Search
Close this search box.

KOMUNITETI MALAZEZ

RRETH KOMUNITETIT

Komuniteti malazez është një grup etnik sllav, që rrjedh nga fiset sllave që migruan në Evropën Juglindore në shekullin e gjashtë dhe të shtatë pas Krishtit. Komuniteti është kulturalisht i lidhur ngushtë me komunitetin serb; ata janë kryesisht të krishterë ortodoksë dhe ndajnë shumë prej lokacioneve të njëjta të trashëgimisë kulturore. Komuniteti është njohur zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës në vitin 2011 me ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.

Komuniteti malazez flet gjuhën malazeze, e lidhur ngushtë me gjuhën serbe dhe gjuhët e tjera sllave që fliten në Kosovë. Për shkak të madhësisë së vogël të komunitetit, gjuha malazeze nuk ka arritur status zyrtar në asnjë nga komunat e Kosovës dhe as nuk ofrohet arsim përmes sistemit arsimor publik të Kosovës në gjuhën malazeze. Si pasojë, komuniteti malazez përballet me shumë nga sfidat e njëjta në komunikimin me institucionet publike si komuniteti serb.

Komuniteti malazez nuk ka asnjë ulëse të caktuar në Kuvendin e Kosovës, por ka të drejtë të propozojë dy (2) anëtarë të KKK-së.

Anëtarët E KKK-Së (Këshilli Konsultativ Për Komunitete)

Dita e Komunitetit Malazez në Kosovë

20 Maj

Deputetët e Kuvendit

Organizatat jo-qeveritare të komunitetit malazez