Search
Close this search box.

KOMUNITETI GORANI

RRETH KOMUNITETIT

Gorani

Komuniteti goran është një grup sllavofolës, kryesisht islamik, i cili njihet si grup i veçantë etnik. Komuniteti goran e ka origjinën nga rajoni i Gorës, i cili mbulon Kosovën jugore dhe kufizohet me pjesë të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Komuniteti goran feston fillimin e pranverës që njihet si Ðurdevdan (dita e Shën Gjergjit), e cila me ligj njihet edhe si ditë zyrtare e komunitetit goran (6 maji).

Muzika popullore gorane përfshin një valle me dy rrahje të quajtur “kolo” (rreth), e cila është një valle rrethore e fokusuar në lëvizjet e këmbëve. Shpesh shoqërohet me muzikë instrumentale të bërë me një zurle ose kavan të quajtur “nebet” ose “nibet” varësisht nga fshati.

Komuniteti është i përqendruar kryesisht në komunën e Dragashit, duke jetuar kryesisht në qytetin e Dragashit/Dragaš dhe fshatrat përreth.

Komunitete më të vogla gorane mund të gjenden gjithashtu të shpërndara nëpër Kosovë, kryesisht në komunat e Prizrenit, Mitrovicës Veriore, Prishtinës dhe Pejës.

Aktualisht shumica e popullsisë gorane banon jashtë rajonit të Gorës, në zona të tjera të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, si dhe në Serbi dhe Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjuha gorane është e lidhur ngushtë me gjuhën e folur në pjesën perëndimore të Maqedonisë dhe, megjithëse është e ndryshme nga dialektet e tjera sllave që fliten në Kosovë, ajo mund të kuptohet nga folësit serb, kroat dhe boshnjak. Gjuha nuk është standardizuar dhe nuk ka asnjë punim përshkrues shkencor për gjuhën gorane.

Komuniteti goran ka një (1) ulëse të garantuar në Kuvendin e Kosovës dhe emëron dy (2) anëtarë të KKK-së.

Anëtarët e KKK-së (Këshilli Konsultativ për Komunitete)

Dita e Komunitetit Goran në Kosovë

6 Maj

Deputetët e Kuvendit

Organizatat jo-qeveritare të komunitetit goran