Search
Close this search box.

Komuniteti malazez ka festuar Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi!

Shoqata e Malazezëve “Perper” dhe “Lovćen”, me mbështetjen e zyrës për çështjet komunitare pranë zyrës së kryeministrit, organizuan një koktel solem në Hotel Sirius më 27 maj, më rastin e Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.

Kjo ceremoni filloi me intonimin e himneve të Malit të Zi dhe Kosovës, më pas të ftuarve me fjalë përshëndetëse iu drejtuan zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe përfaqësuesi i malazezëve në Kosovë, Lazar Raduloviq, e pas tij të pranishmëve iu drejtua edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu, foli edhe drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporë, Erduan Demici.

Në ngjarje morën pjesë edhe zëvendëspresidentja për komunitetete, Emilija Redžepi, ministri për kthim e komunitete, Nenad Rašić, konsulli nderi i Malit të Zi në Kosovë, Gazmend Abrasi, e ngarkuara me punë e Ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Daçiq,kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhadzeri, zëvendësministrat, si dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Kosovë.

Nga festimi u dërgua një mesazh i  qartë se komuniteti malazez është përcaktuar fort për marrëdhënie edhe më të mira fqinjësore dhe më të forta ndërmjet dy vendeve dhe se komuniteti malazez duhet të jetë më i përfaqësuar në institucionet e Kosovës në mënyrë që të forcohet ekonomikisht.

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin