Search
Close this search box.

KOMUNITETI EGJIPTIAN

RRETH KOMUNITETIT

Egyptian's Symbol

Egjiptianët e konsiderojnë veten një grup etnik, prejardhja e të cilit mund të gjurmohet në Egjiptin e lashtë. Në Jugosllavi në vitin 1991 egjiptianët u njohën si një grup i veçantë etnik. Gjithashtu, ishte në vitet 1990 që komuniteti egjiptian filloi të organizohej në organizata politike dhe të shoqërisë civile.

Komuniteti egjiptian ndan ngjashmëri kulturore dhe çështje socio-ekonomike me komunitetin rom dhe ashkali në Kosovë, por e konsiderojnë veten një komunitet të veçantë dhe të ndarë. Rrjedhimisht, Kosova, përmes institucioneve dhe legjislacionit të saj, njeh identitetin e veçantë të komunitetit egjiptian dhe i trajton ata si të tillë. Ata janë të përqendruar kryesisht, por jo ekskluzivisht, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Ata janë nominalisht myslimanë Sunitë, të vendosur dhe urban, dhe shpesh gëzojnë një standard relativisht të lartë jetese në krahasim me komunitetin rom dhe ashkali.

Egjiptianët e flasin shqipen si gjuhë amtare.

Komuniteti egjiptian ka një (1) vend të garantuar në Kuvendin e Kosovës, dhe një (1) vend shtesë i jepet komunitetit rom, ashkali apo egjiptian me votat më të larta të përgjithshme. Komuniteti gjithashtu emëron dy (2) anëtarë të KKK-së.

Egjiptianët jetojnë kryesisht në Gjakovë; Pejë; Fushë Kosovë; dhe, Istog, Pejë. Por ata janë të shpërndarë në mbarë Kosovën.

Anëtarët e KKK-së (Këshilli Konsultativ për Komunitete)

Dita e Komunitetit Egjiptian në Kosovë

24 Qershor

Deputetët e Kuvendit

Fridon Lala

The New Democratic Initiative of Kosovo (IRDK)

Organizatat Jo-Qeveritare të Komunitetit Egjiptian