (3) ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës dhe emëron tre (3) anëtarë të KKK-së.

Anëtarët e KKK-së (Këshilli Konsultativ për Komunitete)

Dita e Komunitetit Boshnjak në Kosovë

28 Shtator

Organizatat Jo-Qeveritare të Komunitetit Boshnjak