KOMUNITETI KROAT
RRETH KOMUNITETIT

Komuniteti kroat është komuniteti më i vogël në Kosovë.
Komuniteti kroat është një grup etnik sllav, që rrjedh nga fiset sllave që migruan në Evropën Juglindore në shekullin e gjashtë dhe të shtatë pas Krishtit. Komuniteti është kryesisht katolik romak dhe mban lidhje të forta me Kishën, e cila luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e komunitetit në Kosovë. Disa vende të trashëgimisë kulturore kroate, kryesisht kisha, mbeten në Kosovë, duke përfshirë Kishën e Shën Nikollës në Janjevë. Komuniteti është njohur zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës në vitin 2011 përmes ndryshimit të Ligjit për Mbrojtjen dhe
promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.
Komuniteti kroat në Kosovë përdor alfabetin latin dhe flet gjuhën kroate, një gjuhë sllave e lidhur ngushtë me gjuhën serbe, boshnjake dhe malazeze. Sistemi arsimor publik i Kosovës nuk ofron asnjë arsim në gjuhën kroate.
Komuniteti kroat nuk ka asnjë ulëse të garantuar në Kuvendin e Kosovës, por ka të drejtë të emërojë dy (2) anëtarë të KKK-së.
Anëtarët e KKK-së (Këshilli Konsultativ për Komunitete)
Përfaqësimi: Komuniteti Malazez
Nga organizata:Hrvatska Udruga Sveti Nikola-Janjevë
Email: vjekostic20@gmail.com
Përfaqësimi: Komuniteti Kroat
Nga organizata: Hrvatska Udruga Sveti Nikola-Janjevë
Email: hrvatska.udrugasvn@hotmail.com
Dita e Komunitetit Kroat në Kosovë
–